Ndahen çmimet në Albanian Film Week 2014

0
149

albania film week“Gone Back” i Ernest Mehollit ka marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë, me Astrit Alihajdarajn si aktorin më të mirë për rolin e tij kryesor në këtë film. Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër është zgjedhur “She Comes in Spring” me regji të Antoneta Kastratit, ndërsa aktorja Rebecca Rivera nga ky film është shpallur aktorja më e mirë e festivalit.

Festa e filmit shqiptar në Nju Jork ka marrë fund, kështu për të ndarë edhe çmimet për filmat më të mirë të këtij edicioni. “Albanian Film Week 2014” ka nisur me datë 21 nëntor dhe ka përfunduar mbrëmë. “Gone Back” e Ernest Mehollit ka marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë, me Astrit Alihajdarajn si aktorin më të mirë për rolin e tij kryesor në këtë film. Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër është zgjedhur “She Comes in Spring” me regji të Antoneta Kastratit, ndërsa aktorja Rebecca Rivera nga ky film është shpallur aktorja më e mirë e festivalit. Trimor Dhomi ka marrë çmimin për kompozimin më të mirë, për filmin “The Miserable”, ndërsa dokumentari më i mirë është “Lives”, nga Arian Mustafa. “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj është shpallur regjia më e mirë, ndërsa skenari më i mirë ka shkuar për filmin “Ada” nga Spartak Pecani. Fotografia më e mirë ka shkuar për Boubkar Bezabat. Produksioni më i mirë ka shkuar për “The Group” nga Blerim Gjoci, ndërsa çmimi i audiencës ka shkuar për filmin “My City Screams” nga Ibrahim Deari dhe Arben Fejzullahu. “Dear Nita” nga Alban Zogiani ka marrë çmimin e editimit më të mirë, ndërsa “Pandora” nga Arlinda Morina”, “Zibidi” e Nart Zeqirajt, “Darka” e Suela Bako, “ Fated” nga Blerim Gjoci, “Beyond the River” e Sabir Kanaqit, dhe emrat Edona Reshitaj dhe Afrim Muçaj kanë marrë mirënjohje speciale. Çmimin për vepër jetësore e ka marrë Xhevat Limani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency