Të rinjtë, mënyrat për të kursyer paratë

0
130

mënyrat për të kursyer paratëKursimi nuk duhet menduar kurrsesi si diçka e vështirë, mjafton të kuptosh dobinë e tij! Sa më shpejt të vendosësh për të kursyer, aq më i vlefshëm do të jetë ai për jetën tuaj! Kur vendosni para në një llogari kursimi, banka ju paguan interesa mbi shumën fillestare. Sa më gjatë t’i lini paratë në llogarinë e kursimit, aq më shumë do të grumbullohet interes i përbërë. Le të shohim se çfarë do të thotë konkretisht interes i përbërë për një depozitë kursimi 1- mujore, 3- mujore dhe 6- mujore: Elementet që veprojnë në një depozitë kursimi janë interesi i thjeshtë, i cili në gjuhën financiare njihet si APR (annual percentage rate) apo norma e interesit vjetor, interesi i përbërë dhe afati i maturimit. Interes i përbërë: Interes i fituar mbi interesat e fituar më parë dhe mbi shumën fillestare të vënë në një llogari kursimi. Interesi i përbërë vepron në rastet kur ju e riinvestoni shumën në depozitën e kursimit për të njëjtën periudhë maturimi.

 

Punësimi gjatë pushimeve të verës

Filloni kërkimet që në fillim të vitit (gjatë muajve janar-mars). Informoni familjen, miqtë dhe mësuesit mbi punën që do t’ju interesonte të bënit. Interesohuni mbi punën që bëjnë të njohurit tuaj apo të prindërve tuaj. Krijoni lidhjet e duhura dhe paraqituni në intervista informale. Kështu do të kuptoni më shumë mbi një sektor prodhimi apo institucion. Punoni si vullnetarë, mbasi kjo është një mundësi e mirë për të fituar referenca dhe përvojë. Përgatisni një CV dhe mbajeni një kopje të saj me vete. Kurrë nuk i dihet se çfarë mund t’ju sjellë rastësia!

 

Përmbajuni buxhetit personal

Disa këshilla të vogla se si t’i përmbaheni buxhetit personalgjatë viteve të shkollës: Vlerësoni përparësinë që ju sjell sigurimi i një depozite personale. Depozitimin e rregullt në llogarinë e kursimeve vlerësojeni si një shpenzim të pashmangshëm, njëlloj si pagesën e faturës së energjisë elektrike. Pajisuni me kartën e “Studentit Ndërkombëtar” dhe mundohuni të gjeni dyqane, të cilat ofrojnë çmime të ulura për studentët. Shfrytëzoni transportin publik. Kështu do të shpenzoni më pak se sa të përdorni një makinë personale. Përpara se të dilni në treg, bëni një listë të sendeve që vërtet ju nevojiten. Kjo ju jep mundësi që t’i shmangeni blerjeve impulsive, për rrjedhojë edhe të shpenzoni më pak. Kur dilni me miqtë, në bare apo diskoteka, mos i mbani të gjitha paratë me vete dhe nëse keni një kartë krediti, lëreni atë në sirtar! Mundohuni t’i paguani faturat pak e nga pak, çdo javë ose çdo dy javë. Kur të dilni për darkë me miqtë, mendohuni përpara se të shkoni qoftë edhe për “kafen e mbasdarkës”.

 

Hyrje në “Shërbime bankare”

Pa dyshim që bankat tregtare përfaqësojnë biznese, të cilat janë të interesuara të fitojnë para. Megjithatë, konkurrenca e tregut bankar i bën ato po aq të interesuara që edhe ju të fitoni para dhe të mbeteni të kënaqur nga shërbimet e tyre. Pavarësisht se ku do t’i kryeni studimet universitare, në qytetin tuaj, në një qytet tjetër të Shqipërisë apo diku jashtë vendit, gjithnjë do të jeni të detyruar të kryeni shërbime bankare. Gjatë jetës universitare do të keni rast të udhëtoni me kursin tuaj, mund të jeni të detyruar të paguani qira dhe fatura, si dhe të kryeni transferta bankare. Në një botë ku lënda plastike përdoret pothuajse aq shpesh ose më shpesh se kartëmonedhat dhe monedhat, blerjet me kartat e kredit dhe kartat e debitit po zëvendësojnë përditë e më shumë blerjet me cash. Njëherë e një kohë, karta e kreditit ishte një instrument që u shërbente njerëzve me ekonomi të mire apo me të ardhura të larta, por tani ajo përdoret më shumë se kurrë edhe nga njerëzit e zakonshëm. Ndërsa kartat e debitit mund të zotërohen pa asnjë lloj kriteri të të ardhurave.

 

Karta e kreditit

Një kartë bankare me të cilën mund të kryhen pagesa jo në cash, si dhe tërheqje në cash prej bankomatëve dhe sporteleve të bankës. Kur kryeni blerje me kartë krediti ju nuk keni nevojë të keni para në llogarinë tuaj që në momentin e blerjes, pasi banka ju vë në dispozicion një shumë të caktuar për çdo muaj. Por, megjithëse shumica e llogarive të kartave të kreditit ju lejojnë të mbartni një shumë të papaguar nga një faturë mujore në tjetrën, ju do të paguani interesa për shumën e mbartur. Karta e kreditit është tepër praktike për të kryer blerje Brenda dhe jashtë vendit (pagesa në shuma të vogla, por me frekuencë të lartë të jetës së përditshme), pa pasur nevojë për para cash dhe duke përdorur paratë e bankës. Siç shihet edhe nga përkufizimi i mësipërm, në hapësirën informuese, përdorimi i një karte krediti është tepër komod. Në Shqipëri, vendet ku mund të paguani me kartë krediti nuk janë ende të shumta, por ato po shtohen dita-ditës. Me kartë krediti mund të paguani jo vetëm qiratë, faturat e ujit dhe të energjisë elektrike, por edhe faturën mujore apo vjetore të palestrës, produktet e blera në disa nga supermarketet më të mëdha të vendit, veshje dhe libra në disa nga libraritë apo butikët e kryeqytetit. Por nëse keni vendosur t’i kryeni studimet universitare jashtë, në vende me tregje financiare më të zhvilluara se Shqipëria, atëherë kartën e kreditit mund ta përdorni për të kryer gati çdo lloj blerjeje. “Pazari” kështu bëhet fare i lehtë, por jo vetëm kaq. Mbasi, me anë të kartës së kreditit ju mund të krijoni një historik të dhënash financiare, i cili do të jetë tepër i rëndësishëm për një fazë tjetër të jetës tuaj, kur të keni nevojë të kryeni blerje të mëdha. Sidoqoftë, përdorimi i kartës së kreditit mban me vete edhe përgjegjësi jo të vogla. Ja disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë për të krijuar një “marrëdhënie të mirë” me kartën e kreditit.

 

Miradministroni të ardhurat tuaja!

Nëse ende nuk zotëroni një kartë krediti, ka shumë gjasa që t’ju ofrohet një e tillë kur të filloni universitetin! Përpara se të aplikoni për një kartë krediti, duhet të mbani parasysh:

-Zotërimi i një karte krediti nuk do të thotë të fitosh para “qyl”! Në rast vonese të shlyerjes së blerjeve me kartë, bankat mbajnë një përqindje (%) të konsiderueshme, të çmimit të artikullit apo shërbimit. Imagjinoni për shembull, sikur me kartën e kreditit të keni blerë një palë pantallona me vleftë 12 000 lekë. Nëse kur ju mbërrin fatura për shlyerjen e tyre gjendeni pa para, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të prisni për të mbledhur sa ju nevojitet. Muajin në vazhdim paguani faturën fillestare (12 000 lekë), plus interesat (200 lekë), çka do të thotë se, pantallonat tashmë ju kanë kushtuar 12 200 lekë!

 

Kuptoni drejt pasqyrën e llogarisë suaj!

Pasqyrat e kartave të kreditit janë të ndryshme për banka të ndryshme dhe mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Të gjitha bankat tregtare të vendeve me ekonomi të zhvilluara dhe disa nga bankat tregtare të Shqipërisë u dërgojnë për çdo muaj zotëruesve të kartave bankare nga një pasqyrë të detajuar të blerjeve dhe shumave që duhet të paguajnë. Është e rëndësishme që të dini ta lexoni pasqyrën e llogarisë suaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency