Pastrimi i parave, motra e qelbur e korrupsionit

0

Transparency International: Lufta kundër pastrimit të parave është ndihma më e mirë për zhvillimin

Loading...

Pastrimi i paraveVendet në zhvillim shënojnë norma të shkëlqyeshme të rritjes ekonomike, por kanë edhe një problem të madh: korrupsionin. Ky është përfundimi i organizatës kundër korrupsionit Transparency International (TI) me qendër në Berlin. Rënien më të madhe në indeksin global të korrupsionit, TI, që botohet çdo vit, e shënon Turqia, e cila ka rënë nga vendi i 53-të në të 69-in. Edhe Kina, e cila renditet në vendin 104 ka shënuar përkeqësim. Edhe pse Pekini po zhvillon një fushatë kundër korrupsionit, kjo nuk drejtohet tek rrënjët e problemit, kritikon drejtori i sektorit të hulumtimeve të Transparency për Gjermaninë, Finn Heinrich. Në Kinë përndiqen disa pak politikanë dhe zyrtarë të korruptuar. Por është e nevojshme është një transparencë më të madhe në administratë, mbrojtja më e mirë e informatorëve, pjesëmarrja e qytetarëve në funksionimin e shtetit dhe pavarësia e gjykatave.

Edhe Rusia që renditet në vendin 144 nga 175 vende të regjistruara, Brazili në vendin e 69-të dhe Afrika e Jugut në vendin e 71-të paraqiten mjaft keq sa i përket korrupsionit.

Sipas Heinrich për shkak të korrupsionit në këto vende rrezikohet edhe qëndrueshmëria e zhvillimit ekonomik, sepse korrupsioni minon besimin tek ekonomia dhe te strukturat shtetërore dhe është faktor rreziku për investitorët.

Shembull i mirë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit janë sipas indeksit prej vitesh vendet skandinave dhe Zelanda e Re. Gjermania sikurse në vitin 2014 renditet në vendin e dymbëdhjetë.

 

Një trilion dollarë për ryshfete

Kryetarja e Transparency për Gjermaninë, Edda Müller, i kërkoi qeverisë gjermane të bëjë më shumë në luftën kundër pastrimit të parave. Pastrimi i parave është “motra e qelbur e korrupsionit”, – tha ajo. Qeveria gjermane duhet të këmbëngulë në negociatat aktuale në Bruksel për një direktivë të re të BE-së kundër pastrimit të parave dhe për rregulla të qarta dhe të rrepta. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore çdo vit në botë paguhen se rreth një trilion dollarë për ryshfete.

Kjo i përgjigjet 12 për qind të prodhimit bruto ekonomik në botë dhe deri në 30 për qind të ndihmave për zhvillimin. “Ndihma më e mirë e zhvillimit për vendet në zhvillim është për këtë arsye tharja e mundësive për të fshehur të ardhurat nga korrupsioni dhe rikthimin e tyre në ciklin ekonomik me ndihmën e pastrimit të parave”, – tha Müller.

 

Pesë kërkesa për qeverinë gjermane

Kryetarja e Transparency për Gjermaninë Müller shtroi pesë kërkesa për qeverinë gjermane. Krijimin e një regjistri për personat që regjistrojnë firma fantazmë, sikurse është bërë në Danimarkë. Publikimin e sanksioneve që merren në rastin e pastrimit të parave për banka të caktuara. Dënimin e përsëritur për rastet e pastrimit të parave dhe kontrollin e sektorit jofinanciar si blerjen e pasurive të patundshme, objekteve të luksit dhe sektorin e lojërave të fatit. Si mjaft të rëndësishëm për vendet në zhvillim Kryetarja e Transparency për Gjermaninë veçoi kthimin e parave të fituara ilegalisht në këto vende, të cilat janë të depozituara në bankat gjermane. Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë gjermane që personat që kanë llogari bankare të dyshimta duhet të provojnë se këto para i kanë fituar me rrugë legale.

Loading...