Pogradec/ Banorët e Udënishtit protestë për shpronësimet

0
137

protestaBanorët e fshatit Udënisht në Pogradec kanë dalë sot në protestë kundër shpronësimeve. Ata kanë deklaruar se për prishjen e banesave nuk kanë marrë asnjë shkresë, por janë njoftuar vetëm verbalisht nga drejtori i INUK.

“Nuk na kanë sjellë urdhër për prishjen e banesave. Për prishjet na ka njoftuar verbalisht drejtori i INUK. Na kanë propozuar, 200 lekë metri katrorë, që është skandaloze”, kanë deklaruar banorët.  Për shkak të ndërtimit të rrugës së re, në fshatin Udënisht preken shumë banesa e lokale. Banorët kanë thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të vijojnë protestat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency