Standard.al

Efekti i hudhrës në qarkullimin e gjakut

hurdhra

Në mesin e shumë dobive shëndetësore, hudhra luan rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se efekti pozitiv i hudhrës në shëndetin sistemit kardiovaskular është se ajo i ruan qelizat e gjakut dhe enët e gjakut nga inflamacioni dhe proceset oksiduese. Hudhra ka në përbërjen e saj një varg të lëndëve me përmbajtje sulfuri, duke na mbrojtur kështu nga stresi oksidues dhe inflamacioni. Ajo po ashtu ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të trigricerideve dhe të kolesterolit në përgjithësi. Përveç kësaj, hudhra mbron enët e gjakut edhe nga bllokimi, pasi pengon krijimin e mpiksjeve të gjakut, falë një përbërësi shumë të veçantë, që quhet ajoene. Hudhra ka aftësi impresive edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Mendohet se efektive në këtë drejtim është alicina, që është përbërësi kryesor i hudhrës. Kjo substancë bllokon aktivitetin e angiotensinave, duke penguar kështu kontaksionin (ngushtimin) e padëshiruar të enëve të gjakut dhe rritjen e tensionit të gjakut.

 

Kakaoja ndihmon për të luftuar kollën

Merita për këtë funksion të kakaos i takon teobriminës, e cila gjendet në një kokërr kakao në masën 2%. Një studim britanik i drejtuar nga Alyn Morice, drejtore e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën qoftë të përkohshmen edhe atë kronike. Studimi u bazua në pacientët e 13 spitaleve në Britaninë e Madhe të cilët vuanin nga kolla, ku u vu re se nga pirja e kakaos, simptomat e kollës reduktoheshin në masën 33%. Rol qetësues luante edhe ngrënia e çokollatës, e cila e ndërpriste kollitjen por për një afat kohor më të shkurtër. Ndërkohë kakao e pirë në formë të lëngshme, garantonte një qetësim më të madh edhe në format më agresive të kollës.

 

Të shërohesh duke ngrënë dardhë

Duke ngrënë dardhë mund të parandalosh edhe një sërë sëmundjesh. Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frutë me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte. Dardha ka veti diuretike, që ndihmon në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, që ndihmon së tepërmi personat që vuajnë nga artriti urik. Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla. Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë. Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës. Ul kolesterolin në gjak. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kuçeve.

Comments are closed.