Ledri shoqërohet me Noizyn

0
158

ledri noizyReperi i njohur shqiptar Ledri Vula, dikur anëtar i Babastars, ka vazhduar të konfirmojë miqësinë e tij të ngushtë me dikur rivalin e përbetuar të tij, Noizyn. Kujtojmë që Ledri sa ishte anëtar i Babastars ishte pjesë e konfliktit fizik mes tyre dhe grupit të Noizyt në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Megjithatë, gati tre vjet pas këtij konflikti është Ledri Vula ai që në një koncert në Ulqin që realizoi bashkë me Noizyn e ku doli edhe në foto, tashmë edhe shoqërohet me reperin nga Shqipëria. Duket se kjo ndjenjë është realizuar pas premierës së filmit “Zori” që e pati premierën të mërkurën në Kino ABC. Ledri u largua dy vjet më parë nga Babastars. Pasi la Babstars dhe Visar Shalën e grupit Skillz, Ledri pushoi dy vjet nga muzika, për t’u kthyer me këngën “100 Probleme” në shkurt të vitit 2014. Babastars si zakonisht me pak fjalë, ende nuk kanë reaguar pas këtyre informacioneve, kur dihet se Ledri ka qenë një prej anëtarëve më të rëndësishëm të ‘labelit’.

 

Dhurata, e nxehtë për fundvit

dhurata-ahmetajKëngëtarja Dhurata Ahmetaj, përpos angazhimeve në muzikë, këto ditë është duke e realizuar edhe një foto-sesion me fotografin e njohur Veton Osmani. Dhurata si gjithmonë në top-formë duket edhe në këto foto të cilat është duke i realizuar në Prishtinë. Me një veshje provokuese Dhurata me këto foto siç duket do t’i bëjë edhe më të ngrohta festat e fundvitit. Për t’u dukur bukur në këtë foto-sesion për Dhuratën janë kujdesur Arbër Bytyqi për grimin dhe Aisha për styling. Dhurata ende po shijon suksesin e këngës “Shumë o’ ka ma don” në bashkëpunim me Bleron, e cila ka kaluar shifrën e klikimeve mbi 2 milionë në kanalin Youtube.

 

Dashuria e Rezarta Shkurtës

rezarta shkurta Rezarta Shkurta po përjeton ditët e saj më të mira. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka treguar përmes fotografive dashurinë e jetës së saj. “Ne” ka shkruar Rezi bashkangjitur një fotografie ku të kapur për dore bashkë me Ermalin dhe vogëlushen e tyre shikojnë nga deti. Këngëtarja është e martuar me Ermal Hoxhën dhe si fryt i dashurisë së tyre ka lindur e vogla Hera.

 

Fjolla: S’më interesojnë fjalët e fansave

 fjolla-1_5333Ajo njihet për linjat e trupit, me të cilat ka bërë për vete shumë fansa në rrjetet sociale, por të cilët, kohë pas kohe, si duket po e shqetësojnë këngëtaren. Por, si duket Fjolla Morina nuk po ua vë veshin se çfarë mendojnë fansat për të. Ajo, përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Instagramit, ka zbuluar se e brengos fakti se pse ndihen rehat kur i thonë në fytyrë atë që i mendojnë. “Mos më tregoni se çfarë thonë njerëzit për mua, më tregoni pse ata ndihen rehat kur ta thonë atë”, – ka shkruar në Instgram këngëtarja seksi, Fjolla.

 

“Shumë i smut” nga Cozman, edhe në Beograd

 cozmanKush thotë se muzika shqipe nuk dëgjohet edhe në Beograd? Kështu të paktën mund të konstatojmë nga një postim në faqen zyrtare të yllit të Babastars, Cozman. Në faqen zyrtare të tij në Facebook, Cozman ka vazhduar me postimin e videove interesante që prej publikimit të këngës “Shume i smut”. Fushata e tij nxiti shqiptarë anë e mbanë botës, ku në faqen e tij zyrtare mund të shihen video nga Amerika, të gjitha trojet shqiptare dhe nëpër gjithë Evropën. Por, si duket edhe në Beograd ka pasur të atillë që kanë regjistruar video me këtë këngë, gjithnjë sipas një postimit të Cozyt në Instagram. Madje reperi ndihet edhe krenar me këtë fakt. “Jam shumë krenar me të gjithë fansat e Babastars, me të gjithë njerëzit që e kanë dëgjuar këngën “Shumë i smut”. Mund të them që jam edhe më shumë krenar kur e kam shikuar këtë video, që erdhi nga Beogradi. Muzika shqiptare po dëgjohet në të gjitha vendet e botës, e bile edhe në Serbi. Authoctonous”, – shkroi Cozman në Facebook. Deri tani “Shume i smut” ka arritur rreth 1.5 milionë klikime, më shumë se të gjitha këngët tjera nga reperët rivalë të BabaStars.

 

Adelina e dashuruar?

 adelinaAdelina Tahiri duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë. Në një foto të postuar në rrjetin social Facebook, Adelina ndodhet pranë të dashurit dhe ajo që e bënte të veçantë foton ishte fakti se kishte zgjedhur gjendjen emocionale “e dashuruar”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency