Nga një atak kardiak/ Ndërron jetë këngëtari Doktor Flori

0
153

Kartela mjekësore: Vdiq përpara se të ndërhynin mjekët e QSUT-së. Nuk kishte kohë për ndërhyrje kirurgjikale

Doktor Flori Ndërron jetë Florand Kondi, i njohur me arstitikt “Dr. Flori”, vetëm pak minuta pasi mbërriti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kanë qenë familjarët e tij, që e çuan me urgjencë në spital, por mjekët nuk patën mundësi të ndërhynin, pasi ai kishte vdekur. Florand Kondi mbërriti në QSUT në orën 09:20, pa shenja jete. Në kartelën mjekësore është shkruar që shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Mjekë të QSUT-së u shprehën se nuk kishin kohë të bënin një ndërhyrje kirurgjikale (që mund t’i shpëtonte jetën), pasi Florand Kondi kishte ndërruar jetë. Doktor Flori ishte 35 vjeç, i martuar dhe baba i një vajze dhe një djali, të ardhur në jetë vetëm pak javë më parë.

 

Jeta e Florand Kondit (Dr. Flori)

Doktor Flori njihet për daljet e tij në publik 12 vjet më parë si pjesë e grupit West Side Family, në vitin 2002 me këngën “Mesazh”, e për të vijuar me një sërë këngësh mjaft të suksesshme, si: “Nëse mundesh”, “E gjithë bota jemi dy” e shumë këngë të tjera. Ish-anëtari i grupit West Side Family, baba i dy fëmijëve, u bë i njohur me këngën “O çike çike”, më pas ajo me titullin, “Tirona”, që u performua me kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Dr. Flori është edhe kompozitor, autor i shumë këngëve. Në Festivalin e 51-të të Këngës ai u prezantua me këngën “Jam ti”. Muzika: Dr. Flori ft. Fabi, Orkestroi: Dr. Flori ft. Fabi, Teksti: Dr. Flori ft. Fabi. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep-grupit shqiptar të njohur me emrin West Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë të një klase, më pas anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë. Ata nuk mund të rrinin një moment pa ngacmuar njëri-tjetrin. Pas suksesit të madh me këngën hit “Mesazh”, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.
Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Teksti i këngës i shkruar nga 35-vjeçari, “Zjarr e ftohtë”, i kënduar nga këngëtari Luiz Ejlli, fitoi në Festivalin e Këngës 44 dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”. Vitin e kaluar Dr. Flori prezantoi për publikun një këngë që kritikonte Kryeministrin Rama, në kohën kur u ngjiz edhe koalicioni PS–LSI.
Mesazhe ngushëllimi

Përveç fansave të tij, mesazhe ngushëllimi për familjen kanë shprehur dhe figurat kryesore të politikës. Kryetari i Partisë Demokratike njëherësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ngushëllon familjen dhe fansat e këngëtarit Doktor Flori për ndarjen e tij nga jeta. Në një status në “Facebook” Basha shkruan se lajmi për vdekjen e këngëtarit është shumë tronditës. “Tronditës lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Doktor Florit. Ngushëllimet e mija familjes, miqve dhe fansave të tij”, – shkruan Basha. Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama është mjaftuar vetëm me një fjali të postuar në rrjetin social “Facebook”: “Lamtumirë miku im gjenial!” Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e papritur të këngëtarit Doktor Flori. Në një status në “Facebook” Berisha i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve si dhe thekson se Doktor Flori do të mbetet gjithmonë i gjallë me këngët e tij. “Sot zi në këngën dhe muzikën tonë! Me Doktor Florin kemi humbur një këngëtar vërtet të madh, familja njeriun më të dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe fansave të panumërt të Doktor Florit. Ai mbetet i gjallë në këngën e tij! Ngushëllime!!”, – shkruan Berisha.

 

Kolegët dhe artistët i shprehin ngushëllime

 Ermal Mamaqi

Një prej miqve dhe kohët e fundit një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Doktor Florit, me anë të një fotoje përçoi mesazhin e dhimbjes për ndarjen nga jeta të mikut të tij.

 

Elton Deda

Nuk di ç’të them vërtet… di të them vetëm që jeta është gënjeshtër. Një artist, një baba, një njeri… Artisti jeton për të lënë një gjurme, babai për të lënë pasardhës dhe njeriu për të bërë gjëra te mira.
Besoj se i ke realizuar të gjitha miku im. Do donim të të kishim për shumë kohë mes nesh por fluturove shpejt. U prehsh në paqe Flor.

 

Flori Mumajesi
Me duket si ëndërr, si ajo kënga e parë që kënduam bashke kur nisem të ëndërronim. E di që askush nga në nuk është i përjetshëm por ti u largove shume shpejt,qofsh në paqe por nuk mundem dot të them Lamtumirë, nuk mundem dot Flor sepse shpirtin tënd na a e ke lënë në çdo varg që ke shkruar, në çdo këngë që ke kënduar të cilat do tingëllojnë përjetësisht plotë jetë.

 

Aurela Gace
Kam dhimbje e trishtim për ty miku im i shtrenjtë. Nuk gjej dot fjalë. Di që të doja shumë si djalë e si artist. Një nga të paktët të vërtetë. Nga të paktet që kisha lidhje speciale shpirtërore. Nuk e besoj akoma që ti nuk je më.

Stefi Prifti
E pabesueshme!!!!! Gjatë kësaj javë jam takuar disa herë duke bërë prova!!! Të premten do të performonte me ne!!! E tmerrshme jeta kur ndodh vdekja për një djalë të shkëlqyer dhe një artist me talent të jashtëzakonshëm!

Sidrit Bejleri
Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!

Eneda Tarifa
“Të prehesh në paqe o mik! Po nuk e bërë mire….”
Myfarete Laze
Tregojnë që ” Doktor Flori ” besonte shumë në Zot. Në raste të tilla fjalët nuk vlejnë shumë. Të gjithë jemi kalimtar të shpejtë në këtë jetë, ndaj le të lem, të gjithë gjurmë të mira në këtë jetë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së “Doktor Florit”

Ronela M. Hajati
U trondita shumë kur e mora këtë lajm sot…..Përveç së shume i talentuar e kam njohur Florin nga afër në “Vip Shpija” Djalë i qetë, i zgjuar ku primare në jetë kishte familjen e tij! Qofsh i parajsës mik! Ngushëllime për familjen tënde.
Juliana Pasha
Artist i veçantë në muzikën shqiptare, bashkëshort dhe babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë sot. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të papritur.

 

Arbana Osmani 
U preftë në paqe këngëtari i njohur Dr. Flori, që ndërroji jetë sot (dje). Ngushëllime familjes dhe atyre që të njohën.

 

Jonida Maliqi
U prefsh n’Paqe Dr. Flori, dheu qoftë i lehtë për ty. Ngushllime familjarve dhe gjithë miqve të tu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency