Disqe fluturuese apo dukuri natyrore?

0
145

Disqe fluturueseRastet e para të paraqitjes së pjatave fluturuese – ose objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO), u shënuan diku para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur pilotët e fuqive aleate pohonin se gjatë fluturimeve të tyre në territorin e Gjermanisë naziste, vazhdimisht përcilleshin nga disa objekte të paidentifikuara fluturuese në formë të topthave të zjarrtë. Ata këta toptha të zjarrtë i quajtën – “foo fighter”. Në të shumtën e rasteve këta toptha (disqe) të zjarrtë çrregullonin sistemet e aparaturave komanduese në aeroplanë, kështu që disa konstatuan se këto fluturake ishin “Arma psikologjike gjermane” e paralajmëruar, e cila do të duhej t’I shpërqendronte dhe t’i frikësonte pilotët e fuqive aleate. Qeveria amerikane e hulumtoi mirë këtë dukuri dhe pasi nuk arriti të konstatojë diçka konkretisht rreth saj, u detyrua ta shpallë këtë si rezultat të histerisë masive. Sidoqoftë, enigma e topthave të zjarrtë ka mbetur e pazbuluar sot e kësaj dite. Disa ende mendojnë se ata toptha të zjarrtë ishin fluturaket sekrete gjermane. Sipas pohimeve të Rudolf Schrieverit, inxhinierit të famshëm nazist të aeronautikës, në vitet 1941 dhe 1942, ai së bashku me kolegun e tij Habermalin, kishin punuar në projektin sekret “Pjata” – “Teller”. Fluturakja e tij në formë pjate në fillim të vitit 1945, ishte e gatshme për testim, mirëpo përparimi i fuqive aleate pengoi dhe stopoi këto eksperimente, kështu që fluturakja me gjithë planin e saj u shkatërrua nga vetë gjermanët, vetëm që të mos bjerë në dorë të fuqive aleate. Vlen të theksohet se as amerikanët, as anglezët e as rusët nuk mundën të zbulojnë deri në fund planet sekrete gjermane lidhur me fluturaket dhe armët sekrete psikologjike.  Sipas natryalistëve nuk kemi të bëjmë me kurrfarë pjatash fluturuese, por me dukuri natyrore të shkaktuara nga çrregullimet e ndryshme në atmosferë. Ata pohojnë se në shtresat e larta të atmosferës së Tokës në stratosferë dhe në jonosferë shpesh herë shfaqen dukuri të pashpjegueshme natyrore si: reflektime dritash dhe ngjyrash të ndryshme, të cilat në shkencën e fizikës quhen mashtrime optike. Njëri prej atyre që e përkrahin këtë ide është edhe kozmonauti sovjetik-rus Jurij Greçko, i cili bëri dy qëndrime të gjata në hapësirë për të studjuar këtë fenomen; njëherë 30 ditë e herën e dytë 96 ditë. Ai, tërë këtë pluhur dhe histeri që është ngritur rreth “pjatave fluturuese”e quan “sensacionalizëm gazetaresk”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për pjata fluturuese, por kryesisht kemi të bëjmë me dukuri natyrore dhe me reflektime dritash, të cilat shkenca herët a vonë do t’i sqarojë.

 

UFO-t mund të fshihen në hënë

Prej shumë vitesh shumë para janë hedhur në kërkim të gjetjes së shenjave që dëshmojnë ekzistencën e tyre por deri tani asnjëherë nuk është provuar. Astronomët kanë sugjeruar të shkencëtarët të mos kërkojnë shumë larg për “gjurmët” e UFO-ve por të vrojtojnë Hënën. Ata thonë se nëse UFO-t kanë zbritur në Hënë shenjat e tyre janë aty dhe nuk mund të largohen. Kjo do të thotë se nëse kërkimet në sistemin tonë diellor bëhen për të dhënat e fundit – në Hënë mund të studiohet për shenja që janë lënë në miliona vite. Tashmë kanë nisur kërkimet për të parë nëse ka ndonjë shenjë të tillë në satelitin e Tokës. Kristali i pamundur” kështu janë pagëzuar kristalet të cilat ekzistojnë fal një simetrie e cila e përjashton mundësin e krijimit të tyre në tokë. Në vitin 1982 u finalizua parimi shkencor për kuazi-kristalet. Ndryshe ky parim njihet dhe si “simetria e ndaluar e kristaleve”. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit këto kristale ekzistojnë dhe prejardhja e tyre, ndryshe nga ata të formuar në tokë, është nga hapësira. Ky lloj kristali, futet në kategorinë e kuazi-kristaleve që kanë një strukturë të pazakontë mes kristalit të pastër dhe xhamit. Deri para dy vitesh gjurmë të kuazi-kristaleve në natyrë nuk mund të gjendeshin dhe ata krijoheshin në kushte laboratorike. Pikërisht dy vjet më parë, një grup gjeologësh zbuluan në një terren natyror, në malet Koryak të Rusisë “kristalin e pamundur”. Kuazi-kristalet dhe struktura e pazakontë e tyre u përshkrua fillimisht nga shkencëtari izraelit, Daniel Schechtman, i nderuar vitin e shkuar me çmimin “Nobel në kimi”. Fillimisht idetë e tij u kundërshtuan nga shumë shkencëtarë dhe kimistë të tjerë të cilët e quajtën të paqëndrueshme strukturën e tyre.

 

Peshku që ecën

BISCIR është emri i peshkut që ecën dhe merr frymë në tokë. Shkencëtarët kanë mundur të rikrijojnë peshkun e zhdukur 400 mln vjet më parë, nga aftësia për të ecur në tokë e të cilit lindën amfibët, reptilët dhe mamiferët tokësorë. Kjo falë ndihmës së një peshku ‘kontemporan’, i aftë për të marrë frymë edhe jashtë ujit. Për një vit me radhë shkencëtarët vëzhguan aftësinë që peshku kishte për t’u zhvendosur edhe në tokë, në sajë të luspave të tij të forta dhe rezultatet e studimit i botuan në revistën shkencore ‘Nature’. Ky peshk i rrallë ‘laboratori’ jeton në lumenjtë afrikanë dhe quhet ‘Polypterus senegalus’ (BISCIR). Ai jeton në ujëra të cekëta me bazë ranore dhe aftësia e tij për të ecur edhe në tokë i dedikohet skeletit tepër elastik. Kjo karakteristikë sipas shkencëtareve mund të ketë ndikuar miliona vjet më parë në kalimin e tyre në jetën tokësore.

 

Mësuesja 100-vjeçare!

Mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër për një mësuese të matematikës në Brooklyn, e cila është ende duke formësuar mendjet e të rinjve dhe duke frymëzuar të tjerët. Ajo sapo e ka festuar ditëlindjen e saj të 100-të. Madeline Scotto, e cila u bë 100 vjet këtë vit, është ende duke punuar në Shkollën Fillore St.Ephrem në Dyker Heights tre herë në javë. Ajo ka kaluar kohën më të madhe të jetës aty, ku kishte diplomuar më 1928 dhe ishte kthyer vite më vonë për të dhënë mësim. Tani, ajo është mësuesja më e vjetër në botë. “Mendoj se duke ndihmuar të tjerët më bëri ajo që jam dhe më bëri që unë të arrijë moshën njëqindvjeçare”, tha Scott. “Unë kurrë nuk pres ditën që të dal në pension sepse gjithmonë do të ketë diçka që unë mund të bëj, jam e sigurt. Kur i ndihmon të tjerët, e ndihmon edhe vetën. Fjala pension është një fjalë e keqe”, shton ajo. Madeline kishte ndaluar dhënien e mësimeve dhjetë vite më parë për shkak të problemeve me dëgjim, por ajo punon ende aty tre herë në javë si trajnere e matematikës, duke punuar me fëmijët. “Unë kam një burrë të mrekullueshëm, një familje të mrekullueshme dhe një shkollë të mrekullueshme në të cilën jap mësime, dhe nuk më duhet asgjë më shumë”, vazhdon të thotë Scotto, e cila ka nëntë nipër dhe gjashtëmbëdhjetë stërnipër. Ditëlindja e saj e 100-të ishte festuar në një mënyrë speciale dhe shkolla kishte planifikuar një organizim për nder të saj më 27 tetor. Të gjithë kanë vetëm lëvdata për të, e cila përkundër moshës shekullore që ka, vazhdon të jetë mësuese shumë e mirë e matematikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency