Superliga Shqiptare/ Tirana ndal hapin, barazon me Laçin, Partizani merr kreun ndaj Teutës

0

teuta partizaniBardheblutë nuk kanëmarrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçianve që arritën të dilnin me pikë ndaj favoritëve kryeyqytetas

Loading...

Të kuqtë arritën të bënin gjithçka mirë duke mpsohtur me rezultatin minimal 0-1 Teutën, duke i rrëmbyer kështu Tiranës pozicionin e parë

Kampionati Shqiptar ka dhuruar spektakël me sfidat e djeshme teksa janë luajtur ndeshje që kanë pasur përballë rivalie direktë më njëri tjetrën.Në kryqytet janë përballur Laçi me Tiraën. Dy skuadra qësa herë ndeshen me njëra tjetrën prodhojnë spektakël. Ndeshja u mbyll me barazim duke vërtetuar edhe njëherë se Laçi është“macja e zezë” për kryqetetasit që nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim. Skuadra e Cugut ishte mjaft e organizuar në aspektin difensiv dhe kishte krijuar një grup mjaft të konsoliduar që nuk krijonte hapësira për të finalizuar. Ndërsa nga ana tjetër trajneri i bardhebluve Gugash Magani në mungesë të Elis Bakaj-t dhe Stivi Frashrit të skualifikuar ia besonte portën Edvan Bakaj-t ndërsa në sulm propozonte që nga minuta e parë dyshen Morina-Ndikumana me Mucën që luante disi më i avancuar nga pozicioni i tij natyral. Mungesat ishin prezent edhe në radhët e Lacit ku më tepër binin në sy ato të Cetkovic dhe Xhejms. Rastin e parë për gol në këtë sfidë e pati Tirana në minutën e 4-t. Një harkim i Ndikumanës nga e majta e sulmit nuk u kontrollua sic duhet nga nga Vujadinovic, nga pasiguria e portierit malazez përfitoi Morina, por topi i goditur nga ky i fundit u largua mbi vijën fatale të portës nga njëri prej mbrojtësve miq. Për të parë një tjetër tentativë drejt portës duhej pritur minuta e 27-të kur Gentian Muca pati në këmbët e tij shansin e artë por goditja e futbollistit gjeti grushtat e Vujadinovic, ndërsa në vijimin e aksionit Curri u peshkua në pozicion jashtë loje edhe pse nuk arriti dot të shënonte.Deri në fund të pjesës së parë rrjetat mbetën të paprekura pavarësisht ndonjë aksioni sporadik dhe pa shumë pretendime nga të dyja skuadrat. Që Tirana nuk ishte e kënaqur me vetëm një pikë në këtë sfidë kjo u pa qartë në lëvizjen e trajnerit Magani i cili në startin e fraksionit të dytë hodhi në fushë sulmuesin Kagere, duke lënë në dhomat e zhveshjes kosovarin Argjend Malaj.Tentativa e parë e bardhebluve në pjesën e dytë ishte pikërisht e Kageres që goditi me kokë në 58-ën por asnjë vështirësi për Vujadinovic.5 minuta më pas Kërciku gjeti shumë bukur me një krosim nga e djathta e sulmit Kageren por sulmuesi nga Rëanda nuk arriti të gjente dot katërkëndësishin e portës.Sfida e Qemal Stafës vazhdoi me dominimin e skuadrës vendase por fati nuk ishte me Ervin Bulkun në minutën e 73-të.Kapiteni i kryeqytetasve me një inkursion personal i shkoi shumë pranë golit por goditja e tij nga distanca përfundoi paksa mbi traversë.Në minutën e 89-të provoi edhe Taku por as mesfushori nuk e kishte saktësinë e duhur në finalizim. Në Qemal Stafa gjithçka u mbyll me shifrat e barabarta 0-0, rezultat ky që i prish punë Tiranës, që humbi kështu një mundësi të mirë për të shfrytëzuar faktorin fushë. Pas ndeshjes Magani u shpreh se rezultati ishte i kënashëmpër atëçka u pa në ndeshje. Sipas teknikut skuadra e dinte që do ta priste një mbrojtje mjaft e fortë dhe ishin përgatitur por që nuk arritën të dilnin me tre pikë. Pavarësisht kësaj bardheblutë gjenden në vendin e dytë, duke qënë komod dhe u jep mundësinë përtërivalizuar me Partizanin pasi kanë vetëm një pikë diferencë.

 

Partizani Teuta 0-1

Partizani rimerr vendin e parë duke parakaluar rivalët historikë të Tiranës pas fitores ndaj Teutës. Një sfidë e cila pritej që do të ishte e vështirë mirëpo ekipi i Duros arriti ta finalizonte me sukses duke merituar edhe “fronin” e kryesuesit. Sfida që u zhvillua në “Niko Dovana”, ka qenë e ndezur, me sulme e kundërsulme në të dyja portat respektive. Pjesa e parë ka qenë më e kontrolluar nga “demat”, që kanë pasur mbështetjen e zjarrtë të tifozërisë së tyre, më e shumtë në numër se vendësit. Teuta ka qenë e detyruar të mbrohet, shpeshherë me forca të shumta, ndërsa Rizvani është bërë shpëtimtar në dy-tre raste. Me fillimin e pjesës së dytë dicka ka ndryshuar te durrsakët. Ata janë më kërkues dhe e zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Partizanit. Trajneri i rikthyer në stolin e “djemve të detit”, Gentian Begeja, bën zëvendësime dhe përforcon sulmin, duke treguar se synon maksimumin e mundshëm, pra tri pikët. Mirëpo, të kuqtë janë treguar si edhe në të shkuarën mjaft dinakë, pragmatisë dhe përmes kundërsulmit e kanë ndëshkuar Teutën.Në momentin më të mirë të lojës së durrsakëve, kur po e kërkonin me ngulm zhbllokimin e rezultatit, godet Partizani i Duros.Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe rrëmuje në zonën vendëse, Osmanaj arrin të shënojë dhe të bëjë që të shpërthejë në delir tifozëria e kuqe.Minutat më pas janë përpjekje dëshpëruese të Teutës, e cila ka dëshirën e madhe për të evituar disfatën e radhës, për ta kurorëzuar debutimin e Begejës në një mënyrë tjetër, por në fund durrsakët janë të detyruar të pajtohen me humbjen.Ndërsa Teuta vazhdon krizën e humbjeve duke i ulur shpresat vetes se mund të lëvizë nga pozicioni i tetë.

Loading...