Tuna dhe Cozman zbulojnë sekretin

0
148

tuna_6526Tuna dhe Cozman po përgatiten për të sjellë një projekt të ri. Ata ndodhen në Londër, ku Tuna ka vendosur të ndajë me adhuruesit një pjesë nga projekti i ri duke shkruar: “Së shpejti”. Dhe në foton në fjalë, e cila është realizuar nga Cozman, Tuna është duke pozuar me një veshje të mbuluar me ngjyrë floriri.

 

Ja dashuria e Leonorës…

 leonora-1_9578Zakonisht flitet e përflitet për jetën private të Leonora Jakupit. E kanë fejuar e martuar sa e sa herë, ama veç me fjalë. Në fakt, deri sot pak dihet konkretisht për jetën sentimentale të këngëtares së famshme. Leonora Jakupi është e bukur, e talentuar, “single” dhe e lumtur. Megjithatë, ajo e ka një dashuri të madhe, e ajo është mbesa e saj Morea. Leonora nuk lë vend pa thënë se Morean e vogël e ka mbi të gjithë. Këto ditë ato kanë pozuar duke u llastuar së bashku.

 

Pas 20 vjetësh, Ilirët me një album të ri

 album-i-ri-nga-ilir-euml-t_hdIlirët së shpejti do të publikojnë albumin e ri që vjen 20 vjet pas albumit të tyre të fundit “Heroi”. Siç njofton “Koha”, grupi legjendar do ta promovojë albumin e ri me këngën “Fati i zi”, të cilës do t’i realizohet edhe videoklipi. Aranzhmanin e këngës e ka bërë Alfred Sula dhe do të publikohet javën e ardhshme.

 

Capital T kryen xhirimet e baladës së re

capital_7843 Reperi shqiptar, Capital T, do të publikojë një baladë së shpejti, në valën e baladave që po lançohen nga këngëtarët shqiptarë. Reperi nga Prishtina, Capital T, ka konfirmuar se ka kryer xhirimet e klipit të ri. Ai po ashtu ka pranuar se kjo këngë është më e butë, është një rap-baladë, e cila do të vijë shumë shpejt prej tij. Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Capital T që lançohet vitin e ardhshëm.

 

Ja si i falënderon fansat shqiptarja e “Playboy”-t

 dadinaNë një mënyrë shumë të veçantë, modelja shqiptare që jeton në Gjermani, Delfina Aziri, ka bërë falënderimin e saj për arritjen e numrit prej 10.000 pëlqyesve në “Facebook”. Ajo ka postuar një fotografi, ku në plan të parë ka vënë të pasmet, në të cilat e ka shkruar numrin e njerëzve që kanë pëlqyer faqen e saj. “Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj… Jeni mahnitës. Faleminderit për 10.000. Jeni thjesht më të mirët. Shpresoj që kjo fotografi të shprehë mirënjohjen time për këtë rast?”, ka shkruar mes tjerash bukuroshja në postimin e saj. Delfina, e cila u shpall “The Playboy Playmate Miss February 2014” në Gjermani, automatikisht është përzgjedhur për të qenë pjesë e “Playboy”-t gjerman.

 

Geti ‘single’, shijon jetën në Tiranë

geti single Hip hop ylli i Babastars, Getoar Selimi, është duke e shijuar maksimalisht jetën e tij duke qenë se është ‘single’. Reperi i njohur, i cili njihet për lidhjet e tij të kohëpaskohshme me femrat e estradës, duket se po kalon momente të bukura edhe pse është ‘single’. Ai vazhdimisht po qëndron me shokët e tij të ‘labelit’, i fokusuar në punë. Përkundër faktit që ai është ‘single’ ai ka gjetur një vendbanim në Tiranë, ku po strehohet aktualisht dhe ku po kënaqet me jetën, larg nga Prishtina. Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë që ka postuar reperi në faqen e tij në “Instagram”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency