Vlerësim për “50 bletët e arta”/ Rama: Sipërmarrja po rrit kapacitete dhe potencialin e punësimit

0
170

rama16-300x163Kryeministri Rama deklaroi dje se përmes skemave të financimit të qeverisë sipërmarrje ka arritur të rrisë kapacitete e saj dhe të shtojë numrin e të punësuarve. Pasi inspektoi dy sipërmarrje të përpunimit të mishit në Korçë, kreu i qeverisë tha se ato,: “falë financimit të qeverisë përmes skemave të reja mbështetëse të zhvillimit bujqësor e rural, kanë rritur teknologjinë, kapacitetet prodhuese dhe potencialin e punësimit. Vetëm sipërmarrja e kultivimit e përpunimit të mishit të derrit, ka tanimë një potencial punësimi prej 20 mijë familjesh fermere”. Ndërkohë ditën e djeshme në Tiranë u vlerësuan me çmime nga qeveria shqiptare 50 bizneset më të suksesshme në vend ose “50 bletët e arta”. Mbremja “gala” për sipërmarrjen “Bleta e Artë 2014” u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në TOB dhe cmimet për sipërmarrjet e sukseshme u dorëzuan nga kreu i qeverisë Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency