Standard.al

KQZ, rekomandime Kuvendit,të kontrollohet financimi i partive politike

KQZ-numerimi-i-votave

Erneta Shevroja

Disa muaj para zgjedhjeve KQZ kërkon ndryshim të Kodit Zgjedhor në disa pika

Disa muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka rekomanduar Kuvendit të bëjë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në një dokument prej 32 faqesh, KQZ rendit një sërë rekomandimesh ku duhet të ndërhyhet për të përmirësuar Kodin Zgjedhor, propozimetë cilat vijnë pas 5 tryezave të zhvilluara kryesisht me asistencën e OSBE-ODIHR-it. Në rekomandimet e depoziuara në Kuvend, kërkohet garantimi i procesit të votimit nga personat me aftësi të kufizuara, zëvendësimi i mandatit në rast se një deputet apo deputete lë detyrën, rritja e pjesëmarrjes së grave në organet zgjedhore, edhe një çështje shumë e dikutueshme: transparenca e partive lidhur me financimin e tyre.

Financimi i partive

Ligji për financimin e partive, sipas KQZ-së, lë vend për diskutim. Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon se kjo çështje të regullohet dhe të bëhet transparencë lidhur me paratë me të cilat financohen partitë. KQZ kërkon publikimin e informacioneve financiare nga vetë partitë politike, gjë që, sipas KQZ-së,shihet si mungesë e transparencës.“Publikimi i informacioneve financiare nga vetë partitë politike duhet të rregullohet ngadispozita ligjore të posaçme dhe të monitorohet nga KQZ-ja.Partitë politike në Shqipëri nuk vënë në dispozicion të publikut, anëtarëve apo votuesve tëdhënat e tyre financiare. Një gjë e tillë shihet si treguesi kryesor i mungesës së përgjegjësisëdhe transparencës.Nevojitet një dispozitë e posaçme ligjore për të rregulluar publikimin e këtyre informacionevenga vetë partitë politike.Për këtë qëllim, duhet të ndryshohet neni 23 i ligjit “Për partitë politike””, – kërkohet në dokumentin e KQZ-së. Po ashtu, KQZ lidhur me financim e partive rekomandon se nëse një parti nuk garanton barazinë gjinore, kjo të ndikojë në uljen e buxhetit. Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar, në mënyrë që të parashikojë një zvogëlim proporcional të financimit të partive politike nga fondet publike gjatë fushatave zgjedhore, nëse ato nuk respektojnë kuotën gjinore të parashikuar në Kodin Zgjedhor”, – rekomandohet nga KQZ-ja.

 

Zëvendësimi i mandateve

Një kërkesë tjetër e KQZ-sëështë dhënia fund “lojës” së zëvendësimit të deputeteve femra në Kuvend, në rast se këto japin dorëheqje nga mandati i tyre. KQZ kërkon se në rast se një deputete jep dorëheqje, ajo duhet të zëvendësohet po nga një grua nga zona e caktuar zgjedhore. “T’i jepet përfundimisht fund “lojës” në kurriz të ligjit që po zhvillohet aktualisht nëShqipëri nga partitë politike me dorëheqjet e stimuluara të kandidateve gra në listatshumemërore. Të garantohet se përherë sa herë krijohet vakancë plotësimi i sajbëhet nga kandidate femra të listave shumemërore, dhe në rastet e shterimit tëlistave të kanidateve femrave, plotësimi të bëhet nga kandidatë femra të partive tëtjera branda koalicionit. “Mandati i ndërprerë në këshillat e bashkisë ose të komunës i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Kur vakanca i përket një mandati të fituar nga gjinia më pak e përfaqeësuar, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Në rast se emrat e gjinisë përkatëse kanë shteturar mandati i kalon kandatit të gjinisë përkatëse të partisë politke të koalicionit me herësin më të lartë. Ky proces zëvendësimi vijon duke garantuar përherë plotësimin e vakancës vetëm me kandidate të së njëjtës gjini”, – rekomandohet nga KQZ-ja.

 

Barazia gjinore

Një prej rekomandimeve ka të bëjë me barazinë gjinore në organet drejtuese. KQZ rekomandon se 30 qind të ekzekutivit duhet ta përbëjnë gratë. Po ashtu, kërkohet përfaqësim i tyre po në këtë masë në organet vendore. “Vendosja e kuotaveligjore në jo më pak se 30 përqind të përbërjes së Kuvendit” dhe “vendosja e kuotave gjinore në jo më pak se 30 përqind të përbërjes së të gjitha niveleve të administratës zgjedhore”, – kërkohet nga Komisioni i zgjedhjeve.

 

Personat me aftësi të kufizuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu shtron rekomandimet lidhur me mundësitë e votimit të personave me aftësi të kufizuara. KQZ kërkon që njësitë e qeverisjes vendore tëidentifikojnë dhe t’u mundësojnë këtyre shtresave që të votojnë. Konkretisht KQZ rekomandon që njësitë e qeverisjes vendore të: Identifikojnë personat me aftësi të kufizuara në njësitë e tyre, sipas listave qëdisponojnë dhe sipas informacionit që kërkojnë nga institucione të tjera;identifikimi përfshin numrin e personave me aftësi të kufizuar dhe llojin e aftësive të kufizuara;identifikojnë qendrat e votimit të tyre dhe nivelin e aksesueshmërisë në to; sigurojnë përshtatshmërinë në qendrat të votimit

 

 

Rekomandimet e KQZ-së

1.Rekomandime për ushtrimin e së drejtës së votës nga personat me aftësi të kufizuara

2.Rekomandime për disa masa të posaçme në kodin zgjedhor për rritjen e pjesëmarrjes së grave në organet e zgjedhura

3.Rekomandime për fushatën zgjedhore dhe median

4.Rekomendime për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore dhe në vit kalendarik

 

 

Sanksionet për kriterin gjini

Në rast të mos plotësimit të kriterit të barazisë gjinore, KQZ kërkon vendosjen jo vetëm financiare të sanksioneve për partisë politike.

1.Mospërmbushja nga subjekti zgjedhor i detyrimit të parashikuar në pikën 6 të nenit 67

të këtij Kodi pasjell refuzimin e listës shumëemërore për t’u rregjistruar në KQZ ose sipas

rastit për zgjedhjet vendore në KZAZ.

  1. Mospërmbushja nga subjekti zgjedhor i detyrimit për të paraqitur në listat shumëemërorepër këshillat e bashkisë ose komunës që një në çdo emra të njëpasnjëshëm t’i përkasingjinisë më pak të përfaqësuar, passjell pavlefshmërinë absolute të të gjithë mandateve që kafituar subjekti zgjedhor përkatës në atë zonë zgjedhore. Pavlefshmëria absolute konstatohetnga KQZ menjëherë gjatë ndarjes së mandateve sipas nenit 163 të këtij Kodi ose në çdokohë nga Kolegji Zgjedhor, me kërkesë të subjektit zgjedhor që ka interes të ligjshëm për të.

Në këtë rast përkatësisht KQZ ose Kolegji Zgjedhor vendos kalimin e mandateve të fituarapartisë politike të koalicionit me herësin më të lartë si dhe bën shpërndarjen nominale tëkëtyre mandateve.

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.