Për shqiptarët/ Willson kundër, Planet e Italisë për të kthyer Adriatikun në një liqen italian

0

3a21763vCilat vende u përfshinë në konfliktin më të ashpër për marrjen e brigjeve të Adriatikut? Cili ishte mesazhi i Presidentit Willson për Italinë dhe Jugosllavinë? Çfarë përmbante memorandumi i `19-ës drejtuar delegacionit italian edhe për çështjen e Adriatikut? Cili ishte opinioni i Presidentit amerikan për traktatin e fshehtë të Londrës? Si i pasqyroi gazeta “Albania” interesat e fuqive të mëdha? Cilat ishin intrigat italiane për shndërrimin e Adriatikut në një liqen italian?

Loading...

Ne kohen kur diplomacite e Fuqive te Medha po ballafaqoheshin me veshtiresite dhe mosmarreveshjet e medha per perfundimin e traktateve te paqes me fuqite e mundura ne lufte, nje konflikt i veçante dhe i mprehte ishte ai qe quhet “çeshtja e Adriatikut”.

Kjo çeshtje kishte te bente me ndarjen e influencave qe kishte Austro-Hungaria. Situata pas luftes kishte vene perballe njera-tjetres Italine dhe Jugosllavine. Ne Konferencen e Paqes, Italia ishte orientuar drejt marrjes se territoreve te premtuara ne Traktatin e Fshehte te Londres. Por, Italia kerkonte edhe portin e Fiumes, gje qe binte ndesh me interesat e Jugosllavise. Kjo ngjalli nje konflikt, i cili arriti ne nje pike kritike qe detyroi nderhyrjen e Presidenti Willson qe, ne mesazhin e tij me 14 pikat drejtuar Kongresit amerikan pa mbaruar ende lufta, ne fillim te janarit 1918, i referohej parimit te kombesise si baze e rregullimit te paqes pas luftes.

Kjo prekte interesat territoriale te Italise, pasi nje nga pikat kishte te bente me “kufijte e saj (Italise) qe, gjithashtu, duhej te caktoheshin sipas linjave te qarta te Kombesise”. Pas nje viti, ne Konferencen e Paqes, ai ripohonte qendrimin amerikan kunder synimeve territoriale te Italise. Memorandumi i 14 prillit 1919, drejtuar delegacionit italian ne Lindje, kishte te bente edhe me çeshtjen e Adriatikut. Ky memorandum perbente njekohesisht edhe nje platforme qe permban vijat kryesore te politikes se jashtme te SHBA ne kete faze. Ky dokument perbente nje fakt te ri per politiken e SHBA, e cila ishte duke thyer kanunet e vjetra te diplomacise se Fuqive te Medha. Willson ishte i bindur qe Traktati i Fshehte i Londres nuk mund te vihej ne zbatim ne kushtet e krijuara ne lindje, pasi Perandoria Austro-Hungareze nuk ekzistonte me. Vija e hequr nga Pakti i Londres, sipas Willsonit, ishte hequr per qellime te caktuara qe te krijonte nje siguri te plote per Italine kunder çdo veprimi armiqesor ose agresioni ndaj Austro-Hungarise.

 

Memorandumi amerikan per traktatin e Londres

Por duke u vendosur drejt ne kohe, ishte akoma shpejt qe mentaliteti tradicional i diplomacise evropiane te kapercehej plotesisht. Willson nuk mund t’i shpetonte plotesisht logjikes se Fuqive te Medha. Per kete, ai do te ishte dakord qe Italia te merrte gjithe sa ishte akorduar nga Pakti i Londres, gjate gjithe kufirit te saj verior dhe ku territori i saj takon me territorin austriak”. Megjithate, atmosfera ne Konferencen e Paqes ishte tensionuar midis SHBA dhe Italise, per shkak te mosmarreveshjes lidhur me çeshtjen e Adriatikut. Ne kete angazhim te SHBA per zgjidhjen e problemeve qe kishin dale ne Konference, duke u munduar te hidhte poshte Traktatin e Londres 1913, ajo i beri nje thirrje Italise, qe “ajo (Italia) te vendoste te rrethohej tani e tutje nga vende miq, t’u tregonte popujve te çliruar serish ndjenjat me fisnike te shpirtmadhesise, bujare, miqesore dhe preferencen per drejtesi ne vend te interesit te ngushte”. Amerika vazhdonte te kundershtonte ne perputhje me parimet e pergjithshme te rregullimit te problemit te pranuar nga Fuqite e Medha. Ajo ishte kunder, “qe nen sundimin italian te viheshin shumica e popullsise sllave ne Adriatikun lindor”. Ne memorandumin e 28 qershorit 1919, vihej theksi ne faktin se, aktet nderkombetare, nder to edhe Traktati i Londres, ishin hartuar ne kohe te ndryshme dhe nen shtytjen e faktoreve krejt te ndryshem, “prandaj jane pjeserisht te vjeteruar ose po behen te tille…, prandaj edhe nuk mund te zbatohen ne teresine e tyre”.

Ne kete memorandum, shpjegohet se situata ne kushtet e reja duhet te trajtohet serish me pjesemarrjen e fuqive qe do te trajtonin çeshtjen e Adriatikut, ku duhej te perfshihej edhe Amerika, si nje faktor kryesor ne situatat e reja. Kjo do te behej per te arrire ne nje zgjidhje qe te plotesoheshin edhe interesat materiale te Italise, por pa harruar edhe te drejtat e fqinjeve te saj. Ne kete memorandum mungonte, ne pergjithesi, fryma e leshimit dhe u vihej kufiri synimeve italiane. Memorandumi mbyllej me idene se, “ne qofte se Italia synon te realizoje me ane te forces ate qe ajo e quan si nje te drejte te saj, rezultati i pashmangshem do te jete nje izolim i plote”. Ja si e pasqyron “Albania” politiken e Fuqive te Medha per çeshtjen e Adriatikut nga shkaku i qendrimit qe mori Amerika: “Italia u mundua te beje Adriatikun nje liqen italian. Aleatet e saj nuk e lejojne te plotesoje ambiciet e saj ne Adriatik”. Por politika italiane, e dalluar per intrigat e saj, punonte per te realizuar me patjeter interesat ne Adriatik. Dy lideret e politikes italiane dhe jugosllave, perkatesisht Niti dhe Pashic, kishin arritur ne nje marreveshje ne çeshtjen e Adriatikut. Sipas nje telegrami qe i vinte “Albanias”, “Fiume do te vihej nen sovranitetin e Italise, Shkodra do t’i jepej Jugosllavise, Abacia do t’i mbetej Italise dhe jugosllaveve do t’u jepej shpagim ne buzen e Dalmacise”.

 

Çeshtja e Adriatikut, konfliktet italo-serbe

Çeshtja e Adriatikut ishte rezultat i kontradiktave midis Italise e shtetit serbo-kroato-slloven per ndarjen e tokave te ish-perandorise Austro-Hungareze gjate bregut lindor te detit Adriatik. Politika e Romes kerkonte te aneksonte si viset bregdetare te Adriatikut lindor, siç parashikohej ne Traktatin e Fshehte te Londres, e qe banoheshin pjeserisht ose teresisht nga sllave, ashtu edhe qytetin e Fiumes, qe banohej nga pjesa me e madhe nga popullsi italiane, por qe sipas traktatit duhej te mbetej e Jugosllavise”. Franca dhe Anglia, te prirura te mbeshtesnin shtetin e Jugosllavise dhe pastaj ta perdornin ate si kunderpeshe ndaj Italise, nuk u dhane perkrahje te plote pretendimeve italiane ne Adriatikun lindor. Sikurse shkruante anetari i delegacionit anglez ne Konferencen e Krou Forin Ofisit, Jugosllavia do ta perdorte Shqiperine si nje leve, ne menyre krejt te ligjshme “per te shkeputur koncensione nga Italia”. Ndersa SHBA, edhe pse kishte pranuar te drejten e Italise per kontrollin e Adriatikut, duke i njohur asaj zoterimin e disa pikave strategjike ne kete det, kundershtoi “aneksimin e territoreve te banuara prej sllavesh”. Ky qendrim ishte pritur me kenaqesi nga Beogradi. Trumbici i raportonte qeverise se tij se, “momenti eshte i volitshem dhe se u gezuam shume nga qendrimi i Willsonit”. Politika jugosllave punoi te perfitonte nje mbeshtetje me te gjere nga Amerika. Ky ishte edhe qellimi i takimit te Pashicit me Willsonin, me 17 prill 1919. Jugosllavet e shprehen hapur politiken e tyre nepermjet sloganit: “Ballkani per ballkanasit” dhe e shihnin me sy jo te mire memorandumin e 14 prillit, i cili parashikonte qe Vlora t’i jepej Italise. Kjo, sipas Pashicit, ishte nje burim mosmarreveshjesh ne Ballkanin e trazuar. Pare ne kete kendveshtrim, politika jugosllave u mundua te fitonte mbeshtetjen e Willson-it lidhur me bashkimin doganor, politik dhe ushtarak te Jugosllavise me Shqiperine. Duke pare pozitat e Italise dhe te Jugosllavise, mund te thuhet se Italia ishte e njohur si nje faktor politik me influence ne Ballkan dhe me interesa me te gjera, ndersa shteti jugosllav nuk mund te kishte te njejtin rol si Italia. Por, ne rivalitetin italo-jugosllav, Fuqite e Medha u munduan te aplikonin politiken e tyre te vjeter te ekuilibrit te forcave.

 

Kisinger per konfliktin e Adriatikut

Ja si e trajton kete problem Henri Kissinger: “Udheheqesit evropiane nuk kishin kategori mendimi per te kapur pikepamje te tilla. As institucionet e tyre te brendshme dhe as rendi i tyre nderkombetar nuk bazoheshin ne teori politike, qe nisnin nga miresia thelbesore e njeriut. Ato me teper ishin krijuar per te vene egoizmin e shprehur te njeriut ne sherbim te nje te mire me te larte. Diplomacia evropiane nuk predikonte natyren paqesore te shteteve, por prirjen e tyre per lufte, e cila ose duhej te dekurajohej ose te ekuilibrohej”. Jugosllavia, per te nxjerre perfitime nga nje coptim i mundshem i Shqiperise, ne maj-qershor u njohu Fuqive te Medha noten, qe kerkonte qe kufiri i ri shqiptaro-jugosllav te kalonte ne Drinin e Zi deri ne bashkimin e tij me Drinin e Bardhe dhe, qe andej, te ndiqte rrjedhen e tij deri ne detin Adriatik. Ndersa dy nota te tjera, te 27 majit dhe 10 qershorit, perseritnin alternativen se “ne raste se Italia do te ishte e pranishme ne Shqiperi, Jugosllavia do ushtronte te drejten e saj per te aneksuar territoret shqiptare ne anen e djathte te Drinit”. Çeshtja e Adriatikut doli me ne pah si çeshtje e rendesishme menjehere pas trajtimit te çeshtjes se Gjermanise. Fuqite e Medha tashme u treguan me aktive ne gjetjen e nje zgjidhje ne rivalitetin italo-jugosllav. Qeveria e Nitit qe erdhi ne fuqi ne qershor 1919, u perpoq te realizonte interesat e politikes italiane nepermjet kompromisit. Ky ishte nje qendrim me i moderuar dhe me i favorshem per te perfituar ne çeshtjen e Adriatikut. Qeveria italiane po mundohej me te gjitha mjetet diplomatike per te realizuar endrren “Adriatikun, si liqen te saj”. Niti, nga ana e tij, komunikoi disa propozime qe synonin te ndryshonin memorandumin e perbashket qe iu komunikua zotit Scialona nga perfaqesuesit e SHBA, Frances dhe Britanise, me 9 dhjetor 1919. Clemenso dhe George nxiten menjehere mbajtjen e negociatave midis qeverise italiane dhe perfaqesuesve jugosllave dhe arriten keshtu ne nje projekt rregullimi, te cilin e quajten si sistemin me te mire te pajtimit, praktikisht te mundshem midis pikepamjeve italiane dhe jugosllave. Detajet e ketij rregullimi jane si vijon:

Qeverite franceze dhe britanike ishin te prirura te mendonin se ne praktike te gjitha pikat e rendesishme te memorandumit te dhjetorit 1919 mbeteshin te paprekura, por, nderkohe kishin marre dhe aprovimin e kryeministrit italian. Vetem dy pika te memorandumit kishin pesuar ndryshime dhe te dyja kishin te benin me favoret e Jugosllavise. Se pari, shteti i lire i Fiumes qe kishte shkeputur 200 mije jugosllave nga atdheu i tyre, nuk eshte me, tre te katertat e kesaj popullsie i bashkangjiten tani pergjithmone Jugosllavise. Ne kembim t’i leshoheshin territore ne te cilet jetojne rreth 50 mije sllave, veç atyre qe prekeshin nga propozimi i Willsonit. Fiume behej nje shtet i pavarur nen garancine e Lidhjes se kombeve dhe autoriteti i kesaj te fundit do te ishte absolut ne portin e Fiumes dhe i drejtperdrejte per te gjithe te interesuarit. Kryeministri francez dhe ai anglez mendonin se duhej te “merreshin menjehere masa te tilla”, qe te mundesonin kapercimin e situates qe ishte midis dy aleateve te saj nepermjet konsultimeve te thella e te panderprera, duke perfituar nga rasti qe te gjithe ishin te grumbualluar ne Paris. Kryeministrat e Frances dhe Anglise, ne pergjigje te notes se 10 shkurtit te Presidentit Willson, bene verejtje se i jepet Italise nje rrip i ngushte territori qe shtrihet gjate bregdetit ne Fiume. Persa i perket Shqiperise, ishte bere nje perpjekje per te plotesuar nevojat thelbesore te te gjitha paleve te interesuara. Detajet e administrimit te Shqiperise nga Jugosllavia e Greqia nuk ishin perpunuar ende, por gjate punes nuk do te liheshin menjane ndjenjat dhe interesat e popullit shqiptar, “do te behen te gjitha perpjekjet, ne menyre qe te merren parasysh plotesisht gjate pregatitjes se rregullimit perfundimtar”. Memorandumi i 9 dhjetorit hidhte poshte kombinacionin qe lidhte Fiumen me Italine nepermjet nje rrypi te ngushte bregdetar dhe e quante si te pazbatueshem, sepse mund te shkaktonte komplikacione te jashtezakonshme ne lidhje me funksionimin e doganave, sherbimin e rojeve bregdetare dhe çeshtje te tjera. Ky memorandum hidhte poshte kerkesen e Italise per aneksimin e Triestes ne teresine e saj, duke u nisur nga fakti se nje aneksim i kesaj natyre nuk mund te perligjej nga asnje argument strategjik ose ekonomik. Por ne favor te ketij propozimi ishte vetem deshira e Italise per te marre territore te tjera te banuara nga popullsi qe dihej se ishin jugosllave. Qeverite franceze dhe angleze paten shprehur aprovimin e tyre per menyren se si i pati pritur Presidenti te gjitha kerkesat e papritura here pas here nga Italia, per te perfshire territore me popullsi italiane. Opinioni i tyre i perbashket ka qene “se nuk eshte as e drejte, as zgjidhje, qe te aneksohen si plaçke lufte territore te banuara nga nje race e huaj”. Megjithate, aneksimi i Istrias ishte parashikuar ne 14 janar, ndersa ai i 9 dhjetorit kishte patur kujdesin te perjashtonte çdo forme sovraniteti te Italise mbi Fiumen. Sipas mendimit te politikes amerikane, memorandumi i 14 janarit i kishte hapur rruge kontrollit te Italise mbi marredhenjet e jashtme te Fiumes. Kjo perbente nje menyre per te vendosur sovranitetin e Italise mbi portin e nje vendi fqinj dhe, per pasoje, lehtesonte nderhyrjen italiane ne kete territor te lakmuar. Nje zgjidhje e tille, bashke me shtrirjen e Italise ne Fiume, bente te mundur pergatitjen ne nje te ardhme te aneksimit nga ana e Italise. Memorandumi i 9 dhjetorit siguronte mbrojtjen e nevojshme te vijes hekurudhore, e cila, ne veri lidhte Fiumen me brendesine e vendit. Ai i 14 janarit i jepte Italise pozicione strategjike, qe e “komandonte nga fare afer vijen hekurudhore ne nje numer te caktuar pikash kritike”. Keto dispozita te negociuara nga fuqite e medha, pa dijenine e Amerikes, e ndryshonin te gjithe rregullimin e çeshtjes se Adriatikut.

 

 

Loading...