Kreu i PD-së/ Basha: Arroganca dhe dhuna e qeverisë, shkaqet e varfërisë dhe rrënimit

0
117

basha ..Kryetari i opozitës, Lulzim Basha bëri dje përgjegjëse qeverinë për jetën e vështirë, që sipas tij, po bëjnë shqiptarët prej dy vitesh. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se “rritja e taksave, arroganca dhe dhuna e qeverisë, janë shkaqet e varfërisë dhe rrënimit”. “Pse jetojmë më keq se dy vite më parë? Të gjithë e kanë kuptuar – na drejtojnë njerëzit e gabuar. Vajmedeti inspekton trotuaret dhe këtë e di punë qeverie. Shkatërrimin dhe frikën e di frymëzim dhe vizion ekonomik. Ulja e taksave dhe investimet janë çelësi i punësimit dhe rritjes ekonomike. Rritja e taksave, arroganca dhe dhuna e qeverisë, janë shkaqet e varfërisë dhe rrënimit.”- shkruante Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency