Mesazhi prekës i Alban Hoxhës për të shoqen: Do doja që fëmija ynë të të thirrte një herë të vetme “mama”

0
322

alban1-224x300Portieri i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, ka shkruar një mesazh prekës për të shoqen, e cila ndërroi jetë pas lindjes si pasojë e komplikacioneve.

Ai thotë se do donte që fëmija i tyre t’i thërriste të paktën një herë të vetme “mama”.

“Ti ike, por je ende këtu me mua. Je ende pranë engjëllit tonë, që do ta rris njëlloj sikurse ti të jesh gjallë. Do jesh pranë nesh në ҫfardo gjejë që të bëjmë.

Edhe pse s’duhet t’ikje, ti kë lënë një kujtim prapa që s’mundem të t’harrojë edhe nëse jetojë dy jetë, peng do të kem gjithë jetën.

Doja aq shumë që engjëlli jonë të të thirrte një herë të vetme “MAMA”, por kështu ishte shkruar.

Një engjëll la, një engjëll pas…Ti je forca ime, ti je gjithmonë pranë nesh, ti je akoma këtu me mua”, shkruan ai.

Ngjarja e rëndë ka prekur mjaft njerëz, përveç botës së sportit, e cila është sensibilizuar me Albanin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency