Tendencat e ngjyrave

0
144

trends_2013-2014_fall_winter2

Si çdo vit, Pantone nxjerr se cilat do të jenë ngjyrat tendence të sezonit dhe këtë herë, përzgjedh ngjyrën vishnje. Do të jetë një nga ngjyrat më të dashura, jo vetëm në fushën e modës femërore, por këtë herë duket me e vendosur edhe ndër krijimet mashkullore, gjithashtu edhe në make up. Janë te shumte brandet te cilët kanë realizuar për sezonin e ftohte veshje ne këtë ngjyre. Ndër ata që kanë synuar më së shumti është Dior, i cili ka realizuar një seri kompletesh formale dhe disa krijime për ato femra qe dëshirojnë te kenë një look glamour. E njëjta gjë vlen edhe për maison Valentino që ka sjellë në pasarelë fustane të gjata prej tyli në ngjyrën vishnje, zbukuruar me elemente jeshile myshku. Dhe meqë jemi tek kombinimet, përveç jeshiles, shumë bukur përshtatet edhe ngjyra e kremit, bluja e errët dhe sigurisht ngjyra e zezë. Shumë nuanca te tjera, si vjollca, e bardha dhe deri tek ngjyra roze, kombinohet bukur me këtë nuance. Edhe aksesoret do të jenë në këtë ngjyrë siç ka ndodhur me koleksionin e ri të syzeve të diellit Italia Independent. Së fundmi, edhe moda mashkullore do të jetë e pushtuar nga kjo ngjyrë dhe këtë gjë e ka bërë “mbreti” i modës Armani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency