Ankesa/ Vrasja e katërfishtë, Demiraj: Policia fshehu provat e ngjarjes, nuk veproi shpejt

0
95

Alma Çuka

 Xhuvani ne burgNjë muaj nga dita e ngjarjes dhe kur policia e akuza kanë mbyllur tashmë dosjen, babai i një prej viktimave i drejtohet kryeprokurorit dhe ministrit të Brendshëm me një letër

 Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë marrë në dorë një letër të nënshkruar nga ish-prokurori Skënder Demiraj, djali i të cilit humbi jetën mëngjesin e datës 4 nëntor. Mësohet se Demiraj u është drejtuar dy titullarëve të dy institucioneve ligjzbatuese me një letër ankesë, brenda së cilës shpreh dyshimet për mungesën e profesionalizmit të efektivëve të policisë në detyrë dhe për mënyrën se si është vepruar që nga momenti kur panë djalin e tij në makinë dhe pritjen e autoambulancës. Letra ka qenë në formë memoje dhe brenda saj janë renditur të gjitha ankesat, që kanë lidhje me vrasjen e katërfishtë, autor i së cilës tashmë është identifikuar pa asnjë mëdyshje Kostandin Xhuvani. Nga të dy institucionet mësohet se drejtuesit kanë urdhëruar vartësit e tyre që në bazë të fakteve t’i përgjigjen ish-prokurorit Demiraj, duke i marrë pikat me radhë.

 

Letra

Mësohet se letra e drejtuar kryeprokurorit dhe ministrit të Brendshëm është shkruar në disa faqe. Në radhë të parë, në letrën e shkruar në emër të ministrit Tahiri, ish-prokurori Demiraj, babai i djalit që mbeti i vrarë nga shoku i tij Kostandin Xhuvani, akuzon policinë se nuk veproi shpejt në atë moment, por e la djalin e tij në makinë në pritje të autoambulancës. Demiraj shprehet në letër se policia duhej të kishte dërguar menjëherë djalin e tij në spital, e jo të priste autoambulancën. Ndërkohë, në letrën që i është drejtuar për dijeni edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ish-prokurori Demiraj pretendon se policia nuk ka kryer hetimet e plota për ngjarjen. Ai thotë se, përveç neglizhencës për dhënien e ndihmës së parë, Policia nuk ka zbardhur mekanizmin e ngjarjes apo për të sqaruar mënyrën e vrasjes së djalit të tij. Këtë pretendim ish-prokurori Demiraj e ka renditur edhe në letrën drejtuar prokurorit të Përgjithshëm, ku theksohet fakti se edhe pse dosja ka përfunduar në gjyq, familja e tij nuk është sqaruar se si është vrarë djali i tyre. Përveç kësaj, ish-prokurori Demiraj pretendon se edhe pistoleta që i është faturuar djalit të tij të vrarë nuk është e vërtetë. Në letër thuhet se për të fshehur apo për të devijuar provat, Policia dhe Prokuroria i ka faturuar djalit pistoletën, e cila ka qenë e të dyshuarit tjetër Erald Sida. Skënder Demiraj është i sigurt se djali i tij nuk mbante dhe nuk kishte pistoletë në momentin e ngjarjes. Gjithashtu, ish-prokurori ankohet edhe për hetuesit e çështjes, që, sipas tij, nuk kanë zbatuar procedurën penale, të marrjes së familjarëve në pyetje për ngjarjen ku mbeti i vrarë Arbër Demiraj. Ai thotë se është elementare në hetimin e një ngjarjeje të pyetën familjarët e viktimave dhe të njihen me dosjen që ka përfunduar në gjyq. Ai thotë se Prokuroria jo vetëm që nuk e ka pyetur për ngjarjen ku mbeti i vrarë djali i tij, por edhe nuk e ka njoftuar për mbylljen e hetimit apo t’i japë një kopje të kërkesës për gjykim për të pandehurin që akuzohet se i vrau djalin. Ndërkohë, ditën e enjte, në orën 10:30, pritet që Gjykata e Tiranës të nisë procesin gjyqësor ndaj Kostandin Xhuvanit, i akuzuar për vrasjen e 4-fishtë të ndodhur mëngjesin e datës 4 nëntor në Rrugën e Elbasanit.

 

 Durrës/ Grabitën me thyerje 20 banesa në 11 muaj, arrestohen dy të rinj të dyshuar

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Durrësit të akuzuar për së paku 20 vjedhje banesash. Efektivet e policisë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Skolinat” bënë të mundur arrestimin e 22 vjeçarit Klean Sadikllari dhe të 26 vjeçarit Renato Taçe, që të nga Durrësi. Të sipërpërmendurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin në periudhën kohore Janar- Nëntor 2014 kanë vjedhur me thyerje 20 banesa të dokumentuara deri më tani. Rastet e vjedhjeve të dokumentuara nga uniformat blu janë renditur sipas datave. Më datë 10.10.2013 kanë vjedhur banesën e shtetasit 1. R.B, 64 vjeç, në lagjen Nr 17 Durrës. Më datë 10.11.2014, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.A, 56 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një biçikletë dhe disa sende të tjera. Më datë 25.11.2014 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.A, 28 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë disa vegla pune e sende të tjera. Më datë 29.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit I.M, 48 vjeç,banues në Durrës, ku kanë marrë një biçikletë dhe disa sende të tjera. Më datë 05.12.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.K, 64 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një kazan rakie dhe disa sende të tjera. Më datë 05.12.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit LL.ZH, 70 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një kazan rakie dhe disa sende të tjera. Më datë 10.09.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.T, 63 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë vegla pune dhe disa sende të tjera. Më datë 25.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit B.GJ, 38 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një gur freksibël dhe disa sende të tjera. Më datë 04.12.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.GJ, 26 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një biçikletë dhe disa sende të tjera. Më datë 28.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.S, 59 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë dy trapana dhe disa sende të tjera. Më datë 22.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit U.P, 39 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë katër bidona me raki dhe disa sende të tjera. Më datë 02.12.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit XH.S, 31 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një motorçikletë dhe disa sende të tjera. – Më datë 03.12.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit N.L, 47 vjeç, në lagjen Nr 17 Durrës, ku kanë marrë dy freza dhe disa sende të tjera. Më datë 06.12.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Xh, 31 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një pompë për lyerje dhe disa sende të tjera. -Më datë 15.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.K, 35 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një matrapik, dy fresibla dhe disa sende të tjera. -Më datë 28.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P, 48 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një kazan rakie dhe disa sende të tjera. Më datë 28.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetases R.H, 50 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një fresibël dhe disa sende të tjera. Më datë 28.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetases N.Q, 26 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një biçikletë dhe disa sende të tjera. Më datë 20.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit E.Ç, 39 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një motoçikletë dhe disa sende të tjera. Më datë 20.11.2014 kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.M, 43 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë një freksibël, një prerëse pllakash dhe disa sende të tjera.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency