Si u vendos komunizmi!

0
177

Mërgim Korça

|hardcopy|2006/11/25 11:04:56Shefqet cakiqiConsole  /  ACER-59DE6FF88DSpeciale/Konsiderata rreth vendosjes së komunizmit në Shqipëri, kushtet dhe pasojat e tij

(vijon nga dje)

Pikërisht këtu ndalemi një çast. Kjo rrugë rritjeje të përgjegjësive të tija e çon lexuesin në një përfundim të qartë rreth figures së tij:Në mos tjetër por Rahman Parllaku duhet të ketë patur veç shpirtit kriminal q’e filloi me komandant njësiti guerril në Vlorë, por të ketë qenë edhe trim me fletë! E pikërisht ky përfundim na bën t’ia paraqesim lexuesit qëndrimin e tij në mbledhjen e Plenumit të Gjashtë të K. Q. të PPSh. kur Enver Hoxha ia dha fjalën dhe Rahman Parllaku shprehet me kulmin e servilizmit:

Unë, shokë, kam bërë gabime të rënda, kam bërë faje, por lidhje as nuk kam me ndonjë, as nuk kam menduar dhe as nuk di jo tani, por gjatë gjithë jetës sime. Edhe në varr në qoftë se Partia do të gjejë qoftë dhe sa filli i flokut që unë të kem patur lidhje kundër Partisë, ajo të më dënojë”.

 Dhe mua krejtë natyrshëm më lind pyetja: Kjo mungesëkarakteri e shquan personintë cilit Presidenti Nishani i akordoi titullin e lartë NDERI I KOMBIT? Pa lé që mbas 1974-ës, për 17 vitet e kaluara në burgjet komuniste, atij i sintetizohet merita e ish heroit, ish gjeneralit, ish zv/ministrit komunist me motivacionin: “ QËNDRESTAR I PAEPUR NË BURGJET E DIKTATURËS KOMUNISTE, VEPRIMTAR I RRALLË NË MBËSHTETJE TË DEMOKRACISË, SI EDHE VENDOSJEN E FORCIMIN E SHTETIT LIGJOR.

Pra kemi të bëjmë me dy faza: Ajo e para, e përbërë nga tridhjetë vite radhazi (1944 – 1974), përgjatë të cilëve ky NDER I KOMBIT zbatoi verbërisht urdhërat e K. Q. si edhe të Shtabit të Përgjithshëm duke filluar në mënyrë të drejtpërdrejtë që nga krimi i Tivarit, miratimi enthuziast i pohimit të Enver Hoxhësmë 15 Dhjetor të vitit1947 në mbledhjen e Byrosë Politike të K. Q. PKSh. , në pranín’e të dërguarit të Mareshallit Tito, Sava Zllatiç-it ku Enver Hoxha deklaron, (proçes-verbali i asaj mbledhje ruhet në Arkivin e Shtetit – shënim M. K. ):”… Tani që e likuiduam këtë pengesë, (Nako Spirun – shënim M. K. ), duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj. ), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË… ” e duke vazhduar pastaj me të githa format e kolaboracionizmit NË DËMIN E ATDHEUTnë vazhdim pas Jugosllavisë me B. S. etj. derisa në 1974 Rahman Parllaku u dënua vetëm me burg, gjë e cila tregon se ai dijti të distancohej prej atyre që u pushkatuan aq sa e bindi edhe partinë e tij t’ia falte jetën!

Kurse faza e dytë, si i dënuar nga partija e tij, a mund të quhen 17 vitet e qëndrimit në burgjet komuniste si qëndrim i tij i paepur, teksa Xhevat Korça, po n’atë burg famëkeq e shoi jetën e tij me grevë urijeduke kërkuar të drejtat e njeriut, ose Osman Kazazi që bëri mbi 40 vite burg e pa i lënë në harresë as Pjetër Arbnorin me gjithë Aqif Selimin ose Ilia Thereckën me një varg të tërë të burgosurish të tjerë që bënë nga 30 vite burg!

Vijmë tashti edhe tek dhënja nga ana e Presidentit, zotit Bujar Nishani, i titujve NDERI I KOMBITtre të pushkatuarve me vendim të Gjyqit Special në prillin e vitit 1945 si kolaboracionistë dhe tradhtarë të Atdheutme ç’rast kryetar gjykate qé Koçi Xoxi, (i pushkatuar nga partia më 1949-ën), kurse prokuror Bedri Spahiu, (edhe ky i kalbur burgjeve të partisë si tradhtar). Të dekoruarit janë Bahri Omari, Kol Tromara si edhe gjeneral Aqif Përmeti. Duke i gjykuar të dekoruarit për akuzat në bazë të cilave u dënuan me vdekje, mjafton t’u hidhet një sy të kaluarave të tyre ku veç dashuria vetmohuese ndaj Atdheut i shquan këto figura. Sa i takon faktit që u mbiquajtën “kolaboracionistë”, këta vërtet pranuan të bashkëpunonin me “pushtuesit italo-gjermanë”, por bashkëpunimi i tyre së rishmi shquhej për frymën e tij kombëtare në të mirën e Atdheut. Ata bashkëpunuan që në masë madhore t’u vinin kufinj ndërhyrjeve qeverisëse italiane në punët e brëndëshme të vëndit tone. Kurse sa i takon bashkëpunimit me drejtuesit gjermanë, ai qé një bashkëpunim me një fuqí ushtarake e cila Shqipërin’e kishte vetëm “korridor kalimi” dhe bashkëpunimi kishte vetëm një pikësynim: Të mënjanohej vendosja e sistemit diktatorial komunist në Shqipëri! E pikërisht këtu e shikoj dhe dua ta nënvizoj qëndrimin i cili mua më duket me plot kuptimin e fjalës hiç ndryshe veçse “SHPOTITËS NGA ANA E PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË” teksa i dekoron të pushkatuarit nga diktatura me titullin NDERI I KOMBIT e po me këtë titull ka dekoruar pikërisht me 17 prill të këtij viti edhe Rahman Parllakun! A nuk ka qenëvetë presidenti, kur ai militonte në radhët e Akademisë Ushtarake të PPSh. , e gjithashtu para tij edhe HEROI KOMUNIST I POPULLIT Rahman Parllaku, kok’edhe këmbë mbështetës e brohoritës të diktatorit Enver Hoxha në të gjitha vendimet si edhe urdhërat e tij duke filluar që nga krimet gjatë si edhe pas luftës e gjithashtu me kolaboracionizmin e tij n’interesa fillimisht grupi, (e dora dorës, duke i zhdukur si armiq’e tradhtarë të gjithë shokët dhe mbështetësit e tij), e pastaj thjeshtë egoistike – personale pa i marrë parasysh fare interesat e vëndit dhe bile në dëmin e atyre interesave! Dhe vazhdimësia historike e tregoi plotësisht ku sot, veç me një shikim mbrapavështrues, del sheshit se ku e katandisi ekonominë shqiptare dhe mirëqenjen e popullit ai sistem diktature personale gjysëmshekullor, pa lé të ndiqet rruga e krimeve të pakonceptueshme si edhe dhunës skajore së cilës iu nënështrua pjesa m’e vyer e kombittonë gjatë periudhës 47-vjeçare duke qen’i rrethuar me tel me gjëmba si edhe “klon” kufiri shtetëror dhe vetëm ta shfaqje mendimin e largimit nga Atdheu … shkonte informacioni tek sigurimi i shtetit dhe dënoheshe deri më dhjetë vite burg për famëkeqen akuzë AGJITACION – PROPAGANDËsi edhe TENTATIVË ARRATISJE!

nË vËnd tË pËrmbylljes: Ësht’e qartë që me kaq radhë nuk trajtohet dot gjëndja e sotme, shqetësimet që lindin nga kjo gjëndje, pa lé pastaj të jepen edhe mendime, (qoft’edhe modeste), lidhur me shtigje që nuk duhen ndjekur si edhe rreth mundësive si të dilet nga ky qorrsokak! Mirëpo, nga që shqetësimi ësht’i madh, skajshmërisht’i madh, së paku do të mundohemi të vendosim ndonjë “piketë”. E bëjmë këtë nisur nga fakti se përgjatë këtyre 23 vitesh tashtuquajtur “ tranzicioni ” nga diktatura e egër dhunuese si edhe gjakatare në një tashtuquajtur demokrací, vihen ré shfaqje tejet shqetësuese. Cila pamja që vihet ré me shikimin e parë? Dy vitet e para kriminelët e pashpirt dhe zbatuesit e egër të luftës së kllasave, as e nxirrnin majen e hundës së tyre nga pragjet e shtëpive sepse mendonin se do t’i gjente ata, (q’e dinin se kishin qenë skajshmërisht fajtor’edhe të pashpirt), po ajo q’i kishte gjetur të tjerët, paçin qen’edhe krejtësisht të pafajshëm, nga ana e të parëve. Mirëpo duke u vënë ré dora dorës se askush nuk po burgosej pa lé të dënohej për urdhra të dhënë si edhe krime të kryera, avash, avash jo vetëm që filluan të dilnin nga strofullat e tyre por … filluan të përjetonin një realitet që për tanuk ishte i padëgjuar:u kishte pas thënë Ramiz Aliase duhej ndjekur rruga e porosive të Katovices me pikësynim kryesor që pushtetin të vazhdonin ta mbanin në dorë komunistët por … me kushtin që të pranohej sistemi shumëpartiak si edhe zbatimi, (deri në një fare mase), i të drejtave të njeriut! E doemos në krye të të gjitha partive, tashtuquajtura të majta e gjithashtu të djathta, drejtuesit e tyre të caktoheshin nga partia komuniste akoma në pushtet!

Ndalemi kështu tek një pike tejet e nxehtë dhe skajshëm trishtuese, se sipo vazhdon e transformohet historia edhe të vërtetat e saja nga historianët e dikurshëm, hymnizuesit e diktaturës dje shtrembëruesit e të vërtetave edhe në vazhdim! Qëndrojmë pra edhe trajtojmë një fakt historik i cili skajshëm e trishton çdo njeri të ndershëm dhe që i di ngjarjet, e sot përjeton situata tejet trishtuese. Në vitin 1974 u botua në Lyon në gjuhën frënge “HISTORIA E SHQIPËRISË – NGA ORIGJINA DERI NË DITËT TONA” kurse në Londër u botua po ky tekst në vitin 1981 nga Routledge & Kegan Paul Ltd. me bashkautorë të vëllimit shkencor profesorët si edhe akademikët zotërinjtë Stefanaq Pollo si edhe Arben Puto e me bashkëpunëtorë profesor Kristo Frashërin si edhe Skënder Anamalin. Në përkthimin anglisht, në faqen 245, është vendosur pohimi i përfaqësuesit të Jugosllavisë Velimir Stojniç-it në Plenumin e 2-të të Beratit të dates 23 nëndor të vitit 1944 sipas të cilit ai shprehet si vijon:Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonomín’e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste; … e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë. E me kaq mbyllet në tekstin e historisë nga autorët problemi që ngriti në Plenumin e 2-të të Beratit përfaqësuesi jugosllav. Me këtë mosvazhdim, nisur nga diktatura gjakatare që ishte e pranishme në Shqipëri, sinqerisht as që më shkon në mëndje t’i ngarkoj me përgjegjësí lidhur me heshtjen e tyre bashkautorët e vëllimit historik në fjalë. Por ama, heshtja e këtyre historianëve mbas shkërmoqjes së diktaturës në vitin 1991 e në vazhdim, sinqerisht që jo vetëm më bën t’i kundroj ata me përçmim nga ana karakteriale, por nga ana tjetër edhe më bën ta ngré fuqíshëm zërin ndërsa ata jo vetëm q’e kërkojnë me force së rishmi tashti parësínë në gjykimin e historisë por e konsiderojnë edhe një të drejtë të tyre legjitime duke i ngarkuar në vitin 2014 me RISHKRIMIN E TEKSTEVE TË HISTORISË! E ftoj tashti lexuesin e këtyre radhëve ta japë gjykimin e tij krejtësisht të paanshëm dhe të ndershëm duke i kujtuar se pikërisht tre vite e 22 ditë mbas fjalës së përfaqësuesit jugosllav në Plenumin e Beratit, e pra në mbledhjen e Byrosë Politike të K. Q. PKSh. e 15 dhjetorit të vitit 1947, Enver Hoxha u shpreh tekstualisht:

. ”… Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj. ), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË… ”.

Pa as më të voglin mllef dhe krejtë sinqerisht, (duke u munduar të jem skajshëm i paanshëm), por nuk mundem ta pranoj që trysníja e V. Stojniç-it në Berat të publikohet kurse, pohimi i Enver Hoxhës tre vite më vonë, që nga dita e shkërmoqjes së diktaturës në vitin 1991 e deri më sot, jo vetëm që nuk paraqitet nga historianët në fjalë ashtu siç ka qenë por bilé anashkalohet! Ky ballafaqim faktesh çfarë shpreh? Asgjë më shum’e asgjë më pak por qëndrimin e historianëve në mbrojtje me çdo mënyrë të tradhtísë Enver Hoxhës lidhur me atë çfaqje kolaboracionizmi skajor deri në shitje të interesave kombëtare shtyrë veç nga egoizmi personal itij!

Nuk qëndroj dot pa shtuar edhe faktin se si sot janë dhjetë gjuhët e huaja në të cilat teksti historik i zënë në gojë më lart është përkthyer, por ama pa iu bërë shtesat e nevojëshme që deri në vitin 1991, vetë zotërinjtë historianë autorë të tekstit nuk guxonin t’i shtonin. Kjo, pa u zënë në gojë në vijim se si as historianët e tjerë si Z. Paskal Milo me shokë, të zënë ngushtë nga çka kanë shkruar duke e hymnizuar sistemin diktatorial dikur, këta edhe sot, me gjithë heshtjen e tyre kuptimplote rreth fakteve që deri në vitin 1991 as mendohej se mund të paraqiteshin, e kanë për ndér ta rishkruajnë historinë për tekstet shkollore! (? )

E si përfundim natyrshëm lind pyetja: A ka mospërgjegjësí më të madhe nga ana e drejtuesve shtetërorë të sotëm që vazhdojn’ edhe ecin përgjatë të njajtit shteg si në kohën e diktaturës? Kujt i shërben ky qëndrim i mohimit të së vërtetave siç u bë për 47 vite me radhë? E pikërisht ky qëndrim zyrtar çon në valavitjen nga njera anë të pankartave me portretin e diktatorit mbas shpatullave të drejtuesve të sotëm të vëndit e deri në shpotitjen madhore që u bën kategorive të ndryshëme popullore Presidenti Nishani duke u dhënë titullin Nderi i Kombit si kriminelëve e gjithashtu edhe viktimave të tyre!

Përkundruall këtij fakti sjellim shëmbullin tjetër:Cili qé ai që atdhedashurinë e shtynte deri në vetëflijim? Ja si shprehej në vargje Patër GjergjiFishta:

Qé mue tek m’keni, merrni e m’bâni flí, / Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore. / 
Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë, /E nami i sajë per jetë u trashigoftë
!
Pikërisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: i akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit te Françeskanëve të Shkodrës, me dekret mbretnor, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian. Por përgjigja e Titanit qé e papritur, qé e prerë: E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur:

KJO DEKORATË NUK ÂSHT PËR MUE! ”

E megjithëse ky qëndrim i Patër Gjergjit dihej botërisht e gjithashtu edhe fakti se Ai ndërroi jetë që në vitin 1940, historianët shtypen e përtypen dhe meazalla se ia heqin cilësorin fashist, tradhtar, agjent i Vatikanit e shto të shtojmë! E për t’i vën’edhe kapak historiani Arben Puto e cilëson sot’e kësaj dite Patër Gjergjin edhe si KUISLING! (? ? ? ) Dhe unë shtroj pyetjen: Si mund t’u besohet rishkrimi i historisë kësaj kategorie historianësh të komprometuar deri në palcë me bëmat e diktaturës të cilët në veprat e tyre kanë shkruar vetëm njerën anë të së vërtetës, atë që u vjen atyre për mbarë, (fjalën e V. Stojniçit në Plenumin e II-të të Beratit, por me heshtje e kalojnë fjalën e diktatorit në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947), ose, për të mos lejuar t’i hidhet dritë servilizmit të tyre, heshtin kur krimineli dekorohet dhe … vazhdojn’e heshtin kur viktimave të po atij krimineli u akordohet e njajta dekoratë! Prandaj vijmë edhe në përfundimin logjik se duhet shkruar dhe shkruar intensivisht që të mos quhet dhe të mbetet si histori ajo që kanë shkruar dhe vazhdojn’e shkruajnë historianët e diktaturës, shtrembërues të historisë. E këtë pozicionim’e mbështet fuqimisht njera nga tezat e quajtur nga më të famëshmet e historianit si edhe filozofit të madh Benedetto Croces i cili në librin e tij me famë botërore me titull: – TEORIA SI EDHE HISTORIA E HISTORIOGRAFISË –pohon ndër të tjera se “E VETMJA HISTORI E VËRTETË ËSHTAJO BASHKËKOHORJA! Dhe unë shtoj:

PA VËNË DORË HISTORIANËT E POLITIZUAR NË TË!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency