Legjenda, miti dhe realiteti i njeriut

0
244

mistereQe në agimet e qytetërimit, njeriu është shtyrë përherë nga kureshtja për të ditur nëse egziston jeta në planete të tjera të Universit, e mbi të gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Përgjatë shekujve shumë filozofë, teologë e shkenctarë janë përballur me këtë problem duke sjellë argumente pro e kundër egzistencës së jashtëtokësorëve. Mbështetësi i parë i idesë së pluralizmit të botëve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar në shek. VI para Krishtit. Simbas këtij mendimtari, burimi i gjitha gjërave të njohura ishte një Element i Papërcaktuar e prandaj mund të egzistonin njëkohshëm shumë botë të tjera, të ndryshme mes tyre.

Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botëra të pafundme të banuara, tek të cilat gjithçka është e përbërë nga një llojshmëri e pafundme atomesh që shkëputen nga Pafundësia për t’iu nënshtruar atypëraty një rregulli të përkohshëm.  Atome të tilla mund të kalojnë edhe prej një bote në tjetrën, duke gjeneruar qënie shumë të ndryshme herë mbas here. Tezat e Epikurit qenë mbështetur në botën romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).

Në përgjithësi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezën e pluralizmit të botëve dhe çështjen e jetës jashtëtokësore. Pak mendimtarë (mes të cilëve citojmë Xhordano Brunon dhe Spinozën) u radhitën në favor të egzistencës së jetës në botëra të tjera.

Bazat e para shkencore që mbështetën idenë e jetës në planete të tjera u hodhën në shek. XVII, në vijim të vëzhgimeve dhe arritjeve të Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mërkuri, Jupiteri, Afërdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartë si planete, ndërsa mbi hënë niseshin të vëreheshin male dhe kratere. Në veçanti ai që zgjoi më shumë interes ishte planeti Mars, në sipërfaqen e të cilit mund të vëzhgoheshin hapësira të ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtërngata. Duke u nisur nga këto vëzhgime, lindi ideja që planeti mund të ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimë në kohët tona kur vëzhgimi i planeteve është bërë më i saktë dhe me i përkryer, falë përdorimit të teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, radioteleskopëve dhe dërgimit të sondave në hapësirë.

 

Miti dhe realiteti

Oqeanografi Robert Ballard ka deklaruar disa kohë më parë, se kishte gjetur gjurmë të Përmbytjes Universale në një vijë të lashtë bregdetare të vendosur ndërmjet Detit Mesdhe  dhe Detit të Vdekur, e cila qe zhdukur nga një përmbytje e tmerrshme rreth 8000 vjet më parë. Vetë Ballard pohon se zbulimi i tij përputhet me rrëfimin biblik.

Në të vërtetë, ndryshe nga ç’mund të besohet, legjenda mbi Përmbytjen Universale apo të një katastrofe të natyrave të ndryshme që mund të kenë goditur Tokën, nuk është karakteristikë e veçantë e traditës hebreo-kristiane, përkundrazi mund të pohohet se ajo është trashëgimi e miteve sumere, që qenë asimiluar nga Hebrejtë, të cilët në kohë shumë të lashta kishin jetuar në Mesopotami.

Në të vërtetë miti i Gilgameshit, heroit sumer që përbëhej nga dy të tretat hyjnor e një e treta njeri, tregon sesi ai, mbas vdekjes së mikut të vet Enkidu, u end i dëshpëruar në kërkim të paraardhësit të tij Utnapishtim (i cili ishte në zotërim të dijes që mund ta ringjallte mikun e tij!!!).

Me ta gjetur paraardhësin, Gilgameshi merr vesh se vetë Utnapishtimi, me dashjen e zotit Ea, ishte i vetmi i mbijetuar nga një përmbytje e shkaktuar nga zotat për të ndëshkuar njerëzimin e korruptuar. Vetë zoti Ea i dha Utnapishtimit masat e një anijeje që ai duhej të ndërtonte për të shpëtuar veten e për ta ruajtur të thatë “farën e të gjitha krijesave të gjalla”.

Mbas ditësh e ditësh lundrimi nëpër ujëra të trazuara nga tërbimi i elementëve, më në fund kur zemërimi i zotave u duk se qe fashitur, Utnapishtimi lëshoi më së pari një pëllumbeshë e mandej një dallandyshe të cilat duke mos patur se ku të ndalonin u kthyen sërish; atëherë ai lëshoi një korb i cili nuk u kthye më sepse gjeti ushqim me bollëk nëpër kufoma. Atëherë Utnapishtimi vendosi të zbarkonte në tokën e çliruar nga ujërat. I ngjashëm me Utnapishtimin është edhe bibliku Noe. Edhe popuj të tjerë të zonës euro-aziatike kujtojnë nëpër mitet e tyre katastrofa të ngjashme dhe njerëz të zgjedhur për ta shpëtuar e për t’i dhënë limfë të re genit njerëzor. Kështu në traditën greke gjejmë Deukalionin e Pirrën, burrë e grua, të cilët shpëtuan nëpërmjet një arke dhe arritën ta  ripopullonin tokën duke hedhur gurë mbas shpinë së tyre. Në Iran kujtohet Jima, ndërsa në Indi përmendet Baisbasbata. Më një legjendë universale kaq specifike, ku deri dhe kohëzgjatja e përmbytjes varion fare pak (mes 40-60 ditësh), duke na bërë të besojmë se më shumë se për një mit, është fjala për diçka absolutisht të vërtetë që ka shkaktuar një tronditje të thellë në njerëzimin botëror.

 

Parashikimi i vitit me numerologji

Ritmi i Vitit Personal bazohet te vibrimet e numave nga 1 deri te 9, duke krijuar kështu një cikël prej 9 vjetësh që qarkullon gjithnjë. Për të llogaritur vitin tuaj personal merrni datën dhe muajin e lindjes duke shtuar dhe vitin në të cilin jemi (jo vitin e lindjes). Për shembull nëse një person ka lindur me 13 prill (muaji 4) dhe tani jemi ne 2012, atëherë kryejmë veprimet: 13+4+ 2012 → 1+3+4+2+0+1+2 → 13 → 1+3 = 4 (pra viti personal i ketij personi me këtë datelindje në vitin 1012 do te jete 4). Numri duhet të reduktohet gjithnjë në njëshifror pavarësisht nga shuma që del. Dhe lexoni se çfarë parashikon viti juaj personal. Zakonisht viti juaj personal është viti nga ditëlindja në datëlindje dhe nuk nis me 1 janar, por me datën e lindjes suaj

 

Viti Personal 1…..një fillim i ri në jetën tënde

Ky vit është fillimi i një cikli 9-vjeçar për ty. Ai mban premtimin për një kohë, fillim të ri. Ka guxim, hapje, iniciativë, ide të reja. Energjia të mbështet drejtimet dhe idetë e reja. Forca fizike rritet pasi u përshtatet këtyre kërkesave. Të duket sikur nuk i bën dot ballë nevojës për ndryshim dhe vë të gjitha forcat në këtë drejtim. Nuk do ta kesh shumë të vështirë pasi të gjitha problemet dhe kundërshtitë së shkuarës janë fashitur duke ta lënë rrugën e hapur.

 

Viti Personal 2…..zhvillim, bashkëpunim dhe pritje

Ky vit mund të quhet me fjalët “Prit dhe Shiko”. Veten e shikon në një stad zhvillimi, por ende nuk ka ardhur koha të shtyhesh përpara. Është koha për bashkëpunim dhe ndërtim marrëdhëniesh nga të cilat do të përfitosh në të ardhmen, është një vit akumulimi dhe grumbullimi. Agresiviteti mund të shfaqë probleme tani. Duhet të jesh i përgaditur për të qënë i duruar. Ky vit është një testim për vetkontrollin tend. Puna me të tjerët të duket e vështirë nëse je mësuar të punosh vetëm në të shkuarën, por qetësohu dhe çlirohu. Kështu këshillohet edhe pse ky vit mund të ofrojë tensione nervore ekstreme. Ndërkaq, një marrëdhënie e ngushtë me një person të seksit tjetër , përfshi këtu edhe martesën, mund të jetë shumë e favorshme gjatë Vitit Personal 2. Nëse je i martuar afrimiteti me partnerin do të shtohet.

 

Viti Personal 3…. Zgjerim social dhe sukses në krijimtari

Ky është një vit social, i gëzueshëm dhe zakonisht ka prirje drejt së këndshmes dhe së ndritshmes. Ti mendon ta zgjerosh rrethin e miqve të vjetër me të rinj. Romanca dhe dashuria mund të lulëzojnë. Je i prirur ta jetosh jetën të plotë dhe nëse mendon se do t’i paguash më vonë pasojat. Je i prirur të harxhosh energji dhe të ndërmarrësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Mund të shkëputesh nga puna për t’u marrë ca kohë me veten, por kujdes se mos harron qëllimet e tua. Ky është një vit i mirë për të shpërthyer talentet krijuese. Në fushën e biznesit ky mund të jetë një vit shkatërrimtar. Kjo gjendje mund të sjellë edhe vendime të pamatura dhe jopraktike. Viti sduket se nuk është me fat për financat tuaja, por viti që vjen do të të kompensojë për këtë.

 

 Tissint, meteoriti që solli jetën nga Marsi

Aktualisht në Mars ndodhet një flotilje e vogël rover-ash të dërguara nga njeriu, të cilat janë duke analizuar sipërfaqen marsiane për të gjetur aty prova dhe dëshmi për ekzistencën e elementeve primitive të jetës. Por nëse ata janë duke e bërë atë miliona km larg nga Toka, një provë evidente e ekzistencës se jetës në Mars ndodhet në Toke. Guri që ka rënë në Tokë në vitin 2011 është një pjese e shkëputur nga një meteorit i cili është nisur nga Marsi rreth 700 mijë vite më parë dhe është quajtur Tissint.

Në përbërje të tij, shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë atë që mund të quhet më të drejtë si prova më e pakundërshtueshme e ekzistence se jetës në Planetin e Kuq. Shkencëtarët e Institutit Federal të Lozanës, në përbërje të të cilit ka firma të njohura nga Gjermani, Japonia, Kina, mbështesin mendimin se Tissint-i përmban prova të forta në mbështetje të idesë se ekzistencës se jetës në Mars.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency