John Kerry uron shqiptarët për pavarësinë dhe i falenderon si aleatë të SHBA

0
125

john kerry pavaresiSekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry, përmes një deklarate për shtyp ka uruar popullin shqiptar për festën kombëtare dhe i ka falenderuar shqiptarët si aleatë të SHBA në Ballkan.

“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë të 102-të më 28 nëntor. Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-sdhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tyre për misionet ISAF dhe Mbështetja e Vendosur në Afganistan, si dhe kontributet e tyre të menjëhershme dhe të çmuara për koalicionin global për t’iu kundërvënë ISIL. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik. Me këtë rast të posaçëm, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush si partneri dhe aleati juaj i palëkundur.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency