Metafizika e pijanecit

0
171

Artan FUGA

Artan_FugaPese miq e të panjohur që rastësisht kryqëzova nga afër dje mbanin era alkool ose ishin krejt të dehur.

Ore mos është shtuar konsumi i alkoolit te ne?

Pse të ketë ndodhur?

Ose sepse ka ardhur i ftohti dhe ngrohen paksa duke kthyer ndonjë gotë.

Ose i takojnë një brezi që ka ankthin e ekzistencës dhe në vend të fesë ia fusin me alkool. Gjejnë pavdekësinë e shpirtit te rakia e rrushit, e manit ose e dëllinjës.

Ose sepse kapërcejnë egoizmin dhe individualizmin e një shoqërie materialiste, duke u përbashkuar në avujt e alkoolit.

Ose mbysin trishtimin e madh përpara një shoqërie që i ka harruar.

Ose në vend të ilaçeve e përdorin për një qarkullim më të mirë të gjakut në sistemin kardiovaskular.

Ose e kanë në vend të drogës, më e lirë në çmim, dhe kështu çakërrqejf u duket jeta më e bukur.

Ose nuk kanë këllqe të përballojnë kalimin e moshës, sepse psikologjikisht njeriu mbetet deri në pesë vjeç e shumta dhe i japin një dorë ndihmë vetes, duke kthyer ndonjë gotkë.

Ose duke mos pasur më art, i cili, sikurse thoshte Niçja, na bën të përballojmë dramën e jetës, ngrihen në ëndërrime artistike, bëjnë ikjen nga realiteti që na jep arti, duke u ngritur lart në qiellin e iluzioneve me anë të rakisë.

Ose në një botë me sherre sa hap sytë dhe sa i mbyll në darkë, zbusin shpirtin me alkool.

Ose me avujt e alkoolit fluturojnë të lirë, në një shoqëri ku mungon liria dhe ku trupi është në prangat e reumatizmit.

Ose e kanë si narkozë dhe opium, duke u harruar se janë njerëz dhe u duhet të përballojnë fatin e rëndë të njeriut mbi një planet, si një vizitor i përkohshëm, aq i shpejtë sa një vizitë shkel-e-shko te mjeku i lagjes, pra pinë që të harrojnë se ekzistojnë.

Ose nuk e di unë.

Megjithatë, më mirë të denden në raki sesa të bëhen vrasës, vjedhës dhe përdhunues të miturash.

 

                                                                                ***

Shpendi Kajmaku kjo e fundit mund të jetë dhe pasoje e saj. jo me mirë

Meri Lika Jeta nga “Perse” po behet “Ose” dmth i ka humbur kurioziteti.

Nikolin G. Nikolla ne vend te ‘ose’ mendoj qe qendron me mire ‘nejse’. Gjithsesi mirmengjesi te gjithe.

Rezi Basha kjo e fundit sigurisht por edhe per te mos kuptuar humneren ku jane duke rene nga mospasja e lekut e vlerave shoqerore qe i rrethojne e plot te tjere eshte me mire e koston lire

Indrit Karasani Rakia nuk te gjen pergjigje ajo te pengon te besh pyetje.

Naqa Jeme Mundohen te gjejne paqen shpirterore ne rrugen e gabuar…

Sherif Dervishi Nese pi alkol,nuk je vigjilent dhe i vetedijshem se nga cili ambjent je i rrethuar dhe cka po ben duke qene se ajo te thjeshton dhe zbukuron cdo te keqe,pikerisht ketu fillon problemi….Pra alkoli behet nena e gjith te keqiave.

Beqir Llani Ore mos ndoshta alkoli eshte i vetmi mik qe te ndihmon ne dite te veshtira?! Ndoshta… Ose… Po. Ai eshte i vetmi qe na ben te kercejme, te gezojme, te festojme me krejt hallet tona! Kjo duhet te jete patjeter! E kush tha qe problemem te bejne te ndihesh keq?! Le te lumturohemi me ta…!

Gentjan Prenci Ose, ose, ose,… Keni dhene kaq shume alternativa sa edhe ju keni veshtire te shkoni tek e verteta.

Rita Spaho Bogdani Ne fakt te gjitha egzistojne, jane prezent ne shoqerine e sotme.. Po a jane solucione??

Hervis Nakuci Ose, vertete, kane kuptuar qellimin e ekzistences tek nje ide Kafkiane nga pertej botes se shqisave, te cilen e ndjejne, por nuk e kuptojne dhe s’bejne gje tjeter veçse e perkufizojne kete surealizem abstrakt ne aktin e dehjes, me qellimin qe te na e servirin duke na thene pa fjale “Ja…shiheni, ndjejeni, por mos e ndyni me fjale…njesoj si ne.

Ertila Zaloshnja Pija i ka çuar burra te mire drejt degradimit total jane tjetersuar jane te gjitha ato arsyet qe renditet ju me siper prof.Fuga ndoshta jane te zhgenjyer nga jeta dhe deshperimin që i kaplon e mbysin me alkool duke u bërë me pas te varur nga ky delir që të çon kushedi se ku vetem ata e dine dhe mjerë familja që i sheh e vuan bashkë me ta.

Enver Samuri Skanim ….

Edba Pacrami Frazen e fundit do ta kundershtoja, ne antiteze te saj do te sjell nje shembull nga historia njerezore. Nje burre e denuan me vdekje dhe para ekzekutimit I dhane tre alternativa qe te zgjidhte;1.te pinte raki, 2.te vriste nje djale 15 vjec, 3.te perdhunonte nje vajze. Kur ishte me logjike te paster dy te fundit nuk pranoi ti bente, vendosi te pinte rakine, mbasi piu rakine, ai beri dhe dy te parat. Prandaj kjo zgjedhje e njeriut nuk te qeteson e te sheron, por te degradon si qenie njerezore.

Dusha Nka Alkoli nuk te ben vrases? Mesa duket miqte tuaj alkoli I kapka pa sherr monsieur. Ca shqiptare pijne alkol, ca rrine llotove, ca drogohen e shume te tjere tymosin duhanin ulur ne kafene gjithe diten. I bie qe nje pjese nuk punojne dhe pjesa tjeter I harxhon leket e fituara me vese. Dhe themi pse nuk ecen ky vend. E vetmja menyre per te sheruar shoqerine tone eshte t’i pervishemi punes, se keshtu si e kemi nisur do behemi si avull alkoli qe del nga goja e nje pjaneci, te qelb dhe askush nuk te rri prane se je komplet pa vlere.

Zenun Balla PROFESOR NJE TEM INTERESANTE QE HAP DEBAT .PERGJITHESISHT JAN SHUM MOSH ERE QE KAN QEF TE PIJN MENDOJ SE KJO VJEN EDHE NGA MUNGESA EPUNES OSE NJE PUNE VECANRISHT ATA QE NUK VAZHDOJN NJE SHKOLL MUNGESA NJERES NGA KETO RUGA ME SHKURTER DHE KALIMIN E KOHES MEREN ME ALKOL NJE FATKEQSI KY VES I DEGRADON DHE MENDOJ SE NE SI KOMB DO TE KEMI PROBLEME EDHE NE TE ARDHMEN

Taulant Musaraj Raki…connecting people.

Dori Spiro Nje analize e shkelqyer e realitetit shoqerore

Fabiola Saliu Njerezit e mencur nuk kerkojne te “dehin”arsyen ne goten e rakise(pijes).

Ertila Zaloshnja Njerezit e mençur kerkojne t’i dehin arsyet qe të bejne të kuptosh këtë bote absurde….me goten e rakisë.

Valentina Grazhdani Vangjelovska te gjitha keto perbejne shpirtin e deshperuar te shoqerise qe e perbejne ne fund te fundit njerez te vdekshem te sunduar nga politika ta pavdekshme qe ndryshojne vetem fasaden por thelbin e kane te njejte,Sundo popullin

Eugent Kllapi midis instiktit te jetes dhe te vdekjes, rakia ure kalimi, valvul shfryrese dhe rregulluese ne psiqiken e njeriut. Jane pak nga te gjitha ose nje perforcim i nje rregulli, mania dhe vesi i perseritur perforcon tjetersimin nga un ne un trashendent drejt unit ideal, shperfillje te superunit. Nen goten e rakise un do doja=un jam sepse gjendem.

Alfred Collaku Dhe per te perligjur pijen,hera heres te permendin edhe Remarkun i cili sipas tyre tek romani ” Tre Shoke” thote qe: fatkeqesia me e madhe eshte nje gote e zbrazur!!. Gjithsesi mendoj se jane pothuajse te gjitha:ose-t e profesorit.Ne mbeshtetje te nje OSE-je me vijne ndermend,polemikat e ekonomisteve te medhenj te shekullit 19 kur mundoheshin ti jepnin nje perkufizim faktit se nga percaktohej vlera e nje malli. Dikush e percaktonte vleren nga dobia,,qe do te thote sa me i dobishem malli,aq me i shtrenjte..Ndersa nje ekonomist tjeter shume i njohur i kundervihej duke i thene: Nese vlera percaktohet nga dobia,do te thote qe ti thuash mases se gjere te njerzve,konsumoni me teper patate dhe RAKI dhe me pak mish: kjo sepse ne ate kohe patatja dhe Rakia ishin shume te lira…

Sosola Marko Te ‘dehesh’ arsyen e logjiken…..kjo eshte mendjeshkurtesi….dhe papergjegjshmeri…..e atyre qe jo qe sduan veten por nuk u behet vone dhe per ankthet qe u krijojne atyre qe kane prane…..!!

Zani Hoxha “Shikova njerzit ne bote dhe i kerkova perendise drejtesi, por kur e shikova vetveten i kerkova perendise meshire” — Thomas Jefferson.

Muhamed ÇeKa me shume eshte se nuk i fut njeri ne numer

Bojken Doku Sidoqoft,5 vjet burg kush dehet rrugve…

Harri Harri Shyqyr qe si rritet cmimi.

Mustaf Demushi Keni dhene aq alternativa, sa po ma kujton veten kur pi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency