Superliga Shqiptare/ Kukësi shpallet kampion i dimrit, mund Flamurtarin

0
133

flamurtari kukesiVerlindorët kanë arritur të mposhtin vlonjatët duke marrë tre pikëshin e nevojshëm për të parakaluar Partizanin dhe për të shpallur kampion i dimrit

Një sezon për mos të harruar nga Kukësi, kjo pasi nëse kampionati do të mbaronte sot ata do të shpalleshin kampion. Verlindorët kanë kurorëzuar gjithçka me sukses duke mposhtur Flamurtarin dhe duke marrë triumfin që i vendos në krye të tabelës së klasifikimit. Një ndeshje emocionuese ajo e zhvilluar në stadiumin Flamurtari, që për ritmin që pati mund të kishte dhuruar një tjetër rezultat, por vlonjtatët ju rikthyen “vesit” të vjetër të shpërdorimit të rasteve duke mos arritur të dalin dot me pikë nga kjo sfidë. Kukësi erdhi në Vlorë i ndërgjegjshëm se një fitore do ta kurorzonte kampion të dimrit, dhe skuadra e Shaqirit bëri gjithcka për ta arritur një rezultat të tillë duke qenë që në fillim këmbëngulës. Flamurtari megjithatë kërkonte të rikthehej te fitorja dhe i nxitur dhe nga publiku vendas ishte më këmbngulës në minutat e para. Gjithsesi Kukësi nuk luajti mbyllur përkundrazi.Në të 15-tën, madje një dhuratë e Muzakës u shfrytëzua në maksimum nga Pejic, që kaloi në avantazh kuqezinjtë. Flamurtari u përpoq të jepte menjëherë një përgjigje, por goditja e Shehajt me kokë nuk ishte e fortë në të 17-tën, me Halilajn që e kontrolloi pa problem topin. Kukësi në krahun tjetër u përgjigj me një goditje me kokë të Smajlit që gjithashtu ishte e pasaktë.Flamurtari mund të kishte barazuar në të 30-tën, por Shehaj u tregua egoist duke u frenuar nga Musolli.Në të 35-tën, Abilaliaj pretendoi për 11-metërsh, por për kryesorin ishte vetëm simulim ndërsa në të 37-tën Halilaj ruajti epërsinë e të tijve duke realizuar një pritje fantastike.Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa ritmi vazhdoi të ishte i lartë dhe në fraksionin e dytë. Në të 47-tën, Arbri provoi të jepte një sinjal se Flamurtari nuk do të pajtohej me këtë rezultat por goditja e tij ishte jashtë kuadratit. Kukësi u përgjigj me Malotën në të 53-tën, ndërsa në të 56-tën, Pejic pati mundësinë të mbyllte ndeshjen  por nuk u tregua i saktë. Me kalimin e minutave Flamurtari filloi të rritej por ndërkohë tifozët e saj e ekzagjeruan me koret ofenduese, duke detyruar kryesorin Pashaj të bisedonte me forcat e rendit dhe t’i kërkonte gjyqtarit të katërt të mbante shënime për këtë fakt. Me rifillimin e lojës, Shehaj dhe Abilaliaj patën menjëherë dy mundësi, por nëse në të 63-tën priti Halilaj, tre minuta më pas goditja e sulmuesit të Flamurtarit ishte e pasaktë. Në të 73-tën, Abilialiaj shërbeu Muzakën, por goditja e këtij të fundit përfundoi në duart e portierit të kuksianëve. Në krahun tjetër dhe Lika u bë protagonist teksa mbajti në lojë Flamurtarin, duke realizuar një pritje mjaft të bukur ndaj Pejicit në të 73-tën. Minutat e mbetura deri në fund ishin një presion i madh i Flamurtarit, por që nuk arriti dot te goli, me Kukësin që ruajti rezultatin duke fituar dhe titullin simbolik të kampionit të dimrit.Një sukses i madh për blutë që kanë shanse shumë të mira për tu shpallur kampion, ndërsa Flamurtari I duhet më shumë punë ndaj skuadrave të mëdha.

 

Napoli në ndjekje të Baloteli

Napoli mund të lëshojë në janar një ofertë për sulmusin Mario Baloteli.Sulmuesi i Liverpulit ka vuajtur për të treguar formën më të mirenë Angli hde kjo  e bën që ta shikojë vazhdimin te të kuqtë larg. Daily Mail shkruan se Napoli e dëshiron lojtarin në skuadër, por kështu e dëshirojnë edhe shumë skuadra tjera.Sulmuesi i Liverpulit ka vuajtur shumë nga rikthimi këtë verë dhe në itali po pritet me padurim.

 

Ramos: Viti më i mirë i karrierës

Qëndori i Real Madrid Serxho Ramos, ka thënë se është i lumtur që ka fituar trofeun e Kupës së Klubeve të Botës.Mbrojtësi spanjoll  shënoi në gol ashtu siç bëri në finalen e Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi spanjoll tha se është një ditë e veçantë për gjithë skuadrën madrilene.Ai thotë se viti 2014, është vit i paharrueshëm.“Është një ditë e veçantë për të gjithët.Është një vit i paharrueshëm”.“Ndjehem i privilegjuar, është viti më i mirë i karrierës sime”, tha galaktiku.

 

Ançeloti: Vit i jashtëzakonshëm

Tekniku i galakitikve Karlo Ançeloti ka thënë se është shumë i lumtur me trofeun e Kupës së Klubeve të Botës.‘Los Blancos’ fituan trofeun e Kupës së Klubeve të Botës, pasi që në finale mundën San Lorenzo me rezultat 2-0. Teknikuitalian, i cili fiton për të katërtën herë këtë trofe, tha se është shumë i lumtur me ketë sukses të skuadrës së tij. Ançeloti thekson se viti 2014 do të jetë një vit paharrueshëm. “Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm. Ne jemi shumë të lumtur që i dhamë fund këtij viti me ketë titull dhe shpresoj se viti 2015 do të jetë si viti 2014”, ka thënë Ançeloti. “Është një kohë shumë e mirë për mua.Jam i lumtur që jam në këtë klub që fituam Championsin dhe Kupën e Klubeve të Botës”, tha ish trajneri i Milanit.

 

Venger: Nuk u trembem shpenzimeve

Bossi i topçinjve Arsene Venger insiston se nuk është i frikësuar për të shpenzuar para në tregun e transferimeve dhe la të kuptohet se në afatin e janarit mund të vijnë lojtarë të rinj në ‘Emiratës’. ‘Topçinjtë’ në verën që lamë pas shpenzuan 40 milionë euro për blerjen e Alexis Sançezit, 60 milionë euro për Calum Chambers, Mathieu Debushi dhe Dani Uellbek, por londinezët janë përballuar me lëndime të shumta deri tashmë. Tekniku francez ishte kritikuar për mos blerjen e një mbrojtësi qendror dhe të një mesfushori. Venger thotë se nuk është i frikësuar që të shpenzojë para, dhe ai beson se gjatë dimrit Arsenali do të blejë një mbrojtës të duhur. “Ka një dallim i madh në mes të perceptimit që njerëzit kanë për mua dhe realitetit.Unë nuk frikësohem për të shpenzuar para”, u tha Ëenger gazetarëve.“Ajo që nuk më pëlqen është që t’i shpenzojë parat që nuk i kam.Tani unë kam të holla, kështu që nuk kam problem për të shpenzuar”, tha ai.

 

Sterling: Krenar për çmimin Golden Boy

Talenti i Liverpul Raheem Sterling është zgjedhur ‘Lojtari më i mirë në Evropë’, duke fituar çmimin ‘Golden Boy’. Talenti i ‘të kuqve’ të Anglisë, këtë çmimin prestigjioz e ka fituar falë performancës së mirë në këtë vit, edhe pse skuadra e tij nuk po kalon sezon të mirë. Sterling është shprehur i lumtur që ka fituar këtë çmim, sepse sipas tij ështënjë arritje e madhe. “Është një arritje e madhe të fitosh këtë çmim, është një ndjenjë mjaft e mirë për mua dhe familjen time”, ka thënë Sterling. “Një gjë që gjithmonë kam dashur ta bëjë. Duhet të punojë shumë kur luaj futboll dhe te dallohem. Më vjen mirë që njerëzit më kanë bërë të dallohem. Me vjen mirë që njerëzit e shohin se unë dua të punojë shumë dhe të bëjë më të mirën për ketë klub. Jam shumë i nderuar më ketë çmim. Gjithmonë ka vend për tu përmirësuar. Në ketë periudhë është dashur t’i shënojë disa gola më shumë, por nuk i kam shfrytëzuar disa mundësi”, tha ai. Sterling premton se do të jep me të mirën për Liverpulin

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency