Hunët, fisi që jeton 120 vjet

0
251

hunet populli qe jeton 120 vjetHunët janë një popull i vjetër që jetojnë në kufirin midis Pakistanit dhe Indisë. Ata njihen për jetëgjatësinë e tyre, sepse shekulli i tyre i jetës zgjat midis 110-120 vjet, ndaj dhe vendi i jetës së tyre njihet si “oaza e rinisë”. Pjesëtarët e këtij komuiniteti pothuajse asnjëherë nuk sëmurën, ndërsa fal gjeneve fytyrra e tyre gjithmonë duket rinore. Ata janë shembull i vërtetë se mënyra e jetesës, e afërt me jetën ideale, megjithatë ekziston. Ata lahen me ujë të ftohtë, madje edhe në temperatura15 gradë nën zero, ndërsa lindin fëmijë edhe pas moshës 65 vjeçare. Gjatë verës hanë pemë dhe perime, ndërsa në dimër konsumojnë frute të thata, drithëra dhe djathë. Ekziston një periudhë kur ata nuk hanë asgjë. dhe ajo njihet si “pranvera euritur”. Atëherë konsumojnë vetëm lëngje kajsie, ndërsa ko periudhë zgjat, midis 2 dhe 4 muaj. Një revistë kineze në vitin 1984 shkroi se një pjesëtar i këtij komuniteti me emrin Said Abdyl Mobuda, i ka habitur të gjithë të punësuarit në Shërbimin e emigracionit të aeroportit të Londrës, kur ua tregoi pasaportin e tij. Ai kishte lindur në vitin 1832 dhe kishte 160 vjet, ndërsa mbante mend ngjarje që nga viti 1850.

 

 Panormalja në jetën e njerëzve

Në shekullin 21, përse kaq shumë njerëz vazhdojnë të besojnë në paranormalen? Ka arsye të forta përse ne vazhdojmë të kemi supersticione – si dhe disa përfitime të habitshëm Pak kohë pas Luftës së Dytë Botërore, Ëinston Churchilli po vizitonte Shtëpinë e Bardhë, kur ai tha se kish patur një eksperiencë të mistershme. Pasi kish bërë një bankë të gjatë shoqëruar me një gotë uiski dhe një puro, ai tha se kish nisur të ecë në dhomën ngjitur – aty ku kishte takuar fantazmën e Abraham Lincolnit. Gjakftohtë, ndonëse tërësisht lakuriq, Churchilli tha se i ishte drejtuar: “Mirëmbrëma Z. President. Më duket se jam i disavantazhuar”. Fantazma kishte buzëqeshur dhe ishte larguar.  Ky kontakt i supozuar me të mbinatyrshmen e vendos Churchillin në shoqëri me njerëz të famshëm. Arthur Conan Doyle fliste me fantazmat përmes mediumeve, ndërkohë që Alan Turing besonte në telepatinë. Tre burra që njiheshin nga të gjithë për mendimin e mprehtë, e që megjithatë nuk mund të mos besonin tek e pamundura. Mund t’u bashkoheni edhe ju. Sipas vëzhgimeve të kohëve të fundit, pothuajse tre të katërtat e amerikanëve besojnë tek paranormalja, në një formë apo një tjetër, ndërkohë që një në pesë pretendojnë se në fakt e kanë parë një fantazmë. Të intriguar prej këtyre besimeve që nuk duan të largohen, psikologët kanë filluar të studiojnë përse disa prej nesh nuk mund të hedhim tutje supersticionet e vjetër dhe folklorin. Zbulimet e tyre mund të tregojnë për disa të mira në besimin tek paranormalja. Më e pakta, duhet t’ju bëjë që të ngrini pyetjen, nëse kini mendime të fshehtë në lidhje me botën.

 

Lind fëmija me 4 duar dhe 4 këmbë

Një fëmijë i lindur Ëest Bengal State me katër krahë dhe katër këmbë ka shkaktuar një kaos të vërtetë në Indi. Banorët e zonës mendojnë se “Është një fëmijë Perëndi”. Menjëherë pas lindjes, infermierja informoi familjen për keqformimin, por të afërmit u shprehën të bindur se ishte një shenjë hyjnore.  Lajmi për fëmijën me gjymtyrë të dyfishta u përhap me shpejtësi, duke bërë që “besimtarët” të mblidheshin rreth spitalit për ta parë. “Kur dëgjuam të flitej për fëmijën- Perëndi, ishim pak skeptikë, por kur e pamë nuk kishim më dyshime. Ky është vërtetë fëmija i Zotit hindu Brahma, sepse njëlloj si ai ka 4 këmbë dhe katër krahë”, thotë një qytetar.  Për të menaxhuar besimtarët e shumtë që donin ti bënin homaxhe fëmijës-Perëndi, u pa e nevojshme ndërhyrja e policisë. Megjithatë mes qytetarëve që kishin interes, kishte dhe nga ata që nisën të qanin, duke e quajtur si fundin e botës. Nga ana e tyre mjekët informuan se keqformimi ishte shkak i mbetjeve të një binjaku në barkun e nënës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency