Zbulohet e fshehta e Vesa Lumës

0
156

ves-a1-300x274“Si s’më latë një herë ta mbaj një surprizë deri në fund”. Kështu është shprehur artistja nga Kosova, Vesa Luma, në rrjetin e saj social Instagram. Luma është duke punuar për një projekt të ri, të cilin nuk ka dashur ta bëjë publik, deri në momentin që të ndihej gati. Megjithatë edhe pse projekti i ri është zbuluar sadopak, ajo sërish është shfaqur e qetë dhe e vëmendshme në foto, duke e parë imtësisht në laptop atë çka ka menduar të realizojë.

 

Fansat, të zhgënjyer nga Rita Ora

rita oraAjo është një ndër artistet më të bukura në botë, por këtë herë fansat e Rita Orës janë zhgënjyer disi, sa i përket pamjes së saj në filmin “Fifty Shades of Grey”. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare luan rolin e Mias, motra e birësuar e milionerit Christian Grey. E shfaqur në trajlerin e radhës, këngëtarja ka zhgënjyer fansat të cilët kishin imagjinuar një pamje tjetër për të. Fansat zgjodhën rrjetin social Facebook për të shprehur zhgënjimin e tyre ku ndër të tjera shkruanin: “Duket e tmerrshme. Mia duhet të ishte një vajzë e këndshme dhe e thjeshtë. Jo të duket si mashkull me fustan”. “Fifty Shades of Grey” është i bazuar në romanet e shkrimtares E. L. James, ndaj kritikat vijnë kryesisht pasi look-u i Ritës nuk përputhet me imagjinatën e lexuesve.

 

“Shakira e Greqisë” pranon që është shqiptare

eleni_2E cilësuar si “Shakira e Greqisë”, më në fund ka pranuar se ajo është shqiptare. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ajo ka pranuar faktin se ka lindur në Fier, por asnjëherë nuk e ka pranuar pasi paragjykohej. Edhe më herët mediat rozë i janë referuar këngëtares Eleni Foureira dhe faktit se ajo ishte shqiptare, por që hiqej sikur ishte greke. 27 vjeçarja Eleni Foureira tepër e njohur në Greqi e cila në 2010 prezantoi Greqinë në festivalin Eurovizion së bashku me Manos Pyrovolakis është shqiptare. Në një intervistë për “People Greece Magazine” ajo zbuloi sekretin që e mbante të fshehur prej kohësh. Vajza e cila përflitej se ishte me origjinë latino-amerikane, ka pranuar se ka lindur në Shqipëri, por nuk e kishte deklaruar pasi paragjykohej. “Ata të gjykojnë për seksualitetin apo kombësinë tënde. Unë fsheha faktin se kam lindur në Shqipëri. E bëra këtë, sepse kur shkoja në fillimet e mia diskografike, ata nuk donin as të më dëgjonin nëse do të paraqitesha si shqiptare”, ka thënë ajo. Më tej ajo ka shtuar se ndihet greke, pasi greqishtja është e vetmja gjuhë që di. Eleni, ose Entela, ka lindur në Fier dhe është tepër e njohur në Greqi.

 

 Blero arrin 1 milion me “N.U.N”

blero-arrin-1-milion-me-ldquo-n-u-n-rdquo_hdKëngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka arritur një numër të madh klikimesh me baladën e tij, “N.U.N”. Balada e cila “N.U.N” (shkurtesë për fjalën Ne u ndamë) ka arritur që për pak ditë të prekë zemrat e të gjithë shqiptarëve. 1 milionë klikime tashmë janë bërë për projektin e ri të Bleros, i cili ka falënderuar të gjithë në Instagram. “Ju faleminderit, 1 milion për pesë ditë – shkojmë përpara”, ka shkruar Blero. Spekulimet janë rritur që prej lançimit të këtij projekti se Blero dhe Teuta, prindër të vajzës Tarës, i kanë dhënë fund martesës së tyre, edhe pse çifti nuk po bën asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

 

Dëmtohet Rozana Radi

rozana-e1417168918181-300x291 Rozana Radi është dëmtuar në këmbë dhe prej dy ditësh ka vijuar me kontrolle mjekësore. Ajo në komunikimin e saj me fansat është shprehur se në të vërtetë nuk ndihet mirë dhe se ka shqetësime. Në ndihmë të saj është gjendur kunati, foto të cilën ajo e ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ku siç e shihni ka dhe patericë. Mbështetësit e Radit e kanë ngushëlluar, duke i uruar shërim sa më të shpejtë. Nga ana tjetër mikja e saj më e ngushtë, këngëtarja Soni Malaj ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Rozanës, duke e parë më nga afër gjendjen e saj.

 

 Kujt i thotë Geti “Be my Angel”

geti-1_6274I pari i labelit “Babastars” Getoar Selimi, ka hedhur një fotografi në rrjetin social Instagram në të cilën ndonëse nuk shihet edhe aq mirë, asaj i ka lënë një mbishkrim interesant. “Bëhu engjëlli i dhe unë do të bëhem mbrojtja jote. Unë mund të shoh vajzën time të ardhshme në reflektimin tënd” ka thënë ai brenda fotos. Ajo që është mbetur enigmë në këtë rast është fakti se për kë i ka thurur këto fjalë rep-artisti. Geti po qëndron ende në Tiranë dhe duket se nuk ka ndërmend që ta lërë këtë vend e t’i kthehet Prishtinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency