Tiranë/ Shpërndanin dokumente të Shërbimit Informativ, procedohen dy persona

0
125

Bestände im ArchivPolicia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj dy personave pas dyshimeve se shpërndanin dokumente të falsifikuara të Shërbimit Informativ dhe Antiterrorit. Pas arrestimit të 29-vjeçarit Gjergj Preçi, cili prezantohej si polic i Antiterrorit me dokument të rremë, seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka nisur procedim në gjendje të lirë për Maksim Ferrën dhe Ylli Toskën. Nga të dhënat e deritanishme të uniformave blu dyshohet se Ferra dhe Toska kundrejt shumave të mëdha të parave pajisnin persona të ndryshëm më dokumente të falsifikuara. 58-vjeçari Maksim Ferra është drejtues i Qendrës së Studimeve të Luftës kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar. Kjo organizatë, sipas policisë, është mbyllur me vendim gjykate dhe nuk njihet nga shteti shqiptar, ndërkohë që në emër të Qendrës, 58-vjeçari nxirrte dokumente të rreme me mbishkrimin “Antimafia” apo dhe “Antiterrori”. Gjergj Preçi u ndalua nga policia e kryeqytetit pasditen e së premtes në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërkohë që ishte vënë nën hetim më parë. Gjatë kontrollit, 29-vjeçarit iu gjet edhe dokumenti i qendrës së Luftës kundër Terrorizmit, me të cilin prezantohej si polic. Ferra është akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe në Kosovë ku sipas policisë Kosovare ai kishte rekrutuar rreth 52 persona të cilëve u kishte marrë nga 2 mijë euro për ti pajisur me dokumentet e Antiterrorit.

 

 Fier/ Zëvendësonte naftën me ujë, prangoset shoferi i “Europetrolit”

 Fantazia e njerëzve për të përfituar me gjithfarë sajesash e trukesh shpjegon në disa raste edhe pse njerëzit ankohen se karburanti që i fusin makinës është me ujë. Një rast tipik është ai i mëngjesit të djeshëm, ora 05:30, kur 56-vjeçari Maksim Hysi, banues në Fier, shofer pranë kompanisë “Europetrol”, duke drejtuar mjetin autobot me targa AA302DR/FR1358D, me destinacion Petroliferën Vlorë, nga verifikimet e kryera, ka mbërritur me vonesë në destinacion duke qëndruar rreth një orë. E gjatë rrugës Maksim Hysi ka shkarkuar ngarkesën me naftë, duke e zëvendësuar me ujë. Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuadër të operacionit “Petrol”, tha se u bë ndalimi i Maksim Hysit dhe autoboti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia tha se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency