Dy skemat/ Si do paguhen borxhet dhe kamatvonesat për energjinë

0
121

kamatvonesat për energjinëKëshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së ka vendosur këto ditë lidhur me mënyrën e re të pagesës së detyrimeve të prapambetura të konsumit të energjisë elektrike.

Sipas vendimit, vetëm konsumatorëve familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatëvonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi. Nga këto masa përjashtohen subjektet e biznesit.

Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, OSHEE nuk do të llogarisë më kamatëvonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.

Shoqëria do të marrë masa që të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2.500 lekë në muaj.

Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1.000 lekë në muaj.

Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike, të cilët bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal + kamatë vonesë), Shoqëria OSHEE sh.a do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në nivelin prej 80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatëvonesa. Kjo mundësi pagese do të jetë e vlefshme deri në datën 1 mars 2015.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 1 dhjetor.

 

 Banka Botërore: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, në prag krize energjetike

Banka Botërore lajmëron se Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) do të përjetojnë një krizë rajonale të energjisë për shkak të pamjaftueshmërisë të furnizimit nga burime të brendshme. Në një studim të fundit për efektet që po krijon energjia në ekonominë rajonale, llogaritet se, importet e energjisë përbëjnë deri në 44 për qind të totalit. Kostoja e importit të energjisë u vlerësua në mbi 3 miliardë euro gjatë vitit 2012. Gjatë dy dekadave të ardhshme, kërkesa për energji është parashikuar të rritet me gati 70 për qind. Rritja e kërkesës në këto nivele kërkon të paktën 53 miliardë euro deri më 2030. Por Banka Botërore lajmëron se, sfida e sigurimit të burimeve të mjaftueshme të energjisë do të jetë e nevojshme për të ruajtur rritjen ekonomike dhe për të përballuar konkurrencën që do të vijë nga anëtarësimi në BE.

Duke parë mundësitë e kufizuara të vendeve për investime, Banka Botërore rekomandon përdorimin eficent të energjisë nga të gjithë grupet e konsumatorëve. Rritja e përdorimit të gazit dhe llojeve të tjera të karburantit do të ishte një alternative. Studimet kanë treguar se vetëm sektori publik i rajonit ka shpenzuar 400 milionë euro në vit për godinat publike. Një studim ka treguar se, 1 euro e investuar në eficensën e energjisë kthen një përfitim 4-5 euro.

Banka Botërore analizon se 100 milionë euro të kursyera nga shpenzimet qeverive për energjinë mund të çlirojnë 15 mijë deri në 19 mijë vende të reja pune. Potenciali i konsiderueshëm i kursimeve të energjisë ekziston në ndërtesa. Aktualisht, ndërtesat konsumojnë rreth gjysmën e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Kursimet e vlerësuara të energjisë në ndërtesa të shkojnë në mes 20 për qind dhe 40 për qind. Në një vlerësim të vitit që shkoi, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS) arriti në përfundimin se kursimet vjetore të energjisë arrijnë në rreth 462 milionë euro për të gjithë rajonin ose afro 8 miliardë kilovat-orë. Qeveritë e rajonit kanë identifikuar përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesa si prioritet kyç dhe kanë ndërmarrë hapat fillestare të politikës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency