Superliga Shqiptare/ Skënderbeu ndal serinë e Vllaznisë, e mposht në Loro Boriçi

0
142

vllaznia skenderbeuKorçarët nuk kanë rënë pre e e fitoreve të shkodranve duke i mposhtur nëLoro Borici. Një tre pikësh që i barazon me pikë me Partizanin dhe i mban në vendin e dytë në tabelë, pas Kukësit.

Vllaznia ka dështuar në ndeshjene  fundit ndaj Skënderbeut të duke prishur kështu serinë e pesë fitoreve rresht.Korçarët kanë treguar edhe njëherë që janë akoma të frikshëm dhe që kanë shanse për të qënë pretendentë për titullin kampion.Një gol i Shkëmbit në fund, pas një 11-metërshi të dhënë nga kryesori Meta, ishte ai që vendosi një ndeshje, në të cilën korcarët shpërdoruan vërtetë shumë përpara portës së Selimajt. Përkrahja nga shkallët e stadiumit e bëri Vllazninë të ishte më e qartë në minutat e para.Gocaj u përpoq të rrezikonte në të 13-tën, por u mbyll mirë nga mbrojtja e Skënderbeut.Skënderbeu nuk e vonoi përgjigjen me Progin që në të 20-tën, goditi por priti Selimaj.Progni ishte i rrezikshëm dhe në të 30-tën, por Selimaj priti.Mundësin më të mirë në këtë fraksion e pati Tafili, në të 43-tën, por nuk gjeti dot fundin e rrjetës.ë pjesën e dytë Vllaznia ka menjëherë një rast. Një krosim nga Shtubina gjen kokën e Sozës i cili godet por topi përfundon ngjitur me shtyllën.Përgjigjet Skënderbeu me Sefën i cili gjen golin me kokë pas një pasimi nga Vangjeli por për gjyqtarin është gjithcka e parregullt pasi topi është prekur me dorë nga Sefa.Kundërpërgjigjet Vllaznia me Tafilin i cili godet fuqishëm por topi përfundon ngjitur me traun e portës.Ritmi i ndeshjes ritet ndjeshëm.Lilaj ka shansin më të mirë në të për të kaluar në avantazh korcarët por gjuan jashtë. Vetëm një minutë më vonë është Olainka i cili del i vetëm përballë Selimajt por ky i fundit bën mrekullinë duke i mohuar golin nigerianit. Skënderbeu është skuadra që ka frenat e lojës në dorë dhe shfaqet gjithmonë rrezikshëm. Në minutën e 83-të, është sërish Olainka që bën gjithcka mirë dhe del i vetëm përballë Selimajt. Kur të gjithë prisnin të shtynte topin në rrjetë, sulmuesi bën më të vështirën dhe godet mbi traun e portës.Përpjekjet e shumta të Skënderbeut shpërblehen në minutën e 89-të.Martins niset me vrull drejt zonës dhe pengohet nga Beqiri.Sipas gjyqtarit gjithcka është e parragullt dhe akordohet penallti për korcarët.Protesta të shumta të lojtarëve të Vllaznisë por më kot. Goditjen e mer përsipër kapiteni Shkëmbi i cili nuk gabon dhe kalon Skënderbeun në avantazh. Pas 4 minutave shtesë, mbyllet gjithçka 1-0 dhe korcarët marrin një fitore të madhe duke e parë veten në vendin e dytë me 36 pikë po aq sa dhe Partizani.

 

Tirana-Teuta

Tirana është rikthyer ndaj Teutës dhe tregoi qëështë një skuadër e fortë.“Bardheblutë” e drejtuar nga Magani e nisin sfidën ndaj Teutës menjëhërë duke sulmuar.Që në minutën e 2-të është Ndikumana që provon me të majtën nga jashtë zone por pret pa problem Rizvani. Vetëm një minutë më vonë është sërish sulmuesi me ngjyrë i cili krijon panik në mbrojtjen durrsake por terreni i rënduar nuk e lë të kordinohet sic duhet. Tirana vazhdon të sulmojë dhe është përsëri Ndikumana protagonist.Futbollisti shmang bukur 2 mbrojtësa të Teutës, shmang eshe portierin Rizvani por goditja e tij është e lehtë dhe pengohet nga balta për të shkuar drejt rrjetës.Tirana këmbëngul dhe e kthen portën e Teutës në një tabelë qitje. Bakaj dhe Mornia provojnë me goditjet e tyre në në afërsi të zonës por Rizavani i thotë jo. Teuta përpqet të reagoje dhe del përpara. Në minutën e 31-të, është Kotobelli që provon nga jashtë zone por grushton Frashëri.Pikërisht në momentin më të mirë të durrësakëve, Tirana zbret në kundërsulm dhe Morina pason për Bakajn i cili i vëtëm përballë portës, nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.Gëzimi i kryeqytetasve nuk zgjat më shumë se 2 minuta.Pas një rrëmuje në zonë, Hyseni del i vetëm përballë Frashërit dhe me një parabël kalon topin në rrjetë.1 me 1 dhe ndeshja luhet hapur dhe me raste për të dyja ekipet.Është sërish Teuta që kërcënon.Ahmataj gjuan fuqishëm nga jashtë zone por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingulë. Kur pjesës së parë po i afrohej fundi, saktësisht në minutën e parë shtesë, Morina pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës nga Krasniqi dhe arbitëri akrodon 11 metërsh. Goditjen e mer përsipër vetë Morina i cili nuk gabon dhe rikthen Tiranën në avantazh. Në shifrat 2-1 mbyllen edhe 45 minutat e para.Pjesa e dytë nis mjaft mirë për Teutën pasi gjen menjëherë golin e barazimit. Pas një aksioni nga e djathta, hidhet një top në zonë i cili gjen këmbët e Bruno Ditës i cili nuk e ka aspak të vështirë ta dërgojë në rrjetë.Në minutën e 54 është Bakaj i cili godet me kokë duke vënë në vështirësi portierin Rizvani i cili nxjer topin në goditje nga kendi.Është sërish Tirana që rrezikon këtë herë me Hyshmerin i cili godet por topi ndalet nga shtylla.“Bardheblutë” nuk ndalen dhe vazhdojnë të sulmojnë.Morina i afrohet sërish golit në të 60-të por Rizvani është gjithmonë vendimtar.Në minutën e 70-të, përpjekjet e ‘Bardhebluve” shpërblëhën me gol.Kagere del i pambuluar nga mbrojtësat durrsakë dhe me portën bosh nuk e ka të vështirë të kalojë topin në rrjetë.Teuta mundohet të reagojë por e ka të vështirë të dalë përpara. Për të vulosur përfundimisht fitoren e Tiranës mendon sërish Elis Bakaj në të 89-ën duke mposhtur për herë të katërt Rizvanin.

 

Skërtel shpëton Liverpul, barazon me Arsenalin

Martin Skrtel ishte heroi i Liverpoolit në përballjen kundër Arsenalit, pasi që shënoi një gol në minutën e 97-të të takimit për ta barazuar rezultatin në 2-2.Të kuqtë dominuan lojën gjatë pjesë së parë, duke pasur më shumë posedim të topit dhe herë pas herë kërcënonin portën e Topçinjëve. Pas disa tentimeve, Liverpul shënoi më në fund përmes talentit brazilian, Filip Kutinjo, i cili realizoi një gol vërtetë të bukur para mbrojtësve të Arsenalit .Sidoqoftë, këtë epërsi vendasit e shijuan vetëm në pushimin mes pjesëve, pasi me të filluar pjesa e dytë, rezultatin e barazoi Mathieu Debushiy që pasi morri një pas nga Mathieu Flamini arriti ta çonte drejt rrjetës.Futbollistët e Brandon Roxhers vazhduan të bëjnë presion për të kërkuar golin e epërsisë, mirëpo u zunë në befasi nga një kundërsulm i Santi Kazrolas, i cili depërtoi thellë për ta kthyer topin te Olivier Zhirud, i cili shënoi me lehtësi para portës. Dhjetë minuta më vonë, Lucas Leiva për pak sa nuk shënoi golin e barazimit, kur dërgoi një goditje me të majtën nga zona, por për fat të mirë të Arsenalit përfundoi jashtë portës. Sidoqoftë, buzëqeshjen e tifozëve në Anfield e ktheu Martin Skrtel në minutën e 97-të kur shënoi një gol të bukur me kokë, pas harkimit nga goditja e këndit.

 

Kerrik: Falkao do të shkëlqejë së shpejti

Mesfushori anglez, Michael Kerrik, ka thënë se pret që bashkëlojtari i tij, Radamel Falkao, të shkëlqejë edhe më shumë pas golit të shënuar ndaj Aston Vilas të shtunën.ishte pikërisht Falkao ai që i dha barazimin Junaitid përballë Aston Vilas me një gol të bukur me kokë, teksa kjo ishte paraqitja e tij e parë pas lëndimit që mori në fillim të muajit tetor. “Ai ka shënuar shumë gola gjatë viteve të fundit dhe të gjithë presin që ai të shënojë në çdo rast”, ka thënë Kerrikk.“Shënoi një gol të bukur me kokë përsëri dhe unë jam i kënaqur me të. Pasi ishte jashtë fushave për një kohë, ai tashmë është rikthyer dhe shpresoj që ai të shënojë gola radhazi, në mënyrë që edhe ne si ekip t’i rikthehemi fitoreve”, ka përfunduar britaniku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency