Kreu i grupit të PPE-ve/ Weber, Ballës: S’kam thënë që kushtet e opozitës janë përmbushur

0
137

manfred weberKryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber, reagoi dje pas deklaratës së disa ditëve më parë të nënkryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit kishte deklaruar se gjatë takimit, Weber kishte pranuar se qeveria ka realizuar të gjitha kërkesat e opozitës dhe si rrjedhojë duhet të kthehet në Parlament. Sipas reagimit për “albeu.com” të zëdhënësit të kryetarit të EPP-së, Weber, deklarata e nënkryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla, është jokorrekte. “Kryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane nuk ka komentuar realizimin e kushteve të opozitës nga ana e qeverisë shqiptare. Pretendimi se z. Weber ka thënë që kushtet e opozitës janë përmbushur, nuk është i vërtetë”, – ka pohuar zëdhënësja e kreut të grupit të Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency