Kosova u çlirua në vitin 1945 apo në vitin 1999?!!!

0
291

Albania Kosovo, 1999

Sabri Maxhuni (Novosella)

Konspiracioni serbo-sllav antishqiptar historinë e shkruan ashtu siç u konvenon atyre. Fatkeqësisht, veprimtarët shqiptarë, të cilët i pasojnë historianët shqiptarë, bien në grackat e tyre.

Të gjitha ngjarjet historike ata i përshtatin dhe i shpjegojnë ashtu siç atyre u konvenon;
Betejën e Kosovës të vitit 1389, edhe pse ka fakte që nuk ka ndodhur fare, e shpjeguan si ngjarjen më tragjike në historinë e popullit serb, si një datë kur turqit e pushtuan Kosovën dhe ua morën serbëve me forcë.
Betejën e Kosovës të vitit 1912, edhe pse Kosova me 32 mijë km² u çlirua nga forcat shqiptare, të prira nga Hasan Prishtina, duke marshuar triumfalisht në kryeqytetin e çliruar të Vilajetit të Kosovës. Ndërsa me 12 gusht të vitit 1912, u vërsulën serbët duke e pushtuar Kosovën e çliruar nga shqiptarët dhe duke iu drejtuar opinionit ndërkombëtar se e çliruan Kosovën nga turqit!!!
Pra, sipas trillimeve serbe, Kosovën ua pushtuan turqit me forcë në vitin 1389, ndërsa ata e “çliruan” nga turqit në vitin 1912!!!
Historianët shqiptarë ranë në grackën e historianëve serbë dhe i miratuan këto trillime serbe, gjë që edhe veprimtarët shqiptarë vepruan në përputhje me kërkesat serbe: penguan zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Taksimit, për çlirimin e katër vilajeteve shqiptare, posaçërisht penguan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Shkupin e çliruar!!!
Çlirimin e Vilajetit të Kosovës (me 32 mijë km²) edhe pse është ngjarja më e madhe në historinë e popullit shqiptar, pasi që asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që shqiptarët ta çlironin një territor me 32 mijë km², me forcat e veta, pa ndihmën ushtarake të askujt, politikanët shqiptarë nuk e përkujtuan asnjëherë, ta zëmë, siç e përkujtojnë serbët “çlirimin” e Kosovës në vitin 1912!!!
Historia po përsëritet: sipas historianëve serbë, Kosova u “çlirua” nga serbët në vitin 1945, ndërsa u “pushtua” nga Amerika në vitin 1999!!!
Çka bëjnë historianët shqiptarë, të pasuar nga politikanët shqiptar?!!!
Riokupimin e Kosovës të vitit 1945 nga serbo-sllavët, të ndihmuar nga disa tradhtarë shqiptarë si Fadil Hoxha me shokë, të cilët ranë në kurthin serbo-sllav, posaçërisht të gjeneralit të Kral Petrit, Petar Brajeviq, kur i njëjti i tuboi disa bashkëpunëtorë të serbo-sllavëve për të marrë një vendim:
vendimi i parë, i ashtuquajturi “Rezoluta për të luftuar kundër gjermanëve”;
vendimi i dytë, për të luftuar kundër bashkëpunëtorëve të gjermanëve!!!
Kundër gjermanëve nuk patën nevojë të luftonin, pasi gjermanët e kishin humbur luftën nga aleatët anglo-amerikanë etj.
Kundër “bashkëpunëtorëve” të gjermanëve luftuan dhe vranë, nga Ohri e deri në Tivar, më se 70 mijë shqiptarë, duke i mbuluar me gjak të gjitha territoret shqiptare!!!
Këtë riokupim të Kosovës nga serbo-sllavët të vitit 1945 historianët shqiptarë e quajtën çlirim të Kosovës!!!
Sot, edhe politikanët shqiptarë e quajnë “çlirim” të Kosovës!!!
Kryetari i Kuvendit të Kosovës prof. dr. Jakup Krasniqi, e feston në sallat e Kuvendit të Kosovës, duke i tubuar bashkëpunëtorët e okupatorëve serbo-sllavë dhe atyre të Shqipërisë londineze, që erdhën dhe luftuan me armë në dorë për t’u ndihmuar serbo-sllavëve për ta ripushtuar Kosovën, gjeneralin famëkeq Rrahman Parllakun etj.
kryetarët e komunave të qyteteve të Republikës së Kosovës, Kusarka kryetare e qytetit të Gjakovës etj., me pompozitet të madh e festojnë “çlirimin” e qyteteve të Kosovës të vitit 1945.
Për ta vërtetuar kërkesën e serbo-sllavëve se Kosova u “çlirua” në vitin 1945 dhe u pushtua nga Amerika dhe disa bashkëpunëtorë të “pushtuesve” amerikanë, siç ishin Adem Jashari etj.
Jo se nuk shënohet data e çlirimit të qyteteve të Kosovës të vitit 1999, por ato data nuk janë të shënuara fare!!!
Aq larg u shkua sa që në qendër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, ta lejojnë rindërtimin e një ndërtese të quajtur hoteli “Union”, ku ishin torturuar për vdekje me mijëra e mijëra shqiptarë, që nga koha kur e kishte ndërtuar Krali serb, në vitin 1924, e posaçërisht në vitin 1945, kur u riokupua Kosova, u torturuan me qindra atdhetarë dhe nga ky objekt u dërguan në Strelishtë të Taukbashqes dhe u pushkatuan. Më eklatant prej të gjitha torturimeve e vrasjeve që u bën nga kjo pikënisje, ishte rasti konkret i heroit Stakë Mirdita, që së bashku me djem dhe nipa, vet të gjashtin, i torturuan për vdekje në këtë objekt të krimit.
Heroin Stakë Mirdita e dërguan në furrën e Sava Viktoviqit ku e futën në furrë për së gjalli dhe e dogjën, kurse pesë djemtë dhe nipat e tij, i dërguan në Strelishtë të Taukbashqes dhe i pushkatuan.
Kur e kemi fjalën te Strelishta e Taukbashqes, më duhet të shtoj edhe këtë:
menjëherë pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, u mbajt një tubim ne Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë (atëherë të quajtur “Boro e Ramizi”), prof. dr. Muahmet Pirraku dhe unë propozuam të ngritët një monument në Strelishtë të Taukbashqes për të pushkatuarit në atë Strelishtë.
Prof. Pirraku duhej të angazhohej për rregullimin e lejes së ndërtimit nga organet kompetente, kurse unë mora për obligim të kontribuoj materialisht për ndërtimin e atij monumenti në Strelishtë. Para Strelishtës për çdo ditë kalon prof. dr. Jakup Krasniqi, për të shkuar në vilën e tij që e ndërtojë me ” djersën e ballit” dhe kurrë nuk i ra ndërmend që të ndërmerr diçka për ndërtimin e atij Monumenti, siç i ra ndërmend ta kremtojë 70 vjetorin e bujanistëve, që në krye me gjeneralin e Kral Petrit, Petar Brajeviq, i pushkatuan më mijëra luftëtar të Mbrojtjes Kombëtare!!!
Monumenti për dëshmorët dhe heronjtë e kombit shqiptar në Strelishtën e Taukbashqes nuk u lejua të ndërtohet, por u rindërtua nga themeli shtëpia e krimit dhe e turpit hoteli “Union”, në të cilën, përveç torturave të mijëra shqiptarëve, janë dhunuar shumë femra shqiptare nga xhelatët serbo-sllavë dhe bashkëpunëtorët e tyre bujanista.
Kështu pra, politikanët e Kosovës, me veprime konkrete i vërtetojnë thëniet e serbo-sllavëve se Kosova u “çlirua” në vitin 1945 dhe vetvetiu del se qenka “pushtuar” në vitin 1999 nga “pushtuesit” amerikanë etj., të ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tyre, Adem Jashari etj!!!
Nuk është e rastësishme që kur thuhet: gjatë okupimit, para çlirimit, gjatë luftës, pas çlirimit, aludohet për “çlirimin” e vitit 1945!!!
Askund nuk thuhet, gjatë okupimit serbo-sllav apo jugosllav; para çlirimit të Kosovës apo gjatë çlirimit të Kosovës, respektivisht gjatë luftës çlirimtare apo pas çlirimit të Kosovës, duke menduar për çlirimin e vitit 1999.
Me të vërtetë kjo është tepër brengosëse!!!
Fëmijët tanë shikojnë në ekranet televizive, në gazeta etj. dhe dëgjojnë debate për “çlirimin” e Kosovës në vitin 1945, kurse për çlirimin e qyteteve të Kosovës të vitit 1999, askund!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency