Shpërthim bërthamor në Ukrainë

0
136

shperthimNë Juglindje të Ukrainës ka ndodhur një shpërthim bërthamor. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’. Kryeministri ukrainas ka urdhëruar menjëherë ministrin e energjisë që të thërras një konferencë për shtyp. Ndërkohë që detaje të tjera priten në vazhdim. Nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar. Sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, ku është stacioni më i madh bërthamor i energjisë në Evropë. Sipas Reuters, ky është një central bërthamor në qytetin e madh Zaporizhia, i cili ka afro 800.000 njerëz. Stacioni është i vendosur në lumin Dnieper, dhe është më i madhi bërthamor në Evropë dhe stacioni i pestë më i madh në botë. Ai prodhon rreth një të pestën e totalit të kërkesës ukrainas të energjisë elektrike. “Ne jemi në dijeni se ka pasur një aksident në centralin bërthamor Zaporozhye,” tha Yatsenyuk. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax se incidenti ishte në bllokun 3 të termocentralit – vend – një reaktor 1000 Megawatt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency