Çmimi i energjisë, ERE vendos më 5 dhjetor

0
157

energji-300x192Enti Rregullator i Energjisë  pritet të bëjë publik vendimin që ka marrë përballë kërkesave të tre operatorëve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes për rritje të çmimit të energjisë elektrike, më datën 5 Dhjetor.

Pas seancave dëgjimore me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ERE në një seancë zyrtare të hapur për mediat  do të bëjë publik vendimin e saj.

KESH ka depozituar kërkesën pranë ERE-s duke kërkuar që çmimi të rritet nga 2.2 lekë/kwh, në 3.4 lekë/kwh për energjinë e shitur tek OSHEE.

OSHEE ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë me 5 lek/kwh, pra nga 7 lek/kwh që është sot kërkon që çmimi të jetë në 12 lek/kwh.

OST nga 0,65 lek/kwh që trasmeton sot energjinë në transmetim, kërkon të bëhet 0,71 lek/kwh, dhe kjo tarifë që i faturohet OSHEE-së.

Nga data 1 janar 2015,  heqja e fashës 300 kwh/muaj pritet të ndryshojë çmimin e energjisë, që sot është 7.7 lek/kwh, por sesa do të jetë ky ndryshim, i mbetet  Enti Rregullator i Energjisë (ERE) të vendosë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i energjisë do të jetë i mesatarizuar, ndërsa Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe ka deklaruar se nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency