Përse 2015-a do të na befasojë?

0
114

2015-compass-year-

MOISES NAIM

Por, nëse ngjarjet kryesore të vitit 2014 nuk do të jenë mbizotëruese edhe në vitin 2015, atëherë cilat do të jenë temat mbizotëruese? Nuk e di. Megjithatë, dyshoj se disa prej ngjarjeve që mund të na befasojnë vitin tjetër do të kenë katër burime: 1) një sulm kibernetik me dimensione dhe pasoja të paprecedenta; 2) një aksident klimatik me përmasa edhe këtë herë të paprecedenta; 3) paqëndrueshmëri në vendet eksportuese të naftës, si pasojë e rënies së çmimit; 4) një lajm i mirë: firmosja e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Ndoshta atje ku jetoni ju, temperatura, prania e reve dhe reshjet e shiut do të jenë të ngjashme me sot. Është një formulë e lashtë për të parashikuar kohën, që meteorologët e quajnë “rregulli i vazhdimësisë”. Natyrisht, nuk funksionon gjithmonë. Ndryshueshmëria e klimës është rritur, duke krijuar ndryshime të habitshëm në modelet historikë të temperaturave dhe reshjeve. Por ky shkrim nuk ka të bëjë me klimën, por me ngjarjet që kanë destabilizuar planetin në vitin 2014 dhe për mundësinë që probleme të tillë të vazhdojnë dhe të ndikojnë situatën në botë gjatë vitit të ardhshëm.

Është një mundësi e vogël. Është më realiste të mendojmë se 2015-a do të na rezervojë surpriza shumë të ndryshme nga ato të këtij viti. Kush e kishte parashikuar, në fundin e 2013-ës, se në vitin 2014 Shteti Islamik i transformuar me shpejtësi në një forcë ushtarake mbresëlënëse, do të pushtonte Irakun? Apo që Vladimir Putini do të kishte pushtuar Krimenë dhe destabilizuar Ukrainën? Kush e kishte parashikuar që epidemia e Ebolës do të kishte shkaktuar panik në të gjithë botën apo që çmimet e naftës do të binin? Askush. As qeveritë, as forcat e tyre të armatosura dhe shërbimet e fshehtë, as Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, as bankat e mëdha, as akademikët, editorialistët apo futurologët. Askush.

Ja përse do të ishte gabim të zbatonim rregullin e vazhdimësisë në botë për vitin 2015. Sigurisht, as Ebola, as Shteti Islamik dhe as luftëdashja e Putinit nuk do të zhduken vitin tjetër. Por nuk do të jenë kaq të rëndësishme sa ishin këtë vit. Fatkeqësisht, në 2015 Ebola do të vazhdojë të shkaktojë viktima. Por, për fat, vlerësimet më pesimistë për numrin e të vdekurve kanë rezultuar tashmë të gabuar, ashtu sikurse dhe humbjet për ekonominë nënsahariane. Diçka e ngjashme ka ndodhur me Shtetin Islamik. Organizata do të vazhdojë të veprojë ushtarakisht, ndonjëherë me sukses, në hapësirën e territorit mes Sirisë dhe Irakut. Individë apo celula të lidhura apo frymëzuara prej kësaj organizate do të sulmojnë objektiva në vende të tjerë. Megjithatë financimi, udhëheqësit, lëvizshmëria, armatimet dhe në përgjithësi aftësia ushtarake e Shtetit Islamik do të zvogëlohen, ndërkohë që do të rriten ato të armiqve të tyre. Shteti Islamik duhet të përballet me një Aleancë, deri pak kohë më parë të paimagjinueshme, të më shumë se 50 shteteve, mes të cilëve SHBA dhe shumë vende evropianë dhe të Lindjes së Mesme. Gjithçka të bën të mendosh se e ardhmja do i rezervojë shtetit islamik shumë më pak suksese se sa e kaluara e afërt.

Një tjetër që ka arritur të krijojë kushtet për ndërtimin e një aleance edhe në këtë rast të paimagjinueshme është Vladimir Putini. Pavarësisht afrimit të tij kohët e fundit me Kinën, presidenti rus ka arritur të bëjë që shumë vende të bashkojnë forcat për t’iu kundërvënë abuzimeve të tij. Në këtë mënyrë, Putini arriti të izolonte vendin e tij dhe të dëmtonte rëndë ekonominë: e dobësuar prej rënies së çmimit të naftës, largimit të kapitalit, sanksioneve të rëndë ekonomikë. Në vitin 2015 do të flitet më shumë për dobësimin e Putinit sesa për forcën e tij.

Por, nëse ngjarjet kryesore të vitit 2014 nuk do të jenë dominuese edhe në vitin 2015, atëherë cilat do të jenë temat dominuese? Nuk e di. Megjithatë, dyshoj se disa prej ngjarjeve që mund të na befasojnë vitin tjetër do të kenë katër burime: 1) një sulm kibernetik me dimensione dhe pasoja të paprecedenta; 2) një aksident klimatik me përmasa edhe këtë herë të paprecedenta; 3) paqëndrueshmëri në vendet eksportues të naftës, si pasojë e rënies së çmimit; 4) një lajm i mirë: firmosja e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin dhe fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe SHBA.

“El Pais”

 

 

Kush janë aktorët e këqij të Evropës

Paul Krugman

 

Këtu jemi dëshmitarë të fuqisë së madhe shkatërruese të ideve të këqija. Nuk është i tëri faji i Gjermanisë – Gjermania është një aktor i madh në Evropë, por ajo është në gjendje që të imponojë politika deflacioniste, vetëm sepse një pjesë e madhe e elitës evropiane e ka “ngrënë” këtë narrativë false. E vetmja gjë që duhet të pyesim është se çfarë do ta sillte rikthimin e realitetit

Ekonomia e SHBA më në fund duket se po del nga gropa e thellë ku kish rënë gjatë krizës financiare globale. Fatkeqësisht, Evropa, epiqendra tjetër e krizës, nuk mund të thotë të njëjtën gjë. Papunësia në zonën e Euros është në pothuajse dyfishin e nivelit të asaj në SHBA, ndërkohë që inflacioni është shumë më poshtë e objektivi zyrtar dhe deflacioni është shndërruar në një rrezik të afërt.

Investitorët kanë mbajtur shënim: normat e interesit në Evropë kanë rënë, teksa të ardhurat nga bonot gjermane janë vetëm 0.7%. Është ai lloj përqindjeje që dikur e lidhnim me deflacionin në Japoni, dhe tregjet po sinjalizojnë vërtetë se presin që Evropa të përjetojë dekadën e saj të humbur.

Përse ka hyrë Evropa në këto rrugë të errëta? Urtësia mbizotëruese mes politikëbërësve evropianë është se jemi duke parë çmimin e papërgjegjshmërisë: Disa qeveri nuk kanë arritur të sillen me maturinë që kërkon një monedhë e përbashkët, duke zgjedhur të kënaqin dëshirat e votuesve të paorientuar si dhe të kapen pas doktrinave ekonomike të dështuara. Dhe nëse më pyesni mua (si dhe disa ekonomistë të tjerë që janë marrë shumë me këtë çështje) kjo analizë është në thelb e drejtë, përveçse për një gjë: Ata gabojnë identitetin e aktorëve të këqij.

Sepse, sjellja e keqe në qendër të fatkeqësisë me “xhirim të ngadaltë” që po i ndodh Evropës nuk vjen nga Greqia, Italia apo Franca. Vjen nga Gjermania.

Nuk po mohoj që qeveria greke u soll keq përpara krizës, as edhe që Italia ka një problem të madh me rënien e produktivitetit. Por Greqia është një vend i vogël, problemet fiskalë të të cilit janë unikë, ndërkohë që problemet afatgjatë të Italisë nuk janë burimi i prirjes deflacioniste të Evropës. Nëse përpiqeni të identifikoni shtetet, politikat e të cilëve kanë qenë shumë jashtë linje përpara krizës dhe që e kanë dëmtuar Evropën që kur nisi kriza, dhe që refuzojnë të mësojnë nga eksperienca, gjithçka të çon tek Gjermania si aktori kryesor.

Mendoni sidomos krahasimin mes Gjermanisë dhe Francës.

Për Francën flitet keq në media, sidomos për humbjen e supozuar të konkurrueshmërisë nga ana e saj. Zëra të tillë e ekzagjerojnë shumë realitetin; nga shumica e artikujve në media nuk e mëson kurrë që Franca ka në fakt një deficit tregtar shumë të vogël. Sërish, në atë masë sa të mendosh se ka një problem këtu, prej ku buron ai? A është gërryer konkurrueshmëria e Francës, prej rritjes së madhe të kostove dhe çmimeve?

Jo, aspak. Që kur u fut në përdorim Euro në vitin 1999, deflatori i GDP francez (çmimi mesatar i mallrave dhe shërbimeve të prodhuar në Francë) është rritur me 1.7% në vit, ndërkohë që kostot për njësi pune janë rritur me 1.9% çdo vit. Të dy këto shifra janë në linjë me targetin e Bankës Qendrore Evropiane dhe të ngjashme me atë që ndodhi në SHBA, Gjermania, nga ana tjetër, është shumë jashtë linje, teksa rritja e çmimeve dhe kostos për njësi pune ka qenë respektivisht 1 dhe 0.5%.

Dhe nuk është vetëm Franca, kostot e të cilës janë pikërisht aty ku duhet të jenë. Spanja pa rritje të kostove dhe çmimeve gjatë krizës së banesave, por në këtë pikë të gjithë tepritë janë eliminuar përgjatë viteve të papunësisë së lartë dhe frenimit të rritjes së pagave. Rritja e kostove në Itali ka qenë pak si shumë e lartë, por nuk është aspak aq jashtë linje sa Gjermania.

Me fjalë të tjera, në atë masë që ekziston një problem konkurrueshmërie për Evropën, ai është i shkaktuar kryesisht prej politikave të Gjermanisë, që praktikisht po eksportojnë deflacionin tek fqinjët e vet.

Po borxhi? A nuk po paguan Evropa jogjermane çmimin për papërgjegjshmëritë fiskale të të kaluarës? Në fakt kjo është një histori vetëm për Greqinë dhe për askënd tjetër. Dhe është sidomos e gabuar për rastin e Francës, e cila nuk po përjeton aspak një krizë fiskale; Franca aktualisht mund të marrë hua afatgjata me norma interesi shumë të ulëta, që janë vetëm pak më shumë se sa ato për Gjermaninë.

Megjithatë, politikëbërësit evropianë duken të vendosur të fajësojnë shtetet e gabuar dhe politikat e gabuara për telashet e tyre. E vërtetë, Komisioni Evropian ka hartuar një plan për të stimuluar ekonominë përmes investimeve publikë – por shpenzimet publikë janë kaq të vegjël në krahasim me problemin, saqë plani duket pothuajse një shaka. Dhe ndërkohë, komisioni po paralajmëron Francën, e cila ka kostot më të ulëta të huamarrjes në historinë e saj, se mund të përballet me gjoba për shkak se nuk po ul mjaftueshëm deficitin buxhetor.

Po përse nuk zgjidhin problemin e inflacionit të pakët në Gjermani? Një politikë monetare shumë agresive mund të zgjidhë problemin (ndonëse nuk do vija bast), por zyrtarët gjermanë të politikës monetare paralajmërojnë kundër politikave të tilla. Këtu jemi dëshmitarë të fuqisë së madhe shkatërruese të ideve të këqija. Nuk është i tëri faji i Gjermanisë – Gjermania është një aktor i madh në Europë, por ajo është në gjendje që të imponojë politika deflacioniste, vetëm sepse një pjesë e madhe e elitës evropiane e ka “ngrënë” këtë narrativë false. E vetmja gjë që duhet të pyesim është se çfarë do ta sillte rikthimin e realitetit. “NYT” (“bota.al”)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency