Superliga Shqiptare/ Tirana përmbys “in extremis” ndaj Elbasanit, Partizani nuk gabon ndaj Kukësit

0
91

Tirana-Elbasani-2-1-Curri-ka-shenuarPas skenave të shëmtuara midis dy tifozerive në Elbasan Arena, Tirana ka shënuar në minutat shtesë duke marrë një sukses qëiçon ne vendin e parë

Të kuqtë e Duros nuk kanë gabuar ndaj kuksianve duke rrëmbyer një fitore të rëndësishme ndaj një rivali direkt

Superliga Shqiptare ka mbyllur dje javën me ndeshjet e saj duke dhuruar emocione por edhe probleme.Skenat e dhunës janë rikthyer në Elbasan Arsena ku përleshjet midis tifozerive të Tiranë dhe Teutës janë kthyer në një shfaqje të shëmtuar që ka ulur imazhin e një ndeshje mjaft të bukur.Një gol i Selemani Ndikumanës në minutën e fundit shtesë i dha tri pikë të rëndësishme skuadrës së Gugash Maganit, që ruan pozicionin në krye të klasifikimit në kuotën e 28 pikëv Formacioni i Muharrem Dostit e befason Tiranën në minutën e 19, ku pas një gabimi të Malajt në mbrojtje përfiton Dorian Bylykbashi, i cili godet rrafsh me tokën prirët me portën, duke e dërguar topin pas shpinës së Stivi Frashërit. Vetëm tre minuta më pas, 34-vjecari shënon golin e dytë personal në këtë sfidë nga pika e bardhë e penalltisë, e shkaktuar nga Dorian Kërciku. Regimi i Tiranës pas dy gola të shpejtë të skuadrës vendase ishte i menjëhershëm. Në të 26 pas një krosimi në zonë nga Bakaj, Gentian Muca devijon me kokë me topin që përshëndet rrjetën. Në të 29 Mirel Cota humbet një mundësi të artë për të thelluar diferencën për vendasit, për të ardhur më pas tek minuta e 31, kur Elis Bakaj me një goditje të lirë i con shifrat në 2-2. Pjesa e par mëbyllet një ekzekutim spektakolar të Dorian Bylykbashit nga distanca, që e detyron Stivi Frashërin të fluturojë në trekëndëshin e djathtë të portës së tij.Fraksioni i i dytë e gjen Tiranën në gjysmëfushën e Elbasanit në kërkim të golit të fitores.Fillimisht (në të 48) është Ndikumana që nuk gjen kuadratin me një gjuajtje të shpejtë në zonë, ndërsa pak caste më Pas Bushic nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë i penguar nga një mbrojtës. Në të 59 goditja e Elis Bakajt ndalet vetëm nga shtylla, për të ardhur më pas te minuta e 63-të, kur gjyqtari kryesor udhëzoi të dy kapitenët për të qetësuar situatën në shkallët e Elbasan Arenas, ku prej disa minutash të dyja tifozëritë kishin shpërthyer në fyrje nga njëra-tjetrës për të tentuar madje edhe konfrontimin fizik.Pas një ndërprerjeje prej 6-7 minutash loja vijoi normalisht, më Tiranën që ka më shumë iniciativë për të marrë fitoren.Në minutën e 78 tentativa e Debatik Currit u devijua me vështirësi nga Kotorri, ndërsa në të 98 Elbasani për pak realizon nga zhvillimet e një goditjeje këndi.Në aksionin pasardhës në kahun e kundërt Selemani Ndikumana shkarkon të majtën prirët me portën, duke befasuar portierin Kotorri, me topin që përshëndet rrjetën. Nuk ka më kohë për ndryshim shifrave, Elbasani nuk arrin të marrë dy rezultate radhazi pozivite, ndërsa Tirana me këtë trepikësh ruan pozitat në krye të klasifikimit ku bashkëkryeson me Skënderbeun.

 

Partizani-Kukësi

Të kuqtë mundën 2-0 Kukësin në “Qemal Stafa” pas një 90 minutëshi ku shfaqën gjithë forcën e tyre duke bërë dhe një autokritikë për humbjen 3-0 në Korcë përballë Skënderbeut. Golat e Ibrahimit dhe Nexhipit i dhanë suksesin të kuqve, që mundën sërish një rival direkt në garën për titull si për të treguar se ajo humbje në Korcë, ishte vetëm një rrëshkitje. Nuk kishte qenë një javë e lehtë për klubin e kuq, me ndarjen nga jeta të bashkëshortes së Alban Hoxhës, të cilën futbollistët e Partizanit e kujtuan me një fanellë dhe një minutë heshtje përpara startit.Në momentin që nisi sfida, të kuqtë nuk ishin më të heshtur duke dashur të imponojnë që në fillim ritmin e tyre. Kontrolli i lojës u konkretizua në minutën e 14-të, pas një goli fantastik të Ibrahimit.Partizani tashmë ishte përpara, por përballë Kukësit një 1-0 nuk mund të jetë kurrë mjaftueshëm ndaj ekipi i Duros u vu në kërkim të golit të dytë, të cilin e gjeti në minutën e 32-të me anë të Nexhipit, që nga një pozicion i pamundur e dërgoi topin në rrjetë dhe me bashkëpunimin e Halilajt, që nuk u vendos sic duhet. Në të 35-tën, Vila gjithashtu ju shkëput mbulimit të mbrojtjes duke shënuar golin e tretë, por për anësorin  ishte në pozicion jashtë loje. Përsëritja tregoi që gjyqtari kishte gabuar. Kukësi u zgjua vetëm në fundin e pjesës së parë dhe në të 46-tën pati mundësinë për të vajtur në pushim në shifrat 2-1, por Lushtaku në mënyrë të pabesueshme gaboi duke e dërguar topin mbi traversë.  Ritmi nuk ndryshoi dhe në pjesën e dytë dhe për faktin se Kukësi u hap duke lënë hapësira pas për Partizanin, që në të 60-tën, pati mundësinë për të shënuar me anë të Racic, pork y i fundit gaboi përballë Halilajt, ndërsa dhe Vila nuk goditi sic duhet kur e gjeti topin mes këmbëve. Në të 71-tën, provoi dhe Mazrekaj por goditja e tij u devijua duke përfunduar ngjitur me shtyllën.Me rezultatin 2-0 për ekipin e Duros nuk ishte e thjeshtë të kontrollonte ndeshjen. U mbyll gjithcka me fitoren e të kuqve, që marrin tre pikë me peshë për renditjen duke i bërë një dhuratë tifozëve të tyre por dhe Alban Hoxhës në një moment të vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency