Ndryshim teksteve/ Shqipëri-Greqi, rikthehet komisioni për rishikimin e teksteve

0
111

Shqipëri-GreqiShqipëria dhe Greqia ringrejnë komisionin e përbashkët për çështje që lidhen me tekstet që qarkullojnë në të dyja vendet, por edhe për çështje të tjera të arsimit. Kështu u shpreh ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë një konference për shtyp me ministrin grek të Arsimit, Andreas Loverdos. “Përtej vizitës ceremoniale për të startuar dhe rivitalizuar punën e një komisioni të përbashkët që do të jenë profesionist për të dhënë fjalën e tyre pas një studimi që do i bëjnë teksteve të historisë, gjeografisë, kulturës dhe ekonomisë për të parë se sa këto tekste përqasen me frymën e UNESCO dhe Këshillit të Evropës”, – tha Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit. Ndërsa ministri i Arsimit grek tha se të dyja vendet, pavarësisht propozimeve që mund t’i bëjnë komisionit për rishikimin e teksteve, duhet të ruajnë raportet e fqinjësisë së mirë. Gjithçka, u shpreh ai, në fushën e arsimit do të jetë në bazë të konsensusit. “Do të jetë komisioni ai që do të merret me çdo propozim për rishikimin e koncepteve. Vendimet do të merren kur palët janë dakord. Askush nuk do t’i imponohet tjetrit. Ne nuk mund t’u themi anëtarëve të komisionit se këto çështje janë të ndaluara. Dy vendet tona gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe në fushën e arsimit, që është një fushë e vështirë do të ruajmë raportet  e duhura”, – tha Andreas Loverdos, ministri grek i Arsimit. Komisioni mes dy shteteve për tekstet shkollore, apo çështje të ndryshme të arsimit ka ekzistuar vite më parë, por që prej 2007 ai nuk ka funksionuar. Ky komision riaktivizohet në kohën kur nga pala greke, deputetë në parlamentin e këtij shteti kanë kërkuar rishikimin e teksteve shqiptare të gjeografisë, dhe më herët edhe atyre të historisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency