Buletini/ Ministria e Brendshme: Ulet kriminaliteti, rriten procedimet

0
129

Alma Çuka

 ministria e brendshmeLezha, Vlora, Tirana, Durrësi – qytetet me kriminalitetin më të lartë në tetor. Rritet numri i personave të dyshuar dhe i krimeve pa autor. Buletini raporton ulje të aksidenteve

 Ministria e Brendshme publikoi dje buletinin e muajit tetor për aktivitetin e strukturave në varësi të këtij institucioni, për ngjarje kriminale të ndodhura dhe rezultatet e arritura. Nga informacionet e Ministrisë së Brendshme rezulton se në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2013 janë regjistruar 66.7% më pak vrasje. Gjithashtu ka 11% më pak të vrarë nga aksidentet si dhe 71.4% më pak vjedhje me armë. Të gjitha këto të dhëna, flasin për një ulje të kriminalitetit dhe të aksidenteve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë vihet re një rritje relativisht e lartë e personave të proceduar për pastrim parash apo edhe për korrupsion. Nga të dhënat figuron besimi i qytetarëve në Policinë e Shtetit dhe ndërgjegjësimi është rritur në krahasim me muajin tetor të vitit 2013, pasi ka rritje të telefonatave të kryera në numrin 129.

 

Zbulueshmëria

Një pjesë e madhe e veprave penale janë më autor të dyshuar, por që zbulueshmëria është tepër e vogël. Pra thuhet në buletin se janë 3163 autor të dyshuar ndërsa të ndaluar janë vetëm 1028 persona. Sipas të dhënave nga vet Policia e Shtetit bëhet me dije se numri i personave që nuk janë arrestuar është më i lartë se ata që janë identifikuar. Në gjendje të lirë, policia ndjek 1883 persona. Në veprat e mësipërme penale përfshihet kategoria e goditjes kundër krimit kundër krimit të organizuar e korrupsionit, krimet kundër personit, krimet kundër pronës, vepra të tjera penale, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe rastet e dhunës në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal, procedimet për ndërtime të paligjshme, procedimet për vjedhje të energjisë, procedimet për prerje të paligjshme të pyjeve.

 

Shpërndarja

Sipas shifrave që referon Ministria e Brendshme, bëhet me dije se qytetet me numrin e krimeve të lartë janë Lezha e cila qëndron në krye më pas Tiranë, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Durrësi. Në shkallë vendi janë shënuar në një muaj 3213 vepra penale, me një mesatare ditore prej 103.6 vepra në ditë dhe 4.3 vepra penale në orë. 42% e krimeve realizohen nga grupmoshat 25-45 vjeç, ndërsa 35% e tyre nga grupmosha 45 vjeç dhe pjesa tjetër nga grupmosha 18-25 vjeç.

 

Shifrat sipas policisë

11% më pak të vrarë nga aksidentet

71.4% më pak vjedhje me armë

36.1% më pak vjedhje të subjekteve të biznesit

61.5% më pak shkatërrim prone me eksploziv

206 persona në kërkim të kapur

79 persona të kapur me armë pa leje

10.6% më shumë persona të proceduar për krime ekonomike

233% më shumë të proceduar për pastrim parash

177.2% më shumë persona të proceduar për korrupsion

19 kallëzime penale për 13 punonjës policie

35874 kontrolle mjedisesh e mjetesh të kryera

17092 telefonata nga publiku në numrin 129

5.933 konflikte të trajtuara nga policia

Kanë hyrë në kufi: 305.321 shtetas shqiptarë dhe 228.667 të huaj

Kanë dalë në kufi: 323.996 shtetas shqiptarë dhe 252.549 të huaj

Në tetor u arrestuan 179 vjedhës të energjisë elektrike, 12 punonjës të OSHEE u proceduan, 242 të proceduar për ndërtime pa leje, 44 për prerje të pyjeve

U sekuestruan apo konfiskuan nga Gjykata

31.225.400 LEKË, 267.480 EURO dhe 1150 PAUND

Drogë e sekuestruar

14 kg HEROINE dhe 1,6 ton MARIJUANË

3213 vepra penale të kryera në një muaj

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency