Lokalet e 2015-ës/ Data e zgjedhjeve vendore. Sot Kushtetuesja vendos: C’do ndodhë me hartën me 61 njësi?

0
139

Gëzim Saliu

Presidenti dekreton sot datën, llogaritet 21 qershori. Çfarë pritet pas vendimit të Kushtetueses për reformën territoriale

KushtetuesjaPresidenti i Republikës Bujar Nishani do të hedhë sot firmën e tij në dekretin për datën e zgjedhjeve lokale të 2015-ës. Kodi Zgjedhor në nenin 9, përcakton se Presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori.  Në këtë formë, kreu i shtetit Pduhet të përcaktojë si ditë të mbajtjes së zgjedhjeve, një nga dy të dielat e fundit të periudhës përkatëse zgjedhore. Ndaj sipas përllogaritjeve, zgjedhjet duhet të zhvillohen mes së dielës së dytë dhe asaj të tretë të muajit qershor. Përkatësisht burime pranë Presidencës kanë bërë të ditur dje në media se kreu i shtetit do të dekretojë të dielën e tretë të qershorit të vitit 2015, pra 21 qershorin, si ditën kur do të organizohen zgjedhjet për bashkitë në të gjithë vendin.

 

Territori

Ndërkaq dita e sotme do të jetë vendimare për fatin e zgjedhjeve lokale pasi pritet që Gjykata Kushtetuese të shprehet ndaj ankimimit të PD-së për të shpallur si antikushtetuese hartën e re territoriale. Në shqyrtimin e kërkesës së demokratëve të hënën e kaluar, nuk munguan replikat mes anëtarëve të palëve politike dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese. Nga ana e saj, PD, e cilësoi ligjin antikushtetues, duke vënë theksin te moskonsultimi me qytetarët. Kjo pikë u prek edhe nga anëtarët e Kushtetueses, të cilët, në pyetjet në drejtim të përfaqësuesve të mazhorancës dhe qeverisë, kërkuan informacion se sa është marrë mendimi i popullsisë lidhur me hartën e re territoriale. Nga ana e saj, qeveria ka pohuar se e ka marrë mendimin e popullsisë përmes informacionit të dhënë, tryezave publikeve dhe sondazheve, por jo pëlqimin, pasi, sipas shumicës, kjo pjesë nuk është e përcaktuar në Kushtetutë. Në këto kushte, duket se “thembra e Akilit”, që do të përcaktojë nëse harta e re territoriale do të vazhdojë rrugëtimin e saj apo do të rrëzohet nga Kushtetuesja, do të jetë pikërisht pika nëse është marrë apo jo mendimi i popullsisë në kryerjen e reformës territoriale. Nëse Kushtetuesja do të vendos të rrëzojë hartën e re të territori, atëherë zgjedhjet e ardhshme vendore do të zhcvillohen me ndarjen e vjetër. Për këtë mundësi vendimi, mazhoranca përmes kryeministrit Rama ka bërë të ditur se do të respektojë qëndrimin e Kushtetueses. Ndërkohë nëse vendimi i gjykatës do të rrëzojë kërkesën e demokratëve, këta të fundit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë zgjedhje vendore e hartën e re, duke bërë të ditur se një tjetër formë e kundërshtimit do të jenë referendumet lokale. Lidhur me këtë, shumica e bashkive dhe komunave që kërkuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të pajisen me formularët për mbledhjen e firmave për të kundërshtuar hartën e re territoriale, kanë dorëzuar tashmë gjithë dokumentacionin e kërkuar. Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve nga ana e 96 bashkive,administrata e KQZ-së ka tre muaj kohë për të shqyrtuar dokumentacionin dhe për tja paraqitur mbledhjes së KQZ-së për të marrë vendim. Pjesë e betejës zgjedhore është ehde stiuata në KQZm e cila po funksionon aktualisht me vetëm katër anëtarë. Maxhoranca pritet të plotësojë trupën e komisionit qendor të zgjedhjeve brenda muajit janar, ku ish anëtarët Ilirjan Muho i LSI dhe Denar Biba i PS pritet të rikthehen sërish te postet në KQZ. Fill pas plotësimit të KQZ, mazhoranca ka bërë të ditur se do të bëjë edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor.

 

Përplasja/ PD: Tenderi te Mjedisi, korrupsion për rekord gines. Ministria: Ia dha drejtoria e Shërbimit Pyjor

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Orjela Nebijaj akuzon qeverinë se po mbulon korrupsionin me sulme ndaj opozitës. Sipas demokratëve, ekzekutivi nuk po mban asnjë përgjegjësi pas publikimit të aktit korruptiv, ku thekson selia blu, një drejtor i Ministrisë së Mjedisit i tenderon të atit 1.2 milionë dollarë.  “Fakti është se forma e korrupsionit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta, është e denjë për rekord gines. 1.2 milionë dollarë, që i biri shef i madh tek Ministria e Mjedisit, ia tenderon të atit të tij, që ka kompani fidanësh. Ky është fakti, ja ku është e dokumentuar tek buletini zyrtar. Edi Rama nga njëra anë e pranon që kjo ka ndodhur, dhe del e sulmon opozitën. Papagalli është kthyer në institucion, i njëjti refren. Asnjë përgjegjësi për këtë akt skandaloz, vetëm tymnajë politike. Por publiku nuk çoroditet nga kjo, fakti mbetet. 1.2 milionë dollarë, i biri drejtor ia tenderon babait biznesmen. Në anën tjetër, në një garë absurde se kush duket më qesharak, Meta me Ministrinë e Mjedisit, edhe ai e pranon, por thotë se këto tendera me miliona euro nuk i bën ai, por vartësit në rrethe, që qenkan edhe të pavarur. Të gjitha estradat të mbledhura bashkë nuk do t’ia kalonin dot kësaj shakaje qeveritare. Por problemi është shumë serioz. Oligarkia e milionave do të ndalet. Populli është në këmbë .”- deklaroi Nebijaj. Ndërkaq në lidhje me akuzat e demokratëve, ka reaguar dje edhe Ministria e Mjedisit, duke mohuar faktin që Alb-Garden të ketë fituar ndonjë tender nga Ministria e Mjedisit. Sipas kësja të fundit, tenderi është dhënë nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në qarqe që janë autoritete kontraktore të mëvetme. “Ndryshe nga e kaluara ku tenderat dhe pushteti ishte tërësisht i centralizuar nga njerëzit të cilët tani po hedhin akuza tërësisht të pavërteta, sot, në zbatim të plotë të ligjit, Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në qarqe janë autoritete kontraktore të mëvetme, me komisione të pavarura pa asnjë lloj varësie nga Ministria e Mjedisit. E përsërisim që subjekti në fjalë ka fituar me garë të hapur dhe të rregullt më pak se 20% të investimeve për gjelbërim dhe rehabilitim”, thuhej në deklaratë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency