• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Ndëshkimi i kapitalit

22 December, 2014
in Ekonomi, Kryesore
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Marrë nga “Monitor”

superbankRregullat e fundit të kapitalit global për t’i bërë bankat më të sigurta janë të ndjeshme. Duke pasur parasysh se sa shumë gjëra kanë shkuar keq në banka gjatë krizës financiare, nuk është për t’u habitur që rregullatorët janë shfaqur me disa rregulla të reja për të vendosur rregull. Më 10 nëntor, Bordi Financiar i Stabilitetit (FSB), një organ ndërkombëtar i ngarkuar me shmangien e krizave të ardhshme, zbuloi se duhet kaluar edhe një tjetër provë bankare – e pesta deri më tani.

LexoEdhe

Presidenti Meta: Kosovë, gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Te anti-mitingu i Ramës apo tek mitingu anti-Ramë?! Ja çfarë zgjedh ish-ministri…

Meta në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Sfidat e sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit politik…

Në të njëjtën kohë, Mark Carney, kreu i FSB dhe guvernatori i Bankës së Anglisë, deklaroi se këto masa, nëse merren së bashku dhe zbatohen siç duhet, do të ‘përmbushin në thelb detyrën’ për ‘korrigjimin e gabimeve’ që çuan drejt kaosit.

Përgjithësisht, ai ka të drejtë. Kjo përzierje e rregullave të hartuara në vitet e fundit e vështirëson që bankat të operojnë në mënyrën e rrezikshme që ishte krejtësisht e zakonshme përpara vitit 2007.

Kërkesat e reja të likuiditetit i parandalojnë ato të marrin hua para në tregjet e luhatshmegjatë natës, ndërsa i kreditojnë ato për 30 vjet, praktika qëçoi drejt falimentit Northern Rock, banka e parë britanike që dështoi gjatë krizës. Rregullat e reja mbi kapitalin, përfshirë edhe atë të zbuluar nga z. Carney së fundmi do t’i detyrojnë bankat të mbajnë njësasi të konsiderueshme sigurie, në mënyrë që ndryshimet e vogla në vlerën e aktiveve të tyre të mos i hedhin ato automatikisht në krahët e shtetit. Më mirë akoma, masa e fundit siguron se nëse aksionerët e një banke‘eliminohen’,atje në të ardhmen do të ketë një nivel tjetërinvestitorëshqë qëndrojnë mes dështimit dhe paketës së shpëtimit të financuar nga tatimpaguesit. ‘Kapaciteti total i absorbimit të humbjes’, në zhargonin e rregullatorit, së shpejti do të përfshijë jo vetëm paratë e investuara nga aksionerët, por edhe ato të huazuara nga zotëruesit e obligacioneve, shumica e të cilëve shmangin çdo humbje gjatë krizës, falë paketave qeveritare të shpëtimit.Ky është thelbi i përpjekjeve të FSB-së për të siguruar që asnjë bankë nuk është ‘shumë e madhe për të dështuar’.

Ky kapital shtesë është shumë i rëndësishëm. Përpara vitit 2007, disa banka zotëronin një sasi fare të vogël të absorbimit të humbjes,saqë një rënie prej 2% në vlerën e aktiveve të tyre i përjashtonte ato nga biznesi. Humbjet e imponuara mbi kreditorët e tyre përfshinë padi të gjata dhe të paqarta, dhe kështu pati pak përpjekje në momente krize. Në vend të kësaj, për të ndalur përhapjen e panikut, qeveritë u mbështetën te paketat e shpëtimit. Megjithatë, sipas masës së re, bankat “e rëndësishme sistemike”, duhet të jenë në gjendje të durojnë një rënie prej 20% në vlerën e aktiveve të tyre përpara thirrjessë alarmit për bankën qendrore.

Nevoja për të mbajtur më shumë kapital i bën bankat më fitimprurëse- por që nuk është gjë e keqe: fitimet gjigante që kanë gjeneruar gjatë viteve të bumit u bazuan në subvencionet që ato morën në formën e mbështetjes së heshtur të qeverisë.Ajo gjithashtu mund t’i bëjë ato të tkurren, pasi një mënyrë për të rritur kapitalin në raport me aktivet është mbajtja e më pak aktiveve. Kjo, gjithashtu, është për të mirë, për aq kohë sa njerëzit dhe bizneset mund të gjejnë mënyra të tjera për të marrë hua. Një mbështetje më e madhe në emetimet e aksioneve dhe obligacioneve do t’i mundësonte ekonomisë që të financohetme më pak rrezik nga tatimpaguesit.Nëse ata dëshirojnë të qëndrojnë në biznes, bankat do të duhet gjithashtut’u kërkojnë aksionerëve dhe tregjeve të obligacioneve më shumë para. Tërheqja e kapitalit që do t’i bënte bankat më të sigurta,do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh parashikimet kaq anemike të fitimit. Megjithatë ajo do të vështirësohet pa qenë nevoja nga sjellja e pakujdesshme e vëzhguesve,të cilët po urdhërojnë bankat të rrisin fondet.

Një nga problemet është ngatërresa pafund me rregullat. Pavarësisht fjalimit të z. Carney mbi përmbushjen e detyrës, rregullatorët globalëduhettë vendosin nivelin minimal për disa nga kërkesat e tyre të reja kapitale. Rregullatorët kombëtarë janë po aq të këqij. Asnjë bankë nuk mund të jetë e sigurt se sa kapital do t’i duhet në një periudhë disavjeçare. Fondet e pensioneve dhe kompanitë e sigurimit u shqetësuan me të drejtëse edhe një ndryshim i vogël në ndonjë prej testeve të reja rregullative mjafton të çojë drejt rënies çmimin e aksioneve të një banke (ose, më shpesh, ta rrisë së tepërmi).

 

Ana e errët e goditjes së bankierëve

Problemi tjetërjanë gjobat miliardadollarëshe të vendosura nga rregullatorët në Amerikë dhe Europë, qëduket se nuk janë kalibruar në shkallën e akuzave të ngritura, por ndaj aftësisë sëbankave për të paguar. Së fundmi, gjashtë banka të mëdha ndërkombëtare ranë dakord të dorëzojnë miliarda me akuzën se kanë manipuluar tregjet e huaja të këmbimit, me pak shpjegim se si janë përllogaritur penalizimet. Dekrete të reja palidhje me kapitalin, të tilla si sulmet e Amerikës mbi pastrimin e parave dhe shmangien e taksave, shtojnë edhe më shumë detyrimet.

Bankat vështirë se mund të jenëhabitur që rregullatorët kanë rishkruar librin e rregullave dhe pastaj ua dorëzuan atyre. Por, për shëndetin e sistemit, rregullat duhet të jenë të parashikueshme, transparente dhe konsistente. Çuditërisht, rregullat që burojnë nga reformat financiare tëDodd-Frank tëAmerikës janë ende duke u shkruar, më shumë se katër vjet pasi u miratua ligji. Europa është diçka më mirë. Impononi rregulla të kapitalit, por ndali sështuariburokracinë: kjo duhet të jetë ‘mantra’ e rregullatorëve të bankës kudo.

 

 

 

 

 

ShareTweetPin
Previous Post

Biletë/ Të ngremë monumentin e Majmunit!

Next Post

Rihapet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, monitorohen lëvizjet e mjeteve

linda

linda

Next Post

Rihapet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, monitorohen lëvizjet e mjeteve

SONDAZHI

[democracy id="18"]

Lajmet e fundit

Aktualitet

Ndalohet autobusi me protestues në hyrje të Tiranës, deputetja: Presion ndaj qytetarëve…

by theboss
16 February, 2019
0

Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka denoncuar faktin se një prej autobusave që është duke ardhur në Tiranë nga Lezha,...

Read more

Mesazhe pikante/ Rama ke marrë fund – po vijnë shkodranët si lumë!

16 February, 2019
TIRANA, ALBANIA - MARCH 3: Prime Minister of Albania Edi Rama gestures during a joint press conference with High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini (not seen), following their bilateral meeting, in Tirana, Albania on March 3, 2016. (Photo by Olsi Shehu/Anadolu Agency/Getty Images)

Edhe pse ka organizuar një anti miting, Vlora braktis Ramën…

16 February, 2019

Video/ Paralajmërim i deputeti për policët: Mos bëni gabimin e pafalshëm për të vonuar protestuesit…

16 February, 2019

Drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë…

16 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -