Reali Madrid, kontratë me Audin

0
145

23A3790800000578-0-image-a-19_1417627048754Pas Bajernit të Mynihut, Milanit e Barcelonës edhe klubi i futbollit Real Madrid dhe gjiganti gjerman i automjeteve “Audi”, kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi sipas së cilës një prej sponsorëve të klubit 10 herë kampion Evrope do të jetë edhe marka e njohur e makinave. Për këtë arsye, siç është bërë traditë tashmë “Audi” u ka dhuruar futbollistëve të Realit nga një makinë, të cilat mund t’i përdorin përgjatë gjithë sezonit. Ronaldo me shokë tashmë në koleksionin e tyre të makinave edhe prodhimet e fundit të “Audit”.

 

 E dashura e Holebasit ndez Serinë A

Hoze Holebas nuk është i suksesshëm vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Mbrojtësi grek i Romës është në lidhje me modelen Diana Junker. Fotografitë e biondes gjermane janë publikuar sot edhe nga mediat në Itali, të cilat e fusin atë mes femrave më hot të Serisë A dhe jo vetëm. Tashmë emri i tij duket se do të përflitet më shumë për historitë rozë.

 

 Ish-ja e Blerim Xhemailit, në lidhje me Verratin

Pasi i dha fund lidhjes disavjeçare me shqiptarin Blerim Xhemaili, bukuroshja italiane Alesia Tedeski duket se ka gjetur një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mesfushorin e PSG-së, Marko Verrati, 22-vjeçari, i cili është fotografuar nga revista “Novella 2000” duke u përqafuar me 23-vjeçaren. Ajo shfaqet në foto e mërzitur dhe gjen paqe në gjirin e futbollistit, ndërsa ky i fundit duket më se i lumtur. Blerim Xhemaili është duke përjetuar një lidhje të lumtur me bukuroshen shqiptare Erjona Sulejmani.

 

Mançesteri feston Krishtlindjet para kohe

Katër fitoret radhazi duket se i kanë bërë mirë Mançester Junajtitd. “Djajtë e kuq” janë mbledhur sërish dje në “The Place” në Mançester për darkën e përvitshme të Krishtlindjeve, edhe pse festa do edhe 21 ditë të vijë. Një pjesë e futbollistëve ishin të shoqëruar nga bashkëshortet dhe të dashurat e tyre, ndërsa një pjesë tjetër si Adnan Januzaj, Maruan Fellaini, David de Gea etj ishin vetëm. Darka ishte e gjatë ndaj dhe në dalje një pjesë e futbollistëve kishin shenja vere në këmishë apo të pamundur për të përdorur vetë makinën.

 

Trajneri i Monpeljesë qesh me Nojerin

Roland Kurbi, trajneri i skuadrës franceze Monpelje, ka qeshur me të madhe kur në një konferencë shtypi është pyetur për mundësinë që Manuel Nojer të fitojë “Topin e Artë”. Ai tha se askush nuk do të thotë pas 30 vitesh se portieri gjerman ka qenë futbollist më i mirë se Mesi dhe Ronaldo, dy kandidatët e tjerë për çmimin. “Kur t’ju pyesin nipërit pas 30 vitesh nëse Nojer ka qenë më i mirë se Ronaldo apo Mesi, nuk besoj se do i përgjigjeni me PO. Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të kaluar, Nojer pësoi 4 gola ndaj Real Madrid”, – tha trajneri francez duke iu referuar gjysmëfinales së kthimit Bajern Mynih-Real Madrid. Kurbi shtoi: “Rolet në futboll janë shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Të jesh portier është komplet ndryshe nga çdo rol tjetër. Nuk bëhen dot krahasime të tilla”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency