Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm

0
172

shpetim-gjika-ne-gjyq-300x214Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Vlorës, z Shpëtim Gjika. Po kështu pa faj u deklaruan dhe të pandehurit e tjerë në këtë cështje, Eleni Dardha, Gentjan Sherifaj e Blerdi Liçaj.  Gjika akuzohej për “falsifikim dokumentesh”. Kryebashkiaku akuzohej për “ndërhyrje” në procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së Vlorë, duke shtuar vendimet për miratimin e lejeve të ndërtimit për dy pallate në qytetin bregdetar, për të cilat prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg. Në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës akuzoi Shpëtim Gjikën se, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. Sipas akuzës, këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency