Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

0
159

Nikola Tesla

Një rast tjetër i grabitjes së kulturës dhe historisë shqiptare-arbërore prej serbëve dhe grekëve

Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit “John J. O’Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Tree, 2007 – Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëherë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA-së në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla u bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pashkolluar, por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperëndimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).

Nikolla Tesla e quanin të krishterë ortodoks, por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare ishin të pasigurta në bazë të deklaratave që ai bënte për fenë (sipas libri i autorit J. J. O`Neil, 2007).

Ndërkaq, në gazetën “Vecernje Novosti” – Lajmet e mbrëmjes (www.novosti.rs) të datës 4 maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA. Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjeshtrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperëndimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë, kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshatit të asaj “Serbije Jugperendimore” nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.

Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht… deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe më pastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime. Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare.

Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekët, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.

Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amerikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet elektrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente. Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkencëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mos përfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentet dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj.

Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.

Përgatitur nga Fahri Xharra

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency