Meshkujt, më të zjarrtë në dimër?

0
147

Shkencëtarët zbulojnë se dimri i gjallëron meshkujt dhe se i ftohti i bën ata më të zjarrtë në shtrat. Gatishmëria shtohet bashkë me rënien e temperaturave

man in loveStina e dimrit jo vetëm që ndez zjarre ndër vatra, por gjithashtu nuk le pa ndezur edhe trupat. Sipas një studimi të ri, gjatë muajit dhjetor, janar dhe shkurt te meshkujt rritet zgjimi seksual.

Kështu, mos t’ju duket aspak e pazakontë, nëse gjatë muajve të ftohtë, pavarësisht temperaturave të ulëta, shtrati juaj është i zjarrtë.

Është zyrtare, meshkujt duan më shumë seks gjatë dimrit, deklarojnë kërkimet e fundit të shkencëtarëve. Hulumtuesit zbuluan se meshkujt ishin më të interesuar seksualisht për femrat gjatë muajve të ftohtë, sesa gjatë verës.

Në një kërkim të ri, 114 burra u pyetën të kategorizonin sesa tërheqëse ishin disa femra. Eksperimentet u bënë çdo tre muaj gjatë një viti. Një herë në 90 ditë, secili mashkull u pyet sesa të bukura u dukeshin disa fotografi femrash. Në dy albume që u përdorën nga studiuesit, njëri tregonte vetëm fytyrën dhe tjetri trupin.

Kërkuesit zbuluan se tërheqja e burrave ndaj fytyrave të femrave nuk ndryshonte gjatë gjithë vitit. Megjithatë, interesi kundrejt trupave të tyre, po.

Te meshkujt shfaqej hapur rritje e gjallërisë seksuale mbi fotografitë që iu treguan në muajt dhjetor, janar dhe shkurt, që janë muaj dimri. Nga ana tjetër, ata nuk shfaqen aq shumë të tërhequr gjatë muajve të verës si qershor, korrik dhe gusht.

Për më tepër, meshkujt që ishin në të njëjtën lidhje dashurie gjatë studimit raportuan luhatje të njëjta në lidhje me çështjen sesa tërheqëse i shihnin partneret. Veçanërisht, burrat mendonin se të dashurat e tyre ishin më seksi gjatë dimrit sesa në verë.

Përfundimet u publikuan te The Psychology of Human Sexuality (Psikologjia e seksualitetit njerëzor), që ekzaminon sjelljet seksuale.

Ato u mbështetën edhe nga studime të tjera, që treguan se njerëzit bëjnë më shumë seks në muajin dhjetor sesa çdo muaj tjetër. Gjatë verës, kur të gjithë ne shkojmë në plazh dhe veshin bikini, kjo bëhet diçka e zakonshme dhe kërkon më shumë stimul që të eksitohen.

Janë disa shpjegime të mundshme për shkakun përse epshi mashkullor rritet gjatë motit të ftohtë, përfshirë këtu edhe faktin që ka më pak shpërqendrime.

Fakti që kategorizimi i fytyrave nuk ndryshon gjatë vitit, e mbështet këtë teori. Një tjetër mendim është se nivelet e hormoneve te meshkujt luhaten në mënyrë sezonale dhe duket se ndihen më të gjalla gjatë motit të ftohtë.

Dr. Xhastin (Justin) Miller, një psikolog në Universitetin e Harvardit, që ekzaminoi përfundimet tha: “Kërkimi na jep të drejtë të dyshojmë se moti nuk është e vetmja gjë që ndryshon me stinët”.

Në një studim të ndarë, Lovehoney, kompani lodrash seksuale, analizoi shkallën e lindjeve në Britani dhe zbuloi se më shumë fëmijë konceptoheshin në dhjetor sesa në muajt e tjerë.

Po sipas këtij studimi, 11 dhjetori ishte data më pjellore e vitit për britanikët, sepse në këtë ditë ngjizeshin më shumë fëmijë se në çdo datë tjetër të vitit.

Të dhënat kombëtare britanike tregojnë se data më e përhapur në vend është 16 shtatori, që i bie 40 javë pas datës 11 dhjetor.

Mendohet se çiftet bëjnë më shumë seks gjatë dimrit për shkakun e thjeshtë se ekzistojnë më pak shpërqendrime të jashtme sesa në muajt e verës. Bashkëthemeluesi i Lovehoney, u shpreh: “Më në fund kemi zbuluar një arsye për të dashur dimrin, sepse është i mrekullueshëm për jetën seksuale”.

Pavarësisht faktit që i ftohti ka filluar, tre apo katër muajt e ardhshëm do t’ju sjellin më shumë kënaqësi seksuale sesa pjesa tjetër e vitit. Shkencëtarët janë optimistë për këtë fakt dhe shprehen të lumtur që mundën të zbulonin arsyet e kësaj ndodhie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency