Udhëtimi i ri NASA-s për në Mars

0
175

Udhëtimi i ri NASA-s për në MarsParaprakisht, shkencëtarët amerikane janë duke punuar për te ulur njeriun e pare ne një asteroid ne vitin 2025, për te kryer me pas hapin e madh, atë te pushtimit te Mars-it ne vitin 2030. Për shkencëtarët, Mars-i është i ngjashëm për nga pikëpamja e formacioneve qe e përbejnë me Token dhe kjo gjë do t’i ndihmoje ata qe te mësojnë edhe me shume nga e kaluara dhe e ardhmja e planetit tone. Mendohet se thellimi i studimeve te Marsit do te sjelle prova për ekzistencën e formave elementare te jetës, duke ndihmuar kështu për t’i dhënë kështu një përgjigje misterit me themelor te kozmosit për ekzistencën e jetës edhe ne planetë te tjerë veç Tokës. Qe prej 40 vitesh eksploratore robotike kane studiuar planetin e kuq, duke marre informacione te nevojshme për te kuptuar reagimin e organizmit njerëzor ne atmosferën dhe token marsiane dhe shtruar kështu rrugën për astronautët e pare te cilët do te zbresin me pas ne te. Hapi i pare i projektit te shekullit te NASA-s do te jete dërgimi i një misioni robotik me qellim riorientimin e një asteroidi ne orbitën e Hënës. Astronautët e anijes kozmike Orion mendohet qe te eksplorojnë asteroidin rreth vitit 2020 duke dërguar kampione ne Toke. Kjo eksperience do te ndihmoje NASA-n te provoje dhe konfirmoje teknologjitë e veta qe do te jene te nevojshme për dërgimin e mallrave dhe misionet humanitare ne Mars. Anija Orion është një version i përmirësuar i SLS dhe anija me e fuqishme kozmike e prodhuar ndonjëherë.

Ndërkohë një flotilje anijesh robotike ndodhen aktualisht ne Mars duke ndihmuar ne rritjen vektoriale te njohurive njerëzore për ate qe fsheh planeti i kuq. Rover-i Mars Science Laboratory Curiosity duke marre te dhëna për radiacionin ne sipërfaqen e planetit është duke ndihmuar për te përpunuar teknika qe do te sigurojnë ruajtjen e shëndetit te astronautëve qe do te eksplorojnë Mars-in dhe mbijetesën e tyre atje. Për te mundësuar realizimin e projektit me te madh hapësinor te ndërmarre ndonjëherë nga njeriu, inxhiniere nga e gjithë SHBA janë duke punuar për zhvillimin e teknologjive te reja qe do te bëjnë te mundur jetesën e astronautëve ne Mars, punën e tyre aty si dhe rikthimin shëndoshë e mirë në Tokë.

 

Hëna na ndryshon jetën

Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën – paraardhësit tanë kaherë e kanë pasur të njohur, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi.

Atë që e dinin gjyshërit tanë – tash është dëshmuar edhe shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë. Pas disa vite hulumtimi dhe studimi të bëra në këtë drejtim, Jehona Paunger dhe Tomas Pope, të arriturat e tre kërkimore rreth ndikimit të Hënës në përditshmërinë tonë, këto ditë, me sukses i kanë prezantuar në një artikull të gazetës më të lexuar gjermane “Bild”. Shikimi i këtyre dy studiuesve në lidhje me ndikimet e Hënës, ka ngjallur një interesim të madh tek lexuesit e kësaj reviste prestigjioze me tirazh disa milionësh. Por, çka do të duhej të dimë fillimisht për Hënën?

 

KATËR GJENDJET E HËNËS

Hëna në të mbushur shihet dy deri tri herë pas Hënës së re dhe duket si hije e argjendtë në errësirën e natës. Ajo përhap siguri, veçanërisht pas një etape të pesimizmit, me bindje se gjërat, megjithatë, sërish do të ecin para. Hëna e plotë është si një festë. Dielli dhe hëna qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe e marrin tokën në mes, si prindi fëmijën e tyre. Koha është për veprime të mëdha dhe dashuri. Hëna në të sosur simbolizon aktin e dhënies dhe dhuratat. Koha është për shërim (operacionet) dhe e përshtatshme për mbjellje dhe vjelje të bimëve. Hëna e re figurativisht simbolizon babanë. Kush agjëron në këtë ditë, ai e pastron mirë trupin nga helmet. Gjithashtu, edhe fillimi i ndonjë diete, çfarëdo nisme e re, biznes, ose farë kurimi për dobësim, në këtë periodë do të mbështetet nga Hëna.

 

KALENDARI HYJNOR

Hëna që “është ngrënë” pakëson energjitë tona. Trupi është i dërmuar dhe i rraskapitur, ka nevojë për qetësi. Është faza e pjekurisë dhe e gjykimit për spastrimin e keqkuptimeve brenda familjes dhe në profesion. Operacionet gjatë kësaj kohe kanë më shumë gjasa dhe mundësi të jenë të suksesshme, proceset e shërimit përparojnë, gjithashtu, më shpejt. Pastrimi, fshirja, larja dhe heqja e peshës bëhen më lehtë. Pastrimi i gjakut përmes çajit të hithit gjatë kohës sa Hëna “hahet”, është një mjet shërues i famshëm. Të vjetrit tanë e dinin mirë se, trupi pas një dimri rraskapitës është si i rrahur, gjë që ndikon në kolesterinën. Në pastrimin e hershëm – “pastrimi i gjakut”, në këtë periodë, aktivizon kapacitetin e plotë të funksionalitetit të veshkave. “Të vjelat” e kopshtit (kose të tarracës): bimë, perime dhe fruta të vilen shkurt pas Hënës së plotë. Ato pastaj kanë shije intensive. Edhe patatet dhe kërpudhat gjatë kohës së Hënës së plotë kanë aromë të plotë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency