Sistemi energjetik/ 300 mijë matës të rinj, 150 milionë USD të pamjaftueshme për rimëkëmbjen

0
129

Erneta Shevroja

 Energjia, kredi prej 150 milionë USD për përmirësimin e infrastrukturës energjetike

 komisioni i ekonomise fotoKomisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje projektligjin për marrjen e një huaje prej 150 milionë dollarësh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për rimëkëmbjen e sistemit të energjisë. Fokusi kryesor ku do të shkojnë këto para është furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike dhe përmirësimin e infrastrukturës për shmangien e abuzimeve me energjinë. Një ndër masat që të do zbatohet deri në fund të viti 2016 do të jetë instalimi i 300 mijë matësve të rinj.

 

Matës të rinj

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja, në parashtrimin e projektligjit për marrjen e një huaje prej 150 milionë dollarësh, u shpreh se ky fond i marrë nga BERZH-i është i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen e sistemit të energjisë elektrike. Sipas tij, janë të nevojshme 1 miliard dollarë në mënyrë që brenda 5 vitesh sistemi energjetik në vend të përmirësohet. Z. Bejtja tha se fondi prej 150 milionë dollarë do të shkojë për furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike dhe shmangien e humbjeve në rrjet. Kjo kredi do të shkojë për instalimin e 300 mijë matësve të rinj në një afat kohor prej dy vitesh, 2015-2016. “Do të jenë rreth 300 mijë matës, të cilët do të blihen nëpërmjet kësaj kredie dhe do të instalohen brenda vitit 2016, gjë që do bëjë të mundur që të mos kemi asnjë konsumator pa matës. Dhe nga ana tjetër do të ndërrohen matësit e vjetër. Të 300 mijë matësit që marrim ne nuk e zgjedhin të gjithë procesin për përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe shmangien e humbjeve në rrjet. Do duhen 1 miliard dollar për ta kompletuar ana infrastrukturore”, – u shpreh zv.ministri Bejtja. Ministria e Energjetikës e ka ndarë kredinë prej 150 milionë dollarë ose 122 milionë euro në 4 komponentë: “30 milionë euro për furnizimin me energji që do i jepen KESH-it, për të përballuar të papriturat e motit. Komponenti i dytë do të shkojë për 300 mijë matës dhe rehabilitimin e nënstacioneve. OSHEE-së do i jepen 93 milionë dollarë. Komponenti i tretë lidhet me përmirësimin e matjes për OST-së me vlerë 20 milionë dollarë. Komponenti i katërt lidhet me menaxhimin e përgjithshëm 6.7 milionë dollarë”, – bëri të ditur Bejtja. Ndërkohë, projekte konkrete që janë planifikuar për vitin e ardhshëm janë ndërtimi i një nënstacioni në Lezhë, një në Tiranë dhe rehabilitimin e disa nënstacioneve ekzistues. Problem mbeten zonat veriore të vendit. Në këto zona ka probleme me furnizimin e vazhdueshëm me energjie elektrike dhe me cilësinë e dobët.

Kredia e marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të zgjasë 5 vjet për periudhën 2015-2019. Në total kredia zgjat 22 vjet. Norma e interesit është 1.2% në vit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency