Talenti për të arritur sukses në punë

0
121

sukses në punëKompanitë teorikisht dëshirojnë të punësojë punonjës me performancë të lartë dhe në qoftë se kjo është karakteristikë e juaja, ka të ngjarë që ju të dëshironi të punësoheni nga një kompani që do njohë dhe vlerësojë vlerat që do sillni në të. Truku është se si munden kompanitë ta përcaktojnë para kohe nëse dikush do të jetë një performues i mirë dhe si mund ta paraqisni veten në këtë dritë ndaj punëdhënësve të ardhshëm? A ka gjithçka lidhje me talentin apo të punuarit fort luan rolin e saj? Sipas një artikulli nga Laura Stack në Atlanta Biznes Chronicle, bazuar në studimet e fundit, disa studiues argumentojnë se talentet natyror do të triumfojnë, si në rast kur dikush punon shumë apo jo… Pastaj përsëri, puna e fort siguron qartësisht për më pak të talentuarit një avantazh të veçantë. Ekspertët sugjerojnë se ka 5 shenja që tregojnë performancë të mirë tek kandidatët e punës. Qëndrimi Yoda: Ky në thelb është optimizëm dhe vendosmëri për të arritur qëllimet. Një e kaluar e shkëlqyer: Dëshmi nga performanca e kaluar, përfshirë referencat më cilësore, mund të sugjeroj potencial të mirë për performancën e ardhshme. Objektivë të përcaktuar me kujdes: Kërkesat përfshijnë jo vetëm objektivë të qartë afatgjata, por edhe plane të qartë, të mirë-menduar për ti arritur ato. Aftësitë të përparuara të menaxhimit të kohës: Performuesit më të mirë e dinë se duhet të shfrytëzojnë në maksimum kohën e tyre, ndërsa ende ruajnë një ekuilibër që eliminon “tezaurimin”. Ambicie optimiste: Këta individë janë të vetë-motivuar dhe kanë një botëkuptim të qartë të drejtimit, por ata gjithashtu kontrollojnë me menaxherët e tyre mjaftueshëm shpesh për tu siguruar se janë në rrugën e duhur. Çfarë nënkupton kjo për ju dhe suksesin tuaj të punës? Përveç faktit se çfarë duhet të dinë dhe bëjnë punëdhënësit, tani është koha për t’i ndryshuar disi drejtimin gjërave dhe për të konsideruar se çfarë ju, si kandidat për punë, duhet të dini dhe të bëni. Për shembull, ju duhet të: Besoni se mund të arrini objektivat sfidues dhe të jeni të gatshëm të shpenzoni përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur atje. Performoni vazhdimisht në nivelin më të lartë që mund të arrini në çdo moment dhe zbatoni veprimet e duhura për të siguruar ndërgjegjësimin e plotë të vlerës suaj nga ana e shefit tuaj dhe të tjerë influencuesve Brenda organizatës suaj. Hartoni një plan veprimi që përfshin qëllimet afat-shkurtër dhe afat-gjatë, me hapa të përshtatshëm për të arritur të dyja llojet në kohë të caktuara. Më pas tregohuni fleksibël për të rishqyrtuar dhe rishikuar periodikisht këtë plan, kështu që nuk do të përfundoni jashtë piste(jashtë objektivi) përgjatë rrugës. Mbani një kontroll të realitetit në aspektin e kohës – por mos harroni të jeni të vetëdijshëm për dështimet e mundshme që mund të shoqërojnë intensitet e qëndrueshme dhe merrni hapa për t’i neutralizuar ato. Lidhuni dhe ndërveproni me të tjerët për të përforcuar përpjekjet tuaja, por kuptoni se ju keni nevojë të jeni të motivuar për të lëvizur në drejtimin që keni zgjedhur. Me afrimin e fund-vitit 2014, kjo do të përfaqësonte një periudhë të mirë për t’i hedhur një vështrim këtyre pikave dhe për të bërë më të mirën tuaj që të siguroheni se jeni gati për lëvizjen e ardhshme në 2015.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency