Fëmijët provokojnë kombëtaren serbe

0
152

156267Disa fëmijë kanë provokuar futbollistët e kombëtares serbe në vigjilje të miqësores të së martës Greqi-Serbi. Teksa po luheshin himnet e dy shteteve, djaloshi, që me shumë mundësi është shqiptar, bëri shqiponjën me duar. Për më tepër, ai ftoi edhe bashkëmoshatarët e tij që të bënin të njëjtin veprim. Kjo i ka çmendur mediat serbe, të cilat e konsiderojnë si një provokim dhe të papranueshëm gjestin e vogëlushit. Kjo tregon edhe një herë tendencën për të parë gjithçka me sy kritik nga ana e mediave serbe.

 

“Jam alergjik ndaj maceve, nuk stërvitem”

“Jam alergjik ndaj maceve, nuk mund të stërvitem”. Me këtë motivacion Mikael Forsell, sulmues i Bokumit, ka justifikuar mungesën në stërvitjen me klubin gjerman. Forsell ka postuar në profilin e tij në “Twitter” foton e maces, që qëndronte pranë makinës së tij, gjë që e pengoi të merrte pjesë edhe në stërvitje. “Kam alergji ndaj maceve, po fërkohet te gomat… kam pak frikë”, – komenton futbollisti në foto.

 

Diego Simeone kalon fundjavë romantike

Duke përfituar nga pushimi i ekipeve kombëtare, Diego Simeone dhe e dashura e tij, bukuroshja Karla Perejra, kanë kaluar një fundjavë romantike në Paris. Tekniku 44-vjeçar i Atletiko Madrid dhe 27 vjeçarja kanë shpërndarë disa foto në rrjetet sociale teksa shijojnë pushimin e shkurtër në kryeqytetin e dashurisë. Çifti, siç shihet edhe në fotot që Carla ka postuar në rrjetet sociale, nuk ka lënë pa vizituar as Disneyland-in e famshëm, ndërsa dhoma e hotelit ka qenë me pamje nga Kulla Eifel. Diego Simeone është babai i tre fëmijëve nga martesa me ish-gruan Karolina Baldini.

 

Kamerun-Bregu i Fildishtë, ndeshje terrori

Bregu i Fildishtë siguroi kualifikimin në Kupën e Afrikës 2015 pasi barazoi 0-0 në shtëpi përballë Kamerunit që tashmë e kishte siguruar kualifikimin. Por kur arbitri i ndeshjes i ra bilbilit për të mbyllur sfidën, fusha e stadiumit “FelixHouphouet-Boigny” u pushtua nga tifozët. Gjendja u bë kaotike, ndërsa forcat e policisë u munduan që përmes dhunës të ruanin qetësinë por e patën të pamundur.

 

 Ferrari dhe Alonso ndahen

Skuderia Ferrari dhe Fernando Alonso njoftojnë se kanë mbyllur në mënyrë konsensuale bashkëpunimin e tyre. Spanjolli do të lerë skuderinë italiane në përfundim të këtij sezonit. E gjithë skuderia Ferrari falënderoi Alonson për kontributin e tij të madh, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional, thuhet ndër të tjera në komunikatën e “Kokëkuqes”. Ndërsa vetë piloti shkruan në “Twitter”: “Pilot i Ferrarit, një eksperiencë, një krenari. Faleminderit!” Gjatë karrierës së tij te Ferrari ka marrë 1186 pikë, 44 podiume dhe 11 fito.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency