Standard.al

Vitaminat që u duhen të moshuarve

Vitamina-D

Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme, veçanërisht për gratë sidomos për gratë e moshuara, të cilat janë në menopauzë. Të gjitha vitaminat janë të patjetërsueshme për të bërë jetë të shëndetshme, megjithatë disa prej tyre janë të një rëndësie më të madhe për moshat dhe gjinitë e ndryshme. Vitamina D është një prej vitaminave më të rëndësishme dhe veçanërisht shërben si një mjet i pazëvendësueshëm për të pasur kocka të shëndetshme. Ajo ndihmon përthithjen më të mirë të kalciumit, që është minerali kryesor që hyn në përbërjen e kockave. Dobësimi i kockave është një dukuri më e shpeshtë për gratë në menopauzës, kjo për shkak se në to ndikojnë edhe lëkundjet hormonale karakteristike për këtë moshë. Në këtë aspekt vitamina D ndihmon thithjen e kalciumit dhe ruajtjen e fortësisë së kockave. Vitamina D ndihmon edhe në forcimin e imunitetit, funksionimin normal të nervave dhe tiroidesë, ndërsa mund të pengojë edhe shfaqjen e kancerit të gjirit dhe ndihmon në shërimin e tij. Kjo vitaminë më së shumti gjendet në vajin e peshkut dhe mish, qumësht dhe prodhimet e qumështit, vezë dhe kërpudha.

 

Magnezi

Ky është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e grave, veçanërisht ndikon në shëndetin e nervave, muskujve, kockave dhe në imunitetin e përgjithshëm. Ai mbron edhe nga stresi. Burime natyrale të magnezit janë perimet me ngjyrë të gjelbër, siç është spinaqi, pastaj drithërat e plota, frutat arrore dhe farat.

 

Vitamina B12

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për punën normale të trurit, por po ashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Ajo i mban të shëndetshme qelizat nervore dhe ato të gjakut, ndihmon në ndërtimin e ADN-së dhe është shumë e rëndësishme për të parandaluar aneminë. Vitamina B12 më së shumti gjendet në peshq, pastaj në mishin pa dhjamë, në vezë, qumësht dhe prodhime të qumështit.

 

Kalciumi

Ky mineral është përgjegjës për fortësinë e kockave dhe fuqinë e muskujve, ndërsa luan rol edhe në funksionimin normal të gjakut. Pastaj, ai është i rëndësishëm edhe për të ruajtur shtypjen normale të gjakut. Burime natyrore të kalciumit janë qumështi dhe produktet e tij, pastaj peshku, perimet e gjelbra, tofu, frutat arrore dhe frutat e thara.

 

 

10 këshillat për të mbrojtur sytë nga kompjuteri

 

Gjatë përdorimit të kompjuterit, shikimi është i pari që vihet në rrezik. Por, përveç kompjuterëve, syve tanë u është shtuar edhe një armik tjetër – celularët e mençur (smartphone), që na detyrojnë të qëndrojnë shumë kohë përpara tyre. Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin tetë orësh zyrtar.

Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është përdorimi masiv i celularëve për të kontrolluar rrjetet sociale, apo për të shikuar e dëgjuar muzikë. Shpeshherë, ekranet janë të vegjël dhe të papastër. Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

– Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni celularë, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

– Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

– Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas “American Academy of Optometry” kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

– Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

– Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

– “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

– Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi qe të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

– Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

– Bëni kujdes edhe me përdorimin e celularëve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrire, me dorën qe mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

– Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige. Këshilla e fundit (që është më tepër një udhëzim dhe vjen nga rregullat e kodit rrugor) është për të gjithë ata që nuk dinë t’i rezistojnë tundimit për të dërguar mesazhe ose fotografi kur udhëtojnë me makinë. Është absolutisht e gabuar të bëni diçka të tillë kur kaloni rrugën dhe kur jeni në timon.

Comments are closed.