Të kesh imunitet për të jetuar më gjatë, ja sekretet

0
118

live-longer

Masazhi

Shumë hulumtime tregojnë që masazhi ka efekt të mirë në shëndet. Masazhi redukton ankthin, tensionin e gjakut dhe rregullon rrahjet e zemrës. Redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili është përgjegjës për rënien e imunitetit. Çdo lloj masazhi ka veprim të shkëlqyeshëm derisa e bëni me presion të moderuar. Sigurisht që jo të gjithë kanë mundësi t’ia ofrojnë vetes masazhin profesional, por gjithmonë mund të kërkoni nga partneri ose anëtari i familjes që t’ju bëjë pak masazh.

Dushi i ftohtë
Ekspertët theksojnë që dushi i ftohtë rrit nivelin e energjisë, redukton intensitetin e migrenës, përmirëson qarkullimin dhe lehtëson dhembjen. Shkencëtarët kanë dëshmuar që dushi i ftohtë forcon edhe imunitetin. E rëndësishme është që të mos e teproni. Nuk keni nevojë që gjatë tërë kohës të bëni dush me ujë të ftohtë, por me ujë të ftohtë bëni dush në minutën e fundit. Këshillohuni me mjekun nëse keni probleme me shëndetin e sistemit kardiovaskular, sepse ndryshimet e papritura të temperaturës mund të shkaktojnë komplikime.

Xhenxhefili
Xhenxhefili me shekuj përdoret për lehtësimin e problemeve të ndryshme të stomakut dhe çrregullimeve tretëse. Nxit punën e sistemi tretës dhe përshpejton absorbimin e të gjitha materieve ushqyese që luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit. Përdorni xhenxhefil të freskët, sepse ka veprim më efikas. Xhenxhefili i thatë, i zier ose në pluhur po ashtu ka veçori të shkëlqyeshme shëruese, por pak më të dobëta se xhenxhefili i freskët. Më e mira që mund të bëni për imunitetin tuaj është të pini çaj të nxehtë me pak xhenxhefil.

Lani duart
Larja e duarve është më e rëndësishme, nëse dëshironi të reduktoni rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme. Lani të gjitha pjesët e duarve, duke përfshirë shuplakat, zonën në mes gishtave dhe pastroni të gjithë papastërtitë nën thonj. Me duar prekni sipërfaqe të ndryshme, prandaj është e rëndësishme që para se t’i lani të mos prekni fytyrën. Veçanërisht zonën rreth gojës dhe syve.

Vitamina C
Edhe pse efekti i vitaminës C është i diskutueshëm, ekspertët pajtohen që është efikase për personat që janë shpesh me stres dhe theksojnë që nuk ka asgjë të keqe nëse çdo ditë konsumoni vitaminë C përmes ushqimit. Me një hulumtim është dëshmuar që 500 mg vitaminë C gjatë shenjave të para të gripit ose ftohjes kanë veprim të shkëlqyeshëm dhe mund të shpejtojnë procesin e shërimit.

Hudhra
Është e pasur me antioksidantë që forcojnë imunitetin dhe luftojnë kundër inflamacioneve. Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe përveç gripit dhe ftohjes do të parandalojë zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Nëse brengoseni për erën e pakëndshme, provoni të përdorni hudhër në pluhur. Aroma do të jetë më pak e pakëndshme, ndërsa veçoritë shëruese ende do të jenë të shkëlqyeshme.

Qëndroni pozitiv
Në një hulumtim është përcaktuar që personat me qëndrim pozitiv prodhojnë më shumë antitrupa të cilat i mbrojnë nga gripi. Shkencëtarët nuk e kanë krejtësisht të qartë këtë lidhje, por theksojnë se si është dëshmuar që personat me qëndrim më pozitiv janë më të shëndetshëm. Nëse qëndrimi juaj në shumicën e rasteve nuk është pozitiv, të paktën mundohuni të jetë sa më pak negativ. Madje edhe kur të sëmureni, mos merrni qëndrim negativ, por mundohuni që të shëroheni sa më parë. “koha.net”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency