Testimi/ Specializimet te mjekësia, nis testimi pas tri vitesh bllokim

0

 Specializimet te mjekësia studente103 të diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, do t’i nënshtrohen testimit deri në 30 dhjetor, për kuotat e specializimeve. Këtë të hënë, pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve ka startuar dita e parë e testimit me shkrim, e cila zë 70% të pikëve, ndërkohë që 10 të pikëve e zë intervista. Janë rreth 360 kuota për të cilat do të garojnë kandidatët. Më shumë kuota studimi ka në degët që ofrojnë mjekë specialistë për të cilët ka nevojë sot sistemi shëndetësor, si në anestezi reanimacion, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjek familje, obstretikë gjinekologji, dhe mjek urgjence. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që ndjekin programet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë, shkon në vlerën e 115 mije lekëve.

Loading...

Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve me herët u kanë bërë thirrje aplikantëve që të ndjekin rregullat gjatë testimit, duke mos komunikuar me njëri tjetrin, apo në telefon, pasi në të kundërt do të skualifikohen. Çelja e kuotave për specializimet në mjekësi erdhi pas tri vitesh bllokimi të këtij procesi, i cili ka bërë që sistemi shëndetësor të vuajnë pasojën e mungesë së profesionistëve.

Loading...