Jam e s`jam në mallin tënd…

0
148

Gjendje shpirtërore që mund të lexohen me zë të ulët dhe me gaz; me dhimbje e shend dashurie; në eros dhe ndjesi të larta – poezitë e rralla të Pano Taçit zënë vend në lirikën magjike në zgjatim të rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci. Poezitë e Taçit shndërrohen në himne të intimitetit personal, si një fat që zgjedh të mbrojë të kulluar shpirtëroren, pavarësisht çfarë i kanë shkaktuar vitet e rënda të burgjeve komuniste

pano taci

Pano Taçi

               Nga ç’qiell ra

Të jetë vegim apo ëndërr,

ç’më rri gjallë thellë në sy,

nga qielli ra ajo femër,

që më shkoi pranë si perri?!

 

Bëra që t‘i flas me emër,

Por ç’i thonë nuk e di,

dëgjova një zë në zemër,

më tha i thonë dashuri.

 

                     Ruspa

Vjen e ikën si një hije,

Pres, Rruspa se ma qan hallin,

E gatuara me shije,

në shpirt zgjuar ma lë mallin.

 

Për ato dy kokrra pjeshka,

në gji, lëng më lëshon goja,

Të më blinte arixheshka

dashnor, më shumë ç‘i doja.

 

Jo që s’do t’ia dijë femra,

Më huton tek shkon si ngjalë,

ç’na lë të na dridhet zemra,

ç’na i ngrin buzës çdo fjalë.

 

Vjen e ikën si një si një hije,

ç’është me ty a nuk më thua?

Ai hap tek hedh plot shije,

Më bëhet se më shkel mua.

 

                    Ethe vejusheje

Tek rrjedh lumi buzë bregut,

Hëna kuvendon me lisat,

Romen shoh që pushton shelgun,

Të shuaj zjarrin që i hanë sisat.

 

S‘e zë gjumi, akull shtrati,

Për ç‘u bë romja vejushë,

Me që s‘vjen ta joshë kurbati

Pushton shelgun, ç‘digjet prush.

 

 

                     Hape derën

Zgjohu zemër e drobitur,

Ç‘fle e kyçur nga vetmia,

Hape derën, ka trokitur,

Le të hyjë dashuria.

 

       Në mall të saj

Edhe pse si gur i rëndë,

Për ç‘na merr frymë në gji,

Nëpër mall të shpirtit tënd,

Jam e s‘jam, dal e hy.

 

Edhe pse bëra ta gdhend,

Pikën e lotit në sy,

Jam e s‘jam në mallin tënd,

Ashik dal e si murg hy

 

Gjunjë të bje duke të lutur,

Nga që bëj të kërkoj dorën,

Në pëllëmbë do mbaj një flutur,

Në çastin kur vë kurorën,

 

Të bekuar prej perëndisë,

Fluturën elb të lirë,

T‘mi thotë beqarisë:

Lamtumirë!

 

                  Aromë

I shikoj si ngasin,

Çiftet dy nga dy,

Në pyll të humbasin,

Pa i parë njeri.

 

I shikoj tek kthehen,

Për ç‘u shtrinë mbi bar,

Puthen prapë të dehen,

Buzët me nektar

 

Tek më shkojnë pranë,

Erëmojnë zambak,

Mu bë se më thanë:

-Erëmon për plak.

 

Ç‘erë kam e di,

S‘jam siç qesh një herë,

Oh, kjo pleqëri,

Si dimër i zi,

nuk kam ç‘bje erë

Si pranverë.

 

                 Qeni i stanit

Trupzeshkania në lumë,

Hyn cullak trupin ta lajë,

Romi pret ta shtijë mbi kum,

Për kalorës ajo ta mbajë,

 

Tek i merr erë fustanit,

Për ç‘i djeg shpirti ciganit,

Mendon t‘i hyjë në shtëpi,

Ç‘fle cullak brenda jorganit.

Duhet vratë qeni i stanit,

Te dera roje ç‘irri.

 

                  Ai sy kurbateje

Po këndoj siç ma do xhani,

Me të qarë e me oi,

Ma mbani, shokë, ma mbani,

Për ç‘u dogjsh nga ai sy.

 

Jam bërë si Omar Khajami,

Në tavern tek pi

Më rrotullohet tavani,

Sa herë kujtoj syno e zi.

 

Në ma njokeni mos ma shani,

Packa se me sy më vret,

Hallin tim, o shokë, ma qani,

Bëj t‘i flas asaj që s‘flet.

 

 

Ai sy me ngjyrë katrani,

Të më dojë sërish e thënë,

Që s‘më do, oh mos ma shani,

Ma mban zemra për hënë.

 

                        Puthja kurbate

Te ky terr i kësaj nate,

Malli buzët mi zhurit,

Veç për një puthje kurbate,

Ç‘gëzon zemra, bëhet dritë.

 

Nëpër erëmim lofate,

Malli ditët mi ronit,

Veç për një puthje kurbate

Me gaz do të jepja shpirt.

 

I shpëtoj kësaj lëngate,

Të mallit për ç‘më sfilit,

Veç për një puthje kurbate,

Do mallkoja perënditë.

 

                Dimër jashtë e dimër brenda

Me bastun akulli ikën

dimri nëpër udhë.

ku shkel, tokës i kall frikën

e drurët i rrudhë.

 

Qiell borën po esit

mbi male e fusha.

del gjahtari t’i bëj pritë

shapkës te gajusha.

 

Lodra e rrufesë gjëmon

e zjarr i kall qiellit.

reja me retë vallzon

për inat të diellit.

 

Qershia me sy për dhe,

nudo, mardh e tëra.

bredhi flokëhalat i ngre

me nfricë për gjelpëra.

 

Si një dimër këtë mbrëmje

kallkan nëpër derte,

pllaq e plluq iki mbi dhembje

e s’di se ku vete.

 

                   Takim pas divorcit

Tek çapiteshim ngadalë,

bri për bri, stapërish…

hidh një fjalë e digj një fjalë

për një mall që larg na grish.

 

Bëm t’i ngjallnim ç’qenë varrosur

thellë në shpirt, nja dy tri shpuza.

fjalët që na qenë hirosur

embëlsisht na i thesh buza.

 

E tek hidhnim këmbën zvarrë,

për te fundi që s’kish fund,

ajo burr tjetër kish marë,

mua grua s’m’u gjend kund.

 

Diku udha u nda dysh

tek e bëmë stapërish,

stapërisht e shkarë shkarë.

as u ndreq gjë, as u prish,

e ne të dy prap sërish

mbetëm ndarë.

 

                       Eja mike

Sa herë vjen çapkëni prill,

çapkëne më bëhet shpresa,

brezin nga mesi ia zgjidh

malit, t’ia bëj rëkeza

 

Bredhi si qiri argjendi,

na rri nën tyl të mjergullës.

prill çapkëni, lisin çmendi

kur gjirin ia puth pjergullës.

 

Eja mike, na fton prilli

te ai vend q’u bë harim.

atje ku këputet ylli

porsi lot i syrit tim.

 

                    Bëj ta gjej

Kërkoj veten që s’e kam.

A ma pa njeri?

Dua të di cili jam

me kaq plagë në gji.

 

Kërkoj veten, bëj ta gjej

Thomëni, kush ma pa?

Dhe n’e gjej, me dhëmbë e brrej.

Brengat mua m’i la.

 

Kërkoj veten ku më humbi,

në ç’udhë pa krye?

Pa veten do më marë lumi

Pa veten jam hije.

 

                    Për ç’heq e vuaj

Po iki, e di, s’kthehem më,

Nga jeta një të mirë s’pashë.

Nuk di për mall pas nëse lë,

Një fjalë të çiltër që thashë.

 

Po iki ku ikin të gjithë,

Pa pritur e pa kujtuar,

Me botën e përtejshme më lidh

Një mall që më djeg në kraharuar.

 

Po iki dhe pse shumë gjëra

Pa bërë nga pas do t’i lë,

Dëgjoj nga qielli shumë zëra,

Të nënës e dalloj mbi çdo zë.

 

Do iki siç ikën çdo shpirt

Siç më iku edhe shpirti i nënës,

Çdo natë dal t’ia shoh sytë,

Mes syve që i vinin rrotull hënës.

 

Zambakët rreth varrit ia mbolla,

Ku emrin me lot ia gdhenda,

Nga qimiri ta zgjoj, u lodha…

Të gjallë ma mban zemra brenda.

 

Do iki nuk kam më se ç’pres,

Për ç’heq e vuaj them të vdes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency