Si ndryshojnë interesat e kredisë

0
129

loan interestTë marrësh një kredi duhet të plotësosh një sërë kushtesh, por të jesh i rregullt me pagesat e kësteve duhet që më parë të bëhen disa llogaritje se sa mund të paguhen këstet. Gjatë jetës së një kredie me përqindje të ndryshueshme, ndryshimet në përqindje mund të përcaktohen nga njëri prej faktorëve të mëposhtëm apo nga një kombinim i tyre: Indeksi i publikuar i inflacionit; Indeksi i përqindjes së interesave të tregut; Ndryshime në përqindjen që huadhënësi paguan për depozitat Sipas diskrecionit/pëlqimit të huadhënësit. Si parim i përgjithshëm, një huadhënës duhet ta ndryshojë përqindjen e interesit që zbaton për kreditë e veta për shtëpi në mënyrë të shpeshtë për të ndjekur ndryshimet në përqindjet e interesit që paguan institucioni për fondet që përdor për financimin e kredive – duke ruajtur gjithmonë një diference midis dy përqindjeve. Skema e indeksimit gjithashtu duhet të krijojë një strukturë pagese te kuptueshme dhe të parashikueshme për huamarrësin. Ne ato raste kur ekziston një indeks i besueshëm inflacioni apo përqindjesh interesi, një huadhënës mund te vendose të lidhë përqindjen e interesit për kreditë e veta për shtëpi me përqindjen që paguan për depozitat – duke siguruar një diferencë pozitive interesi për institucionin dhe transparencë për huamarrësin që merr kredinë për shtëpi. Duke qenë se burimi kryesor i financimit të kredive për shtëpi në Shqipëri ka gjasa të jenë depozitat e institucionit, për të cilën mesatarja e përqindjes së interesit do të luhatet, shumica e kredive për shtëpi kane përqindje te ndryshueshme interesi. Në rast se një huadhënës dëshiron te fiksoje përqindjen e interesit të një huamarrësi për një periudhe fillestare kohore i duhet akses në financime afatgjata, ose në rast se siguron mbrojtje eksplicite përkundrejt riskut te përqindjes se interesit. Madje edhe në këtë rast, institucioni do të përballet me riskun tjetër që huamarrësit e tij nuk do të jenë në gjendje të paguajnë një përqindje potencialisht më të lartë interesi pasi të ketë skaduar periudha me përqindje të fiksuar të interesit.

 

Bilanci

Struktura e amortizimit i referohet mënyrës sesi bilanci i papaguar i kredisë për shtëpi ndryshon gjatë periudhës së kredisë. Për shumicën e kredive për shtëpi, bilanci i papaguar vjen duke u ulur gjatë jetës së kredisë, kjo për tu siguruar që bilanci i papaguar i kredisë nuk do ta kalojë asnjëherë vlerën e parashikuar fillestare të pronës si kolaterali kryesor. Kreditë për shtëpi me interes fiks në përgjithësi janë me vetë-amortizim –d.m.th. principali vjen në rënie në mënyre konsistente dhe kredia shlyhet plotësisht në fund të afatit të vet. Këstet e kredive janë përgjithësisht mujore dhe përbehen nga kapitali (ripagesa e principalit) dhe interesi. Shuma e kapitalit në çdo pagese ndryshon gjatë kohës së kredisë. Gjatë viteve të parë klienti paguan më shumë interes sesa kapital, ndërsa në vitet e tjera paguhet më shumë kapital dhe një pjesë të vogël interes. Në këtë mënyrë, pagesa e kredisë bëhet brenda një date të përcaktuar, duke i dhënë siguri klientëve që kredia do të paguhet brenda një periudhe të caktuar nëse interesi nuk ndryshon. Pas disbursimit të kredisë banka e pajis klientin me tabelën e amortizimit të kredisë, të cilën klienti është i detyruar ta zbatojë në mënyrë të përpiktë. Tabela e amortizimit respekton kushtet e kredisë (nëse interesi është i ndryshueshëm çdo vit, tabela e amortizimit të kredisë duhet t’i jepet klientit çdo vit duke reflektuar ndryshimet e interesit dhe të kapitalit). Tabela e amortizimit duhet gjithnjë të firmoset nga klienti, me qëllim qe të shmangen gabimet e mundshme. Datat e pagesave expand/collapse Pas disbursimit të kredisë një nga dokumentet më të rëndësishme është tabela e amortizmit të kredisë (përmendur pak më parë), në të cilën janë të mirëpercaktuara të gjitha të dhënat e kredisë duke përfshirë dhe datat përkatëse të pagesave të kredisë.

 

Kredia hipotekore

Për kreditë hipotekare të amortizuara me baze mujore të pandryshueshme (kapital plus interes), pagesa e kësteve mujore fillon në përgjithësi tridhjetë ditë pas ditës së disbursimit (sipas llojit të kredisë). Këstet janë të pagueshme në data fikse të çdo muaji (duke patur parasysh fundjavat dhe ditët festive). Klienti duhet të paguajë këstin mujor në datën e caktuar siç përcaktohet në tabelën e amortizimit, nëse jo aplikohen penalitete të cilat i mbarten këstit pasardhës. Banka i ndjek nga afër pagesat e kredisë dhe në rast vonese në pagesa kontakton menjëherë klientin. Si parim i përgjithshëm, institucioni huadhënës duhet të përputhë monedhën në të cilën ofron kreditë e veta për shtëpi me monedhën e burimit të financimit që është përdorur për të financuar kreditë. Në tregjet ku vlera e monedhës lokale nuk është e qëndrueshme, apo ku inflacioni është në nivele të larta, huadhënësit përballen me sfida të mëdha për sa i takon ofrimit të kredive të shprehura në monedhën vendase. Nga këndvështrimi i klientit është shume më mire që monedha e kredisë të përputhet me monedhën e të ardhurave familjare, pasi në këtë mënyrë evitohet përfundimisht rreziku i kursit të këmbimit midis monedhave. Kjo do të thotë që klienti çdo muaj e ka të përcaktuar këstin proporcionalisht me të ardhurat mujore dhe nuk shqetësohet nëse ka apo nuk ka luhatje në kursin e këmbimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency